Kapitulli 20: Satani dhe demonët
Lesson 22 Chapter 12 Module 4
Satani dhe Demonët
Si duhet të krishterët ta mendojnë Satanin dhe demonët sot? Lufta shpirtërore.
SHPJEGIME DHE BAZA NGA SHKRIMET
Kapitulli i mëparshëm çon natyrshëm në shqyrtimin e Satanit dhe të demonëve, përderisa ata janë engjëj të këqij paçka se dikur ishin si engjëjt e mirë por që mëkatuan dhe e humbën privilegjin e tyre të shërbimit ndaj Perëndisë. Ashtu sikurse engjëjt, ato janë qenie të krijuara shpirtërore me gjykim moral dhe me inteligjencë të lartë, por pa trupa fizikë. Demonët mund t’i përkufizojmë si vijon: Demonët janë engjëj të këqij të cilët mëkatuan kundër Perëndisë dhe të cilët tani vazhdimisht kryejnë të këqija në botë.
A. Origjina e demonëve
Kur Perëndia krijoi botën, Ai “pa të gjitha ato që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë” (Zan. 1:31). Kjo do të thotë se edhe bota engjëllore që Perëndia kishte krijuar, nuk përmbante engjëj të këqij apo demonë në atë kohë. Por kur arrijmë tek “Zanafilla” 3, shikojmë se Satani, në formën e një gjarpri, po e tundonte Evën që të mëkatonte (Zan. 3:1–5). Për rrjedhojë diku mes ngjarjeve të “Zanafilla” 1:31 dhe “Zanafilla” 3:1, duhet të ketë ndodhur një rebelim në botën engjëllore, gjatë të cilit shumë engjëj u kthyen kundër Perëndisë dhe u bënë të këqij.
Besëlidhja e Re flet për këtë në dy vende. Pjetri na thotë se: “Perëndia nuk i kurseu engjëjt që mëkatuan, por i hodhi në skëterrë të lidhur me pranga terri që të ruhen për gjyq” (2 Pjetrit 2:4).[231]1 “Juda thotë gjithashtu se “ata engjëjt që nuk e mbajtën gjendjen e tyre të parë, po lanë banesën e vet, i mbajti me pranga të përjetshme poshtë në errësirë për gjyqin e ditës së madhe” (Juda 6). Edhe një herë tjetër, theksi vihet tek fakti që ato janë dëbuar nga lavdia e pranisë së Perëndisë dhe se veprimtaria e tyre është e kufizuar (në gjuhë metaforike, ato janë në “pranga të përjetshme”), por ky tekst nuk nënkupton as që ndikimi i demonëve është hequr nga bota, e as që disa demonë mbahen në një vend dënimi larg botës ndërkohë që të tjerë janë në gjendje që të ndikojnë në të.[232]2 Përkundrazi, si “2 Pjetrit” ashtu edhe “Juda” na thotë se disa engjëj ngritën krye kundër Perëndisë dhe u bënë kundërshtarë të hapur ndaj Fjalës së Tij. Mëkati i tyre duket se ka qenë krenaria, një refuzim për të pranuar vendin e caktuar atyre, sepse ata “nuk e mbajtën gjendjen e tyre të parë, po lanë banesën e vet” (Juda 6).
Është gjithashtu e mundshme të ketë një referencë ndaj rënies së Satanit, princit të demonëve, tek “Isaia” 14. Ndërkohë që Isaia është duke përshkruar gjykimin e Perëndisë ndaj mbretit të Babilonisë (një mbret tokësor e njerëzor), ai më pas vjen në një seksion ku fillon të përdorë një gjuhë që duket tepër e fortë për t’iu referuar ndonjë mbreti thjesht njerëzor:
Vallë, si ke rënë nga qielli,
o Lucifer, bir i agimit?3
Vallë si të hodhën përtokë
ty që i hidhje poshtë kombet?
Ti thoshe në zemrën tënde:
“Unë do të ngjitem në qiell,
do të ngre fronin tim
përmbi yjet e Perëndisë;
do të ulem mbi malin e asamblesë
në pjesën skajore të veriut;
do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve,
do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin”.
Përkundrazi do të hidhesh në Sheol,
në thellësitë e gropës. (Isa. 14:12–15)
Kjo gjuhë për ngritjen deri në qiell dhe ngritjen e fronit të tij në lartësi, dhe thënia: “do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin” sugjeron fuqishëm për një kryengritje nga një krijesë engjëllore me fuqi dhe rang të lartë. Nuk do të ishte e pazakontë për të folurën profetike hebraike që të kalonte nga përshkrimet e ngjarjeve njerëzve, tek përshkrimet e ngjarjeve qiellore të cilat janë paralele me to dhe të cilat ngjarjet tokësore i ilustrojnë në një mënyrë të kufizuar.[233]4 Po të jetë kështu, atëherë mëkati i Satanit përshkruhet si një mëkat krenarie dhe përpjekjeje për të qenë i barabartë me Perëndinë në status dhe autoritet.
