General
Text

Shtojca 6: Polemika e Monogjenesës: “Vetëm” apo “i Vetëmlindur”?

Lesson 65 Chapter 6 Module 10

Debati Monogjenez: “Vetëm” Apo “I Vetëmlindur”?

(Shihni kapitullin 14, “Perëndia në Tre Persona: Trinia,” sidomos C.2.a, “Debati Arian,” në faqet 243–245. Shihni gjithashtu Besoren e Nikesë në faqen 1169.)

Debati rreth termit "i vetëmlindur" ishte i panevojshëm sepse bazohej në një keqkuptim të fjalës greke μονογενής (nga μονογενής, G3666, e përdorur për Jezusin te "Gjoni" 1:14, 18; 3:16, 18; dhe "1 Gjoni" 4:9). Për shumë vite mendohej se kishte rrjedhur nga dy terma grekë, μόνος (G3668), që do të thotë "vetëm", dhe γεννάω  (G1164), që do të thotë "dal", ose "lind". Edhe versioni i pranuar i Besores së Nikesë e kupton në këtë mënyrë, përderisa frazat shpjeguese “dalë nga Ati para gjithë botëve” dhe “i dalë, jo i bërë” të dyja përdorin foljen γεννάω (lind) për të shpjeguar μονογενής. Por studimi gjuhësor në shekullin e njëzetë ka treguar që pjesa e dytë e fjalës nuk lidhet ngushtë me foljen γεννάω (dal, lind), por më tepër me termin γένος (G1169, kategori, lloj). Kështu, kjo fjalë do të thotë Bir "i pa shoq" ose Bir "unikal". (Shihni [2]BAGD, fq. 527; D. Moody, “Përkthimi i "Gjonit" 3:16 në Revised Standard Version,” [3]JBL 72 [1953], 213–219.) Ideja e "të vetëmlindurit" në greqisht nuk do të ishte μονογενής por μονογέννητος. Megjithatë, nuk është e pamundur që etërit e Nikesë më 325 dhe 381 pas K. do ta kenë kuptuar μονογενής të përfshijë idenë e "lindjes", përderisa fjala është përdorur disa herë diku tjetër për t'iu referuar dikujt që është një fëmijë "i vetëm", dhe ideja e lindjes zakonisht mund të supozohet të jetë e pranishme.

Fakti që kjo fjalë nuk do të thotë "i vetmi bir që dikush ka lindur" mund të konfirmohet duke e parë përdorimin e saj tek "Hebrenjve" 11:17,  ku Isaku është quajtur μονογενής i Abrahamit (nga μονογενής, G3666)—por pa dyshim që Isaku nuk ishte i vetmi bir që i kishte lindur Abrahamit, sepse atij i kishte lindur gjithashtu Ismaeli. Termi atje nënkupton më shumë që Isaku ishte biri "unik" i Abrahamit, dhe që askush nuk ishte si ai. (Kjo fjalë, gjetkë ka kuptimin "unik" pa pasur idenë e lindjes, Septuaginta, tek "Psalmet" 21:20 (22:20); 34:17 (35:17); "Libri i Urtisë" 7:22; 1 Klementi 25:2.) Kështu, NIV e përkthen "Gjonin" 3:16, "dha Birin e tij të vetëmlindurin ", dhe në margjinën anash tek [4]NASB përkthehet "ose, unik, i vetmi në llojin e Vet", [5]RSV e përkthen "ai dha Birin e tij të vetëm". Të gjithë këto versione me të drejtë e kanë hequr nga përkthimi ndonjë ide të "të lindurit".

Megjithatë, është mbështetëse kur shohim që megjithëse kisha e hershme kishte një keqkuptim për një fjalë biblike, pjesa tjetër e Shkrimit arriti të mbrojë pastërtinë doktrinare dhe e parandaloi kishën nga rënia në gabimin e arianizmit (megjithëse mosmarrëveshja zgjati për pjesën më të madhe të shekullit të katërt pas K.)

