Rreth nesh

EKIPI I DRITËZ.AL

Andi
Andi Dina

është ndjekës i Jezusit që prej vitit 2002. Ai ka përfunduar studimet e larta në degën Administrim Biznes pranë Universitetit të Tiranës. Andi ka shërbyer në shërbesën e burgjeve dhe në Vëllazërinë Ungjillore. Më pas është përfshirë në fushën e shërbesës së fëmijëve dhe të rinjve ku vazhdon të kontribuojë. Aktualisht shërben si drejtues i “Qendra IGNIS” dhe bashkëdrejtues i bashkësisë së reformuar “Kisha Dritë Tiranë” pjesë e rrjetit Acts29 Europë. Gjithashtu ndjek studime teologjike në seminarin “Union School of Theology” në programin GDip.  Ai është i martuar me Vilmën dhe ata kanë katër djem.

Vilma
Vilma Dina

ka përfunduar studimet e larta në gjuhën gjermane me titullin Përkthyes & Interpret i gjuhës gjermane në Universitetin e Tiranës në vitin 2005. Gjithashtu ajo ka mbrojtur gjuhën angleze në të njëjtin universitet. Vilma punon për Qendrën “IGNIS” prej tre vitesh dhe kontribuon vullnetarisht në ekipin e punës së KSHU-së. Vilma është e martuar me Andin dhe ata kanë katër djem.

Linea
Linea Simeon

ka besuar dhe shërbyer në Kishën Ungjillore të Korçës. Ajo ka kryer studimet e larta në universitetin Fan. S. Noli, në degën gjuhë-letërsi në Korçë. Linea zotëron një master profesional dega Redaktori, në universitetin e Tiranës. Ajo është e martuar me Taulantin dhe kanë një vajzë.

Asim
Asim Hamza

është besimtar i krishterë dhe anëtar i Kishës Ungjillore Ersekë që nga viti 1995. Ai ka përfunduar studimet biblike në Institutin Biblik Shqiptar në vitin 2001. Ka shërbyer për më tepër se 20 vjet në qendrën e krishterë Udhëkryq në Ersekë përmes kampeve të krishtera, konferencave dhe Shkollës Biblike Ndërkombëtare Udhëkryq. Aktualisht ndjek studime teologjike në seminarin “Union School of Theology” në programin GDip. Asimi është i martuar me Betildën dhe ata kanë dy vajza dhe një djalë.

Sara
Sara Gjana

ka përfunduar studimet e larta në gjuhen angleze në mësimdhënie dhe përkthim. Shërben në kishën Asambleja e Perëndisë, Durrës. Sara punon në Qendrën “Ignis” dhe drejton departamentin e shërbesës së të rinjve dhe fëmijëve, kryesisht në partneritet me “Awana”.

>