Sidoqoftë, nuk ka të ngjarë që “Zanafilla” 6:2–4 t’i referohet rënies së demonëve. Në këto vargje, na thuhet se “djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë....Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë.” Paçka se disa kanë menduar që “djemtë e Perëndisë” në këtë pasazh janë engjëj të cilët mëkatuan duke u martuar me gra njerëzore, ky nuk është një interpretim që ka shumë gjasa të jetë i saktë, dhe kjo për arsyet e mëposhtme:[234]5
Engjëjt janë qenie jomateriale dhe sipas Jezusit, ata nuk martohen (Mat. 22:30), fakte këto të cilat hedhin dyshime mbi idenë që “djemtë e Perëndisë” janë engjëj të cilët u martuan me gra njerëzore. Për më tepër, asgjë që është në kontekstin e “Zanafilla” 6 nuk nënkupton vetë që “djemtë e Perëndisë” duhen marrë për engjëj (kjo e bën këtë pasazh ndryshe nga “Jobi” 1–2, për shembull, ku konteksti i një këshilli qiellor e bën të qartë për lexuesin se referenca është për engjëjt). Ka shumë më tepër gjasa që fraza “djemtë e Perëndisë” këtu (ashtu sikurse tek “L. i P.” 14:1) i referohet njerëzve të cilët i takojnë Perëndisë, dhe ashtu sikurse Perëndia, jetojnë me drejtësi (vini re “Zan.” 4:26 si një hyrje për tek “Zan.” 5, që shënon fillimin e linjës së Sethit në të njëjtën kohë kur njerëzit “filluan të kërkojnë emrin e Zotit”). Në fakt, theksi vihet tek birësia si përfshirëse e përngjasimit me të atin tek “Zanafilla” 5:3. Për më tepër, ky tekst ndjek rrjedhën e pasardhësve nga Perëndia përmes Adamit dhe Sethit deri tek shumë “djemtë” në të tërë kapitullin 5. Qëllimi më i madh i tregimit, duket se është ndjekja e zhvillimit paralel të linjës së perëndishme (e mbi të gjitha mesianike) të Sethit, si dhe pasardhësve të paperëndishëm të pjesës tjetër të njerëzimit. Për rrjedhojë, “djemtë e Perëndisë” tek “Zanafilla” 6:2 janë njerëz të cilët janë të drejtë në imitimin e tyre të karakterit të Atit të tyre qiellor, ndërsa “vajzat e njerëzve” janë gratë e paperëndishme me të cilat ata u martuan.
B. Satani si kreu i demonëve
“Satan” është emri i përveçëm i kreut të demonëve. Ky emër është përmendur tek “Jobi” 1:6, ku “bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satani” (shiko gjithashtu “Jobi” 1:7–2:7). Këtu ai shfaqet si armiku i Zotit e që sjell tundime të rënda kundër Jobit. Po kështu, afër fundit të jetës së Davidit, “Satani u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të bënte regjistrimin e popullit të Izraelit” (1 Kron. 21:1). Për më tepër, Zakaria pa në një vegim “kryepriftin Jozue, që qëndronte drejt përpara engjëllit të Zotit, dhe Satani që rrinte në të djathtën e tij për ta akuzuar” (Zak. 3:1). Emri “Satan” është një fjalë hebraike (שָׂטָן, H8477) e cila do të thotë “kundërshtar.”[235]6 Edhe Besëlidhja e Re përdor gjithashtu emrin “Satan,” duke thjesht e huazuar atë nga Besëlidhja e Vjetër. Kështu, Jezusi, në tundimin e tij në shkretëtirë, i flet drejtpërsëdrejti Satanit duke i thënë: “Shporru, Satan!” (Mat. 4:10), apo “Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe” (Luka 10:18).
Bibla përdor edhe emra të tjerë për Satanin. Ai është quajtur “djalli”[236]7 (vetëm në Besëlidhjen e Re: “Mat.” 4:1; 13:39; 25:41; “Zbu.” 12:9; 20:2; etj.), “gjarpri” (Zan. 3:1, 14; 2 Kor. 11:3; Zbu. 12:9; 20:2), “Beelzebub” (Mat. 10:25; 12:24, 27; Luka 11:15), “sundimtari i kësaj bote” (Gjoni 12:31; 14:30; 16:11),[237]8 “prijësi i pushtetit të ajrit” (Efe. 2:2), apo “i ligu” (Mat. 13:19; 1 Gjonit 2:13). Kur Jezusi i thotë Pjetrit: “Largohu prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s'ke ndër mend punët e Perëndisë, por punët e njerëzve” (Mat. 16:23), ai e pranon që përpjekja e Pjetrit për të mos e lënë atë të vuajë e të vdesë në kryq, është në të vërtetë një përpjekje për të mos e lënë Atë t’i bindet planit të Atit. Jezusi e kupton se kundërshtimi në rrënjën e vet nuk vjen nga Pjetri por nga Satani vetë.