Nëse frazat "dalë nga Ati para gjithë botëve" dhe "dalë, jo bërë" nuk do të ishin në besoren e Nikesë, kjo frazë do të kishte vetëm interes historik për ne sot, dhe nuk do të ishte e nevojshme të flitej për ndonjë doktrinë të "daljes së përjetshme të Birit". Por meqë kjo frazë mbetet në një besore që përgjithësisht përdoret ende, ne përjetojmë në këtë mënyrë domosdoshmërinë e ngratë për t'i shpjeguar çdo brezi të krishterësh që "i dalë nga Ati" nuk ka fare të bëjë me ndonjë kuptim tjetër në anglisht të fjalës dalë (në kuptimin lind). Duket më e udhës nëse gjuha e "daljes së Birit nga përjetësia" (e quajtur gjithashtu "nxjerrja nga përjetësia e Birit") të mos ruhej në formulimet teologjike moderne. Dhe po ashtu, t'i referohesh Jezusit si "i vetëmlinduri" Bir i Perëndisë (gjuhë që buron nga përkthimi i versionit të Biblës në anglisht i titulluar King James Version), duket se është më shumë ngatërruese sesa ndihmuese. Ajo që nevojitet është thjesht që ne të këmbëngulim në ndryshimet personale të përjetshme në marrëdhënien midis Atit, Birit, dhe Frymës së Shenjtë, dhe që Biri përjetësisht të lidhet me Atin si një bir bën me atin e tij.

(Fakti që Jezusi është thënë të jetë "lindur prej Perëndisë" te "1 Gjoni" 5:18 me shumë gjasa nuk është referencë për një marrëdhënie të përjetshme, por i referohet mishërimit kur Krishti u lind si njëri: krahasoni "Veprat" 13:33; "Hebrenjtë" 1:5.)

Në fund, në diskutimet e mëparshme se çfarë mund të ketë nënkuptuar kjo "dalje e përjetshme", është sugjeruar që Ati përjetësisht ka qenë në njëfarë kuptimi burimi i dallimeve në rol midis Atit, Birit, dhe Frymës së Shenjtë (p.sh., Louis Berkhof, Teologjia Sistematike [Systematic Theology], fq. 93–94). Për aq kohë sa ne nuk supozojmë që këto dallime personale kishin një fillim dikur në kohë, asgjë në Shkrim nuk do të duket se kundërshton këtë ide, por asgjë në Shkrim nuk do të tregojë që ne gjithashtu duhet ta afirmojmë atë. Ndoshta nuk ka kuptim real që ne të flasim për këdo nga Personat si të qenit "burimi" i këtyre dallimeve personale, sepse Ata gjithmonë kanë ekzistuar dhe janë thelbësorë për natyrën e Perëndisë Vetë.

 

 

 

   

Indeksi i Himneve

“Tërë njerëzit që banojnë në tokë”

“Fortesë e fuqishme është perëndia ynë”

“Engjëj nga mbretëria e lavdisë”

“Shpirti im, pusho i qetë”

“I bekuar qoftë ura lidhëse”

“I bekuar është njeriu që ka frikë Jehovën”

“Ndani bukën e jetës”

“Shpëtimin tënd quaje jehova”

“I krishterë, a i shikon?”

“Krishti, Zoti, është ringjallur sot”

“Eja, eja o frymë jetë-dhënës”

“Eja o frymë krijues”

“Eja o mbret i plotfuqishëm”

“Më i bukuri, Zoti Jezus”

“Nga çdo erë e stuhishme”

“Gjëra të lavdishme thuhen për ty”

“Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj meje”

“Perëndia lëviz në një mënyrë të mistershme”

“Haleluja, lavdi Jehovës!”

“Këtu, o zoti im, të shikoj ballë për ballë”

“I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë”

“Sa themel i fortë”

“Sikur vetëm ta lije perëndinë të të drejtonte”

“Dëgjova zërin e Jezusit të thoshte”

“Zot unë e dua mbretërinë tënde”

“I pavdekshëm, i padukshëm, i vetmi Perëndi i mençur”

“E kërkova Zotin dhe më pas e kuptova”

“Ty do të lavdëroj o Perëndia dhe mbreti im”

“Ligji i përsosur i Jehovës”

“Jezusi do të mbretërojë kudo ku ndriçon dielli”

“Jezus o gëzim i zemrave tona plot dashuri”

“Jezus, gjaku dhe drejtësia jote”

“Ashtu si jam”

“Ja! Ai vjen, me re duke zbritur”

“Jezusi im, të dua”

“Njëmijë gjuhë ta këndojnë”

“Përpara ushtarë të krishterë”

“Eja shpejt o gjykatës i frikshëm i të gjithëve”

“Oh fjalë e Perëndisë së mishëruar”

“O adhuroni mbretin”

“Gëzohu, Zoti është mbret”

“Frymë e Perëndisë, zbrit mbi zemrën time”

“Qëndroj mbi premtimet”

“Kalo kohë për të qenë i shenjtë”

“Më mëso o Zot, rrugën tënde të të vërtetës”

“Dhjetë mijë herë dhjetë mijë”

“Themeli i vetëm i kishës”

“Ligji i Zotit është i përsosur”

“Rëra e kohës po mbaron”

“Kupa qiellore e pamatë, në lartësi”