C. Veprimtaria e Satanit dhe e demonëve
1. Satani qe i pari i mëkatit. Satani mëkatoi përpara se të mëkatonte ndonjë qenie njerëzore, siç provohet nga fakti që ai (në formën e gjarprit) tundoi Evën (Zan. 3:1–6; 2 Kor. 11:3). Besëlidhja e Re gjithashtu na informon që Satani ishte një “vrasës që nga fillimi” dhe është “gënjeshtar dhe ati i saj” (Gjoni 8:44). Gjithashtu thotë se “djalli mëkaton nga fillimi” (1 Gjonit 3:8). Në të dy këto tekste, fraza “nga fillimi” nuk nënkupton që Satani ishte i keq që nga koha kur Perëndia filloi të krijonte botën (“që nga fillimi i botës”) apo nga fillimi i ekzistencës së tij (“nga fillimi i jetës së tij”), por më tepër nga pjesët “fillestare” të historisë së botës (Zanafilla 3 e madje edhe përpara kësaj). Karakteristika e djallit ka qenë që të ishte nismëtari i mëkatit dhe që të tundojë të tjerët për të mëkatuar.
2. Demonët kundërshtojnë dhe përpiqen të shkatërrojnë çdo vepër të Perëndisë. Ashtu sikurse Satani tundoi Evën që të mëkatonte kundër Perëndisë (Zan. 3:1–6), po kështu ai u përpoq ta bënte Jezusin të mëkatonte dhe kështu të dështonte në misionin e Tij si Mesia (Mat. 4:1–11). Taktikat e Satanit dhe demonëve të tij, janë përdorimi i gënjeshtrave (Gjoni 8:44), mashtrimit (Zbu. 12:9), vrasjes (Psa. 106:37; Gjoni 8:44), dhe çfarëdolloj veprimtarie tjetër shkatërrimtare, në përpjekje për t’i bërë njerëzit të largohen nga Perëndia dhe të vetë-shkatërrohen.[238]9 Demonët do të provojnë çdo taktikë që munden për t’i verbuar njerëzit ndaj ungjillit (2 Kor. 4:4) si dhe që t’i mbajnë ata në skllavëri ndaj gjërave të cilat i pengojnë ata që të shkojnë tek Perëndia (Gal. 4:8). Ata do të përpiqen gjithashtu të përdorin tundimin, dyshimin, fajin, frikën, pështjellimin, sëmundjet, zilinë, krenarinë, shpifjet, apo çfarëdo mënyrash të tjera për të penguar dëshminë dhe dobishmërinë e një të krishteri.
3. Megjithëkëtë, demonët janë të kufizuar nga kontrolli i Perëndisë dhe kanë një fuqi të kufizuar. Historia e Jobit e bën të qartë që Satani mund të bëjë vetëm atë që Perëndia i ka dhënë leje që të bëjë e asgjë më shumë (Jobi 1:12; 2:6). Demonët janë mbajtur në “pranga të përjetshme” (Jude 6) dhe të krishterët mund t’u rezistojnë me sukses atyre përmes autoritetit që u jep Krishti (Jakobi 4:7).
Për më tepër, fuqia e demonëve është e kufizuar. Pas rebelimit të tyre ndaj Perëndisë, ata nuk kanë të njëjtën fuqi që kishin kur ishin engjëj, sepse mëkati është një forcë dobësuese dhe shkatërruese. Fuqia e demonëve, paçka se e konsiderueshme, është për rrjedhojë me shumë mundësi më e paktë sesa fuqia e engjëjve.
Në fushën e njohurisë, ne nuk duhet të mendojmë se demonët mund të dinë të ardhmen apo se ata mund të lexojnë mendjen tonë apo të njohin mendimet tona. Në shumë vende të Besëlidhjes së Vjetër, Zoti e tregon Veten se është Perëndia i vërtetë në ndryshim kjo nga perënditë e rremë (demonikë) të kombeve, përmes faktit që vetëm Ai mund ta dijë të ardhmen: “unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua, që shpall fundin që në fillim dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë” (Isa. 46:9–10).[239]10
Madje as engjëjt nuk e dinë kohën e kthimit të Jezusit (Marku 13:32), dhe në Shkrim nuk ka ndonjë tregues që ata apo demonët dinë ndonjë gjë tjetër rreth së ardhmes.
Në lidhje me njohjen e mendimeve tona, Bibla na thotë se Jezusi i njihte mendimet e njerëzve (Mat. 9:4; 12:25; Marku 2:8; Luka 6:8; 11:17) dhe se Perëndia i njeh mendimet e njerëzve (Zan. 6:5; Psa. 139:2, 4, 23; Isa. 66:18), por nuk ka asnjë tregues që engjëjt apo demonët mund t’i njohin mendimet tona. Në fakt, Danieli i tha Mbretit Nebukadnetsar që askush që fliste me çfarëdo fuqie tjetër nga ajo e Perëndisë së qiellit, nuk mund t’i tregonte mbretit se çfarë ëndrre kishte parë:
Danieli u përgjigj në prani të mbretit dhe tha: «Sekreti për të cilin mbreti kërkoi interpretimin tim, nuk mund t'i shpjegohet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët. Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nebukadnetsar atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo ka qenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratin tënd....” (Dan. 2:27–28)[240]11
Por nëse demonët nuk mund të lexojnë atë gjë që kanë njerëzit në mendje, si duhet t’i marrim atëherë raportimet e kohëve tona për doktorë shtriganë, fallxhorë apo të tjerë të cilët dukshëm nën ndikim demonik janë në gjendje t’i tregojnë njerëzve detaje të sakta të jetës së tyre të cilat ata mendonin se askush nuk i dinte, si (për shembull) çfarë kishin ngrënë për mëngjes, ku i mbajnë ca para të fshehura në shtëpinë e tyre, etj.? Pjesa më e madhe e këtyre gjërave mund të shpjegohet duke kuptuar se demonët mund të vërejnë atë që ndodh në botë, dhe me shumë mundësi të dalin në disa përfundime bazuar tek këto vëzhgime. Një demon mund ta dijë se çfarë kam ngrënë për mëngjes thjesht për shkak se më pa duke ngrënë mëngjes! Ai mund ta dijë atë që thashë në një bashkëbisedim telefonik, për shkak se e përgjoi atë. Të krishterët nuk duhet të shkojnë në rrugë të gabuar nëse përballen me pjesëtarë kulesh apo feshë të tjera të rreme të cilët duket se demonstrojnë hera herës një njohuri të tillë të pazakontë. Rezultatet e këtyre vëzhgimeve nuk vërtetojnë supozimin që demonët mund të lexojnë mendimet tona, dhe nuk ka asgjë në Bibël e cila të na shtynte të mendonim se ata e kanë atë fuqi.
4. Ka patur faza të ndryshme veprimtarie demonike në historinë e Shpengimit.
a. Në Besëlidhjen e Vjetër: Për shkak se në Besëlidhjen e Vjetër, fjala demon nuk përdoret shpesh, mundet që fillimisht të ketë pak tregues të veprimtarisë demonike. Sidoqoftë, populli i Izraelit mëkatoi shpesh herë duke u shërbyer perëndive të rremë, dhe kur ne e kuptojmë se këta “perëndi” të rremë qenë në të vërtetë forca demonike, shikojmë se në Besëlidhjen e Vjetër ka mjaft material që i referohet demonëve. Ky identifikim i perëndive të rremë si demonë është treguar më shkoqur, për shembull, kur Moisiu thotë:
“Ata nxitën xhelozinë e tij me perëndi të huaja,
provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.
U kanë bërë flijime demonëve që nuk janë Perëndi,
perëndive që nuk i njihnin.” (L. i P. 32:16–17)
Për më tepër, duke reflektuar mbi praktikën e tmerrshme të flijimit të fëmijëve, të cilët izraelitët e huazuan nga praktika e kombeve pagane, psalmisti thotë:
“por u përzien midis popujve
dhe mësuan veprat e tyre;
u shërbyen idhujve të tyre
dhe këta u bënë një lak për ta;
ua flijuan demonëve bijtë
dhe bijat e tyre.” (Psa. 106:35–37)
Këto referenca demonstrojnë që adhurimi që u ofrohej idhujve në të tëra kombet përreth Izraelit, qe në të vërtetë adhurim i Satanit dhe demonëve të tij. Kjo është arsyeja përse Pali mund të thotë për fetë e rreme të botës mesdhetare të shekullit të parë: “gjërat që flijojnë paganët, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë” (1 Kor. 10:20). Për rrjedhojë, është e drejtë të dalësh në përfundimin që të tëra kombet përreth Izraelit të cilat praktikonin adhurimin e idhujve, qenë përfshirë në adhurimin e demonëve. Betejat që izraelitët luftuan kundër kombeve pagane, qenë beteja kundër kombeve të cilat qenë kontrolluar nga forca demonike, dhe kësisoj “gjenden në ligësi” (kr. 1 Gjonit 5:19). Kishte po aq beteja shpirtërore sa edhe fizike: populli i Izraelit kishte nevojë të mbështetej në fuqinë e Perëndisë që t’i ndihmonte ata në botën shpirtërore po aq sa edhe në atë fiziken.
Në dritën e kësaj, është domethënëse që nuk ka rast të qartë të dëbimit të demonëve në Besëlidhjen e Vjetër. Analogjia më e afërt është rasti i Davidit që i bie lirës për mbretin Saul: “Kur fryma e keqe nga ana e Perëndisë sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpën dhe i binte; atëherë Sauli e ndiente veten të qetësuar dhe më mirë, dhe fryma e keqe largohej prej tij” (1 Sam. 16:23). Gjithsesi, Shkrimi flet për këtë gjë si një ngjarje që përsëritej (“Kur”), duke nënkuptuar që fryma e keqe kthehej pasi Davidi largohej nga Sauli. Ky nuk ishte ngadhënjim tërësisht efikas mbi frymët e ndyra, në ndryshim nga ajo që shikojmë në Besëlidhjen e Re.
Në përputhje me qëllimin e Satanit për të shkatërruar të tëra veprat e mira të Perëndisë, adhurimi pagan i idhujve demonikë, karakterizohej nga praktika shkatërrimtare të tilla si flijimi i fëmijëve (Psa. 106:35–37), shkaktimi i lëndimeve trupore të vetes (1 Mbret. 18:28; kr. L. i P. 14:1), si dhe kulti i prostitucionit si pjesë e adhurimit pagan (L. i P. 23:17; 1 Mbret. 14:24; Osea 4:14).[241]12 Adhurimi i demonëve çon rregullisht në praktika imorale dhe vetë-shkatërruese.
b. Gjatë shërbesës së Jezusit: Pas qindra vitesh paaftësie për të patur një ngadhënjim efikas mbi forcat demonike,[242]13 është e kuptueshme që kur Jezusi erdhi duke dëbuar demonë me autoritet absolut, njerëzit u mahnitën: “Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë saqë pyesnin njëri-tjetrin duke thënë: “Ç'është kjo? Çfarë doktrinë e re qenka kjo? Ky i urdhëruaka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe i binden”’ (Marku 1:27). Një fuqi e tillë mbi forcat demonike, nuk ishte parë kurrë më parë në historinë e botës.