“Beso dhe bindu”

“Nga varri u ngrit”

“Kur vështroj kryqin e mrekullueshëm”

“Kur kjo botë kalimtare të ketë shkuar”

Indeksi i Figurave

Figura 11.1: Raporti i Perëndisë me kohën

Figura 11.2: Qenia e Perëndisë nuk është një lloj grumbulli atributesh të mbledhura bashkë

Figura 11.3: Atributet e Perëndisë nuk janë shtojca ndaj qenies së Tij reale

Figura 11.4: Dashuria dhe drejtësia e Perëndisë

Figura 11.5: Dashuria, drejtësia, shenjtëria dhe mençuria e Perëndisë

Figura 14.1: Qenia e Perëndisë nuk është e ndarë në tre pjesë të barabarta që u përkasin respektivisht tre pjesëtarëve të Trinisë

Figura 14.2: Dallimet personale në Trini nuk janë diçka e shtuar ndaj Qenies reale të Perëndisë

Figura 14.3: Personat e Trinisë nuk janë thjesht tre mënyra të ndryshme se si të shikojmë një Qenie të Perëndisë

Figura 14.4: Ka tre persona të veçantë, dhe qenia e secilit Person është e barabartë me të tërë Qenien e Perëndisë

Figura 15.1: Krijimi është veçantë Perëndisë, e megjithëkëtë, gjithnjë i varur nga Perëndia (Perëndia është edhe Transhendent edhe Imanent)

Figura 15.2: Materializmi

Figura 15.3: Panteizmi

Figura 15.4: Dualizmi

Figura 15.5: Deizmi

Figura 22.1: Barazia dhe dallimi në Trini pasqyrohen në barazinë dhe dallimet në martesë

Figura 26.1: Apollinarianizmi

Figura 26.2: Nestorianizmi

Figura 26.3: Eutikianizmi

Figura 26.4: Kristologjia e Kalcedonit

Figura 35.1: Kthimi në besim është një veprim i vetëm i kthimit të shpinës ndaj mëkatit me pendesë, si dhe kthimi për tek Krishti me besim

Figura 36.1: Falja e mëkateve është një pjesë e drejtësimit

Figura 36.2: Veshja ndaj nesh e drejtësisë së Krishtit është pjesa tjetër e drejtësimit

Figura 38.1: Procesi i Shenjtërimit

Figura 39.1: Në ditën e Rrëshajëve, besimtarët përjetuan një kalin nga një përjetim i Besëlidhjes së Vjetër i Frymës së Shenjtë tek një përjetim më i fuqishëm i Besëlidhjes së Re i Frymës së Shenjtë

Figura 39.2: Të krishterët e ndarë në dy kategori: Të zakonshëm dhe të pagëzuar në Frymë

Figura 39.3: Mënyra të tjera se si njerëzit i kanë klasifikuar të krishterët, duke i ndarë ata në dy (apo tri) kategori

Figura 39.4: Një figurë më e mirë: Të krishterët kanë përjetuar shkallë të ndryshme rritjeje, por ata nuk duhet të ndahen në kategori të ndryshme

Figura 39.5: Për pjesën më të madhe të të krishterëve, rritja do të jetë graduale dhe progresive, dhe ajo do të shtrihet përgjatë gjithë jetës së tyre

Figura 39.6: Një përjetim i vetëm, mund të çojë në një hap të madh rritjeje në jetën e krishterë

Figura 45.1: Ndër kishat e vërteta, ka kisha më pak të pastra dhe kisha më shumë të pastra

Figura 47.1: Drejtimi Episkopalian

Figura 47.2: Drejtimi Presbiterian

Figura 47.3: Drejtimi me një plak (një pastor)

Figura 47.4: Pastori dhe Dhjakët mund të drejtojnë bashkë dhe kështu funksionojnë si një udhëheqësi e përbërë prej shumësi pleqsh

Figura 47.5: Drejtimi i një Shumësie Vendore Pleqësie

Figura 47.6: Modeli i Bordit të Përbashkët të Drejtimit të Kishës

Figura 47.7: Drejtim përmes një demokracie të mirëfilltë

Figura 47.8: Asnjë drejtim përveç drejtimit përmes Frymës së Shenjtë

Figura 53.1: Profecia ndodh kur një zbulesë nga Perëndia raportohet me fjalë (thjesht) njerëzore të vetë profetit

Figura 55.1: Jomijëvjeçarizmi

Figura 55.2: Pas-mijëvjeçarizmi

Figura 55.3: Para-mijëvjeçarizmi klasik ose historik

Figura 55.4: Para-mijëvjeçarimi para-mundimor

Pen
>