Jezusi shpjegon që kjo fuqi e Tij mbi demonët, është një shenjë dalluese e shërbesës së Tij për inaugurimin e sundimit të mbretërisë së Perëndisë ndër njerëzit në një mënyrë të re e të fuqishme:
Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me anë të Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj. Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fortit dhe t'i grabisë plaçkat e tij, po të mos e ketë lidhur më parë të fortin? Dhe atëherë do t'ia grabisë shtëpinë. (Mat. 12:28–29)
Ky “i forti” është Satani, dhe Jezusi atë e lidhi, me shumë mundësi në kohën e ngadhënjimit të Tij gjatë tundimeve që iu bënë në shkretëtirë (Mat. 4:1–11). Gjatë shërbesës së Tij tokësore, Jezusi kishte hyrë në “shtëpinë” e të fortit (në botën e jobesimtarëve të cilët janë nën zgjedhën e Satanit), dhe po ia plaçkiste shtëpinë, d.m.th., po i çlironte njerëzit nga zgjedha satanike dhe po i sillte ata në gëzimin e mbretërisë së Perëndisë. Këtë gjë, Jezusi e bëri “me anë të Frymës së Perëndisë”; fuqisë së re të Frymës së Shenjtë në punë për të ngadhënjyer mbi demonët, e kjo qe prova që në shërbesën e Jezusit “mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.”
c. Gjatë epokës së Besëlidhjes së Re: Ky autoritet mbi fuqitë demonike nuk u kufizua tek vetëm Jezusi Vetë, sepse një autoritet të ngjashëm Ai u dha të Dymbëdhjetëve (Mat. 10:8; Marku 3:15), dhe pastaj shtatëdhjetë dishepujve. Pas një periudhe shërbese, të shtatëdhjetët “u kthyen me gëzim dhe thanë: “Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd!”’ (Luka 10:17). Pastaj Jezusi u përgjigj: “Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe” (Luka 10:18), duke nënkuptuar përsëri një ngadhënjim të veçantë mbi fuqitë e Satanit (edhe një herë tjetër, kjo qe me shumë mundësi në kohën e fitores së Jezusit në tundimin në shkretëtirë, por Shkrimi nuk e specifikon shkoqur atë kohë).[243]14 Autoriteti mbi frymët e papastër më pas u shtri përtej shtatëdhjetë dishepujve, tek ata në kishën e hershme të cilët shërbyen në emrin e Jezusit (Veprat 8:7; 16:18; Jakobi 4:7; 1 Pjetrit 5:8–9), një fakt ky i përputhshëm me idenë që shërbesa në emrin e Jezusit në epokën e besëlidhjes së re, është e karakterizuar nga triumfi mbi fuqitë e djallit (1 Gjonit 3:8).
d. Gjatë mijëvjeçarit: Gjatë mijëvjeçarit që është mbretërimi i ardhshëm njëmijë vjeçar i Krishtit në tokë i përmendur tek “Zbulesa” 20,[244]15 veprimtaria e Satanit dhe e demonëve do të kufizohet edhe më tej. Duke përdorur një gjuhë e cila sugjeron një kufizim shumë më të madh të veprimtarisë së Satanit nga ajo që shikojmë sot, Gjoni e përshkruan vegimin e tij të fillimit të mijëvjeçarit, në mënyrën e mëposhtme:
Dhe pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës dhe një zinxhir të madh në dorën e tij. Dhe e kapi dragoin, gjarprin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet, dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, derisa të përfundohen të një mijë vjetët; pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë. (Zbu. 20:1–3)
Këtu Satani përshkruhet si tërësisht i privuar nga çfarëdo aftësie për të ndikuar në tokë. Sidoqoftë, gjatë mijëvjeçarit do të ketë gjithsesi mëkat në zemrat e jobesimtarëve, gjë që do të rritet deri në fund të mijëvjeçarit kur do të ketë një rebelim në shkallë të gjerë kundër Krishtit, të drejtuar nga Satani, i cili pasi “do të zgjidhet nga burgu i tij” (Zbu. 20:7), do të vijë për të drejtuar rebelimin (Zbu. 20:8–9). Fakti që mëkati dhe dëshira për rebelim vazhdojnë në zemrën e njerëzve edhe pa lidhje me veprimtarinë e Satanit, edhe gjatë mbretërimit njëmijë vjeçar të Krishtit, tregon se ne nuk mund t’ia vëmë fajin për gjithë mëkatin në botë Satanit dhe demonëve të tij. Edhe kur Satani nuk ushtron dot ndikim në botë, mëkati do të mbetet e do jetë problem në zemrat e njerëzve.
e. Në gjykimin përfundimtar: Në fund të mijëvjeçarit, kur Satani të jetë liruar dhe kur ai të mbledhë kombet për betejë, ai do të mposhtet përfundimisht dhe për të thuhet se “u hodh në liqenin e zjarrit e të squfurit” dhe atje do të “mundohen ditë e natë në jetë të jetëve” (Zbu. 20:10). Atëherë, gjykimi i Satanit dhe demonëve të tij do të jetë i plotë.
D. Raporti ynë me demonët
1. A janë demonët aktivë në botën e sotme? Disa njerëz, të ndikuar nga një këndvështrim natyralist i cili pranon vetëm realitetin e asaj që mund të shikohet, preket apo dëgjohet, e mohojnë faktin që demonët ekzistojnë sot, dhe shprehen se besimi në realitetin e tyre pasqyron një botëkuptim të dalë kohe që jepet mësim në Bibël si dhe në kulturat e lashta. Për shembull, studiuesi gjerman i Besëlidhjes së Re, Rudolf Baltmen (Rudolf Bultmann) mohon me të madhe ekzistencën e një bote mbinatyrore engjëjsh dhe demonësh. Ai argumenton duke thënë se këto ishin “mite” të lashta dhe se mesazhi i Besëlidhjes së Re duhej të “pastrohej nga mitet” duke i hequr këto elementë mitologjikë në mënyrë që ungjilli të mund të pranohet nga njerëzit modernë e ndjekës të shkencës. Të tjerë kanë menduar se e barasvlershmja bashkëkohore ndaj veprimtarisë demonike (të papranueshme) të përmendur tek Shkrimi, është nganjëherë ndikimi i fuqishëm dhe nganjëherë i lig i organizatave dhe “strukturave” të shoqërisë tonë të sotme, të tilla si qeveri të këqija dhe korporata të fuqishme të cilat kontrollojnë me mijëra njerëz, nganjëherë thuhet se janë “demonike,” veçanërisht kjo në shkrimet e teologëve më liberalë.
Sidoqoftë, nëse Shkrimi na jep një dëshmi të vërtetë të botës, ashtu sikurse ajo është në të vërtetë, atëherë ne duhet ta marrim seriozisht portretizimin e saj për përfshirjen intensive demonike në shoqërinë njerëzore. Mosarritja prej nesh që ta perceptojmë atë përfshirje me pesë shqisat tona, thjesht na tregon se kemi disa mangësi në aftësinë tonë për ta kuptuar botën e jo se demonët nuk ekzistojnë. Faktikisht, nuk kemi arsye që të mendojmë se ka më pak veprimtari demonike në botën sot se ç’kishte në kohën e Besëlidhjes së Re. Tani ne jemi në të njëjtën periudhë kohore në planin e përgjithshëm të Perëndisë për historinë (epoka e kishës apo epoka e besëlidhjes së re), dhe mijëvjeçari nuk ka ardhur ende kur ndikimi i Satanit do të hiqet nga bota. Një pjesë e mirë e shoqërisë tonë të shekullarizuar perëndimore, nuk është e gatshme që të pranojë ekzistencën e demonëve (me përjashtim ndoshta në shoqëritë “primitive”), dhe i kanalizon të gjitha diskutimet rreth veprimtarisë demonike në një kategori besëtytnie. Por mungesa e gatishmërisë nga shoqëria moderne për të pranuar praninë e veprimtarisë demonike sot, nga pikëpamja Biblike vjen thjesht për shkak të verbërisë njerëzore ndaj natyrës së vërtetë të realitetit.
Por në çfarë lloj veprimtarie përfshihen demonët sot? A ka ndonjë karakteristikë dalluese e cila do të na bëjë të aftë të dallojmë veprimtarinë demonike kur kjo të ndodhë?
2. Jo e gjithë e keqja dhe mëkati vjen nga Satani dhe demonët, por një pjesë po. Nëse mendojmë për theksimi e përgjithshëm që vënë letrat e Besëlidhjes së Re, do ta kuptojmë se shumë pak hapësirë i lihet diskutimit rreth veprimtarisë demonike në jetën e besimtarëve, apo metodave për t’i rezistuar dhe kundërshtuar një veprimtarie të tillë. Theksi vihet tek thënia ndaj besimtarëve që të mos mëkatojnë, por të jetojnë një jetë me drejtësi. Për shembull, tek “1 Korintasve” kur ka një problem “ndasishë,” Pali nuk i thotë kishës që të qortojë një frymë ndasie, por thjesht i nxit për të “të njëjtën gjë” dhe “të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një mendim” (1 Kor. 1:10). Kur ka një problem incesti, ai nuk u thotë të krishterëve që të qortojnë një frymë incesti, por u thotë se ata duhet të revoltohen me ngjarjen dhe se duhet të ushtrojnë disiplinim kishtar derisa fajtori të pendohet (1 Kor. 5:1–5). Kur ka një problem të të krishterëve që dalin përpara gjykatave me padi ndaj besimtarëve të tjerë, Pali nuk i urdhëron ata që të dëbojnë një frymë paditjesh gjyqësore (apo egoizmi, apo grindjeje), por thjesht u thotë atyre që këto raste t’i zgjidhin përbrenda kishës e të jenë të gatshëm të heqin dorë nga interesi i tyre vetjak (1 Kor. 6:1–8). Kur gjatë Darkës së Zotit ka një parregullsi, ai nuk i urdhëron ata që të dëbojnë një frymë parregullsie apo lakmie apo egoizmi, por thjesht u thotë se ata duhet që të “presin njeri-tjetrin” dhe se çdo person duhet që të: “Shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa” (1 Kor. 11:33, 28). Këto shembuj mund të publikohen shumë herë nëpër letra të tjera të Besëlidhjes së Re.
Në lidhje me predikimin e ungjillit ndaj jobesimtarëve modeli i Besëlidhjes së Re është i njëjti: paçka se me raste Jezusi apo Pali dëbonte një frymë demonike që po shkaktonte pengesa të konsiderueshme ndaj shpalljes së ungjillit në një fushë të caktuar (shiko “Marku” 5:1–20 [Gadarenasi i demonizuar]; Vep. 16:16–18 [vajza me një frymë falli në Filipi]), nuk është kjo vazhda e zakonshme e shërbesës së prezantuar, por theksi vihet thjesht tek predikimi i ungjillit (Mat. 9:35; Rom. 1:18–19; 1 Kor. 1:17–2:5). Edhe në shembujt e mësipërm, u has në kundërshti në procesin e shpalljes së ungjillit. Në kontrast të thellë me praktikën e atyre të cilët sot theksojnë “luftë shpirtërore të një niveli strategjik,” në Besëlidhjen e Re nuk ka asnjë rast ku ndokush të (1) thërrasë një “frymë territoriale” për të hyrë në një zonë për të predikuar ungjillin (në të dy shembujt e mësipërm, demoni qe brenda një personi, dhe personi me një demon, qe ai që nisi konfrontimin), apo të (2) kërkojë informacion nga demonët rreth një hierarkie vendore demonike (3) thotë se duhet të besojmë apo të japim mësim informacione të marra nga demonë apo (4) të japë mësim me fjalë apo me shembuj që disa“fortesa demonike” mbi një qytet, duhen shpartalluar përpara se ungjilli të mund të shpallet me efikasitet atje. Përkundrazi, të krishterët thjesht predikojnë ungjillin, dhe ai vjen me fuqinë për të ndryshuar jetë! (Sigurisht, mund të ngrihen kundërshti demonike kundër të cilës të krishterët do duhet që të luten dhe ta luftojnë, kjo në përputhje me “1 Kor.” 12:10; “2 Kor.” 10:3–6; “Efe.” 6:12).
Për rrjedhojë, paçka se Besëlidhja e Re e paraqet në mënyrë të qartë ndikimin e veprimtarisë demonike në botë, dhe madje, siç edhe do ta shikojmë, mbi jetën e besimtarëve, fokusi i saj kryesor në lidhje me ungjillëzimin dhe rritjen e krishterë, është tek zgjedhjet si dhe tek veprimet e ndërmarra nga vetë njerëzit (shiko gjithashtu Gal. 5:16–26; Efe. 4:1–6:9; Kol. 3:1–4:6; etj.). Po kështu, ky duhet të jetë fokusi kryesor i përpjekjeve tona sot, kur përpiqemi që të rritemi në shenjtëri dhe besim si dhe të ngadhënjejmë mbi dëshirat dhe veprimet e mëkatshme që mbeten në jetën tonë (kr. Rom. 6:1–23) si dhe të tejkalojmë tundimet që ngrihen kundër nesh nga një botë jobesimtare (1 Kor. 10:13).[245]16 Ne duhet të pranojmë përgjegjësinë tonë për t’iu bindur Zotit e jo për t’ia hedhur fajin për prapësitë tona ndaj ndonjë force demonike.
Sidoqoftë, një sërë pasazhesh tregojnë që autorët e Besëlidhjes së Re qenë padyshim të vetëdijshëm për praninë e ndikimit demonik në botë si dhe në jetën e vetë të krishterëve. Duke i shkruar kishës së Korintit që ishte i mbushur plot me tempuj të kushtuar adhurimit të idhujve, Pali tha se “paganët, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë” (1 Kor. 10:20), situatë kjo që ishte e këtillë jo vetëm në Korint por edhe në pjesën më të madhe të qyteteve në botën e lashtë mesdhetare. Pali paralajmëroi gjithashtu se në ditët e fundit, disa “do të bien nga besimi, duke u vënë veshin frymërave mashtruese dhe mësimeve të demonëve” (1 Tim. 4:1), dhe se kjo gjë do të çonte në pretendime për shmangien e martesës dhe të disa ushqimeve të caktuara (v. 3), të cilat që të dyja Perëndia i ka krijuar si të “mira” (v. 4). Kësisoj ai i konsideroi disa doktrina të rreme, si doktrina me origjinë demonike. Tek “2 Timoteut”, Pali nënkupton se ata të cilët i kundërvihen doktrinës së shëndoshë, janë zënë rob nga djalli që të bëjnë vullnetin e tij: “Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet, por duhet të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar të tjerët dhe që duron të keqen, duke i mësuar me zemërbutësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, jashtë nga laku i djallit, që i ka zënë robër për vullnetin e tij” (2 Tim. 2:24–26).
Po kështu, Jezusi deklaroi se judenjtë, përmes kundërshtimit me kokëfortësi të tyre, po ndiqnin atin e tyre, djalin: “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë gënjeshtrën, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i saj” (Gjoni 8:44).
Theksi që i vihet veprave armiqësore të jobesimtarëve si të ndikuara nga demonët apo nga një herë me burim demonik, thuhet më shkoqur në letrën e parë të Gjonit. Ai bën një deklaratë të përgjithshme që “Kush bën mëkat është nga djalli” (1 Gjonit 3:8), dhe vazhdon më tej duke thënë: “Në këtë njihen bijtë e Perëndisë dhe bijtë e djallit; kushdo, që nuk bën drejtësinë nuk është prej Perëndisë, as ai, që nuk do vëllanë e vet” (1 Gjonit 3:10). Këtu Gjoni karakterizon të tërë ata të cilët nuk kanë lindur prej Perëndisë, si fëmijë të djallit si dhe pre e ndikimit dhe dëshirave të tij. Kështu Kaini, kur vrau Abelin, “ishte nga i ligu dhe theri vëllanë e vet” (1 Gjonit 3:12), paçka se nuk përmendet ndikimi nga Satani në tekstin e “Zanafillës” (Zan. 4:1–16). Edhe Gjoni thotë: “Ne dimë se jemi prej Perëndisë dhe se gjithë bota gjendet në ligësi” (1 Gjonit 5:19). Pastaj, tek “Zbulesa” Satani quhet ai “që mashtron gjithë botën” (Zbu. 12:9). Siç kemi vërejtur më lart, Satani quhet gjithashtu “sundimtari i kësaj bote” (Gjoni 14:30), “perëndia i kësaj bote” (2 Kor. 4:4), dhe “fryma që vepron tani në bijtë e mosbindjes” (Efe. 2:2).
Kur i ndërthurim të tëra këto deklarata dhe shikojmë se Satani mendohet si zanafilla e të tëra gënjeshtrave, vrasjeve, mashtrimeve, mësimeve të rreme dhe mëkatit në përgjithësi, atëherë duket e arsyeshme që të dalim në përfundimin se Besëlidhja e Re dëshiron që ne të kuptojmë se ka një farë ndikimi demonik në pothuajse të tëra keqbërjet dhe mëkatet që kryhen sot. Jo të tëra mëkatet shkaktohen nga Satani apo demonët, e veprimtaria demonike nuk është ndikimi apo shkaku kryesor për mëkatin, por veprimtaria demonike me shumë mundësi luan rol në pothuajse të gjitha mëkatet si dhe në pothuajse të tërë veprimtarinë shkatërruese që i kundërvihet veprës së Perëndisë në botë sot.
Siç kemi vërejtur edhe më sipër, në jetën e të krishterëve, theksi i Besëlidhjes së Re nuk është tek ndikimi i demonëve, por tek mëkati që mbetet në jetën e besimtarit. Gjithsesi ne duhet të kuptojmë se mëkatimi (madje edhe nga të krishterët) jep një pikëmbështetje për ndonjë lloj ndikimi demonik në jetën tonë. Kështu Pali mund të thoshte “Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi zemërimin tuaj; dhe mos i jepni vend djallit” (Efe. 4:26-27). Zemërimi i gabuar duket se mund të krijojë mundësinë që djalli (apo demonët) të ushtrojnë një lloj ndikimi negativ në jetën tonë, ndoshta duke na sulmuar përmes emocioneve tona, dhe ndoshta duke shtuar zemërimin e gabuar që tashmë ndjejmë kundër të tjerëve. Në mënyrë të ngjashme, Pali përmend “me parzmoren e drejtësisë” (Efe. 6:14) si pjesë e armaturës që ne duhet të përdorim duke qëndruar kundër “dredhive të djallit” si dhe në përleshjen “kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet qiellore” (Efe. 6:11–12). Nëse kemi fusha mëkati të vazhdueshëm në jetën tonë, atëherë ka dobësi dhe të çara në “parzmoren e drejtësisë,” dhe këto janë fusha në të cilat ne jemi të cënueshëm ndaj sulmeve demonike. Në kontrast me këtë, Jezusi, i Cili ishte tërësisht i lirë nga mëkati, mund thoshte për Satanin: “ai nuk ka asgjë në mua” (Gjoni 14:30). Ne mund të vërejmë gjithashtu lidhjen mes jo mëkatimit dhe mos prekjes nga i ligu tek “1 Gjonit” 5:18: “Ne dimë se kushdo që ka lindur prej Perëndisë nuk mëkaton;[246]17 madje ai që ka lindur prej Perëndisë e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atë.”
Pasazhet paraprirëse sugjerojnë atëherë, se atje ku ka një vazhdë mëkati të vazhdueshëm në jetën e një të krishteri në një fushë apo një tjetër, përgjegjësia kryesore për atë mëkat, i takon të krishterit individualisht, si dhe zgjedhjeve të tij apo të saj për të vazhduar në atë vazhdë të gabuar (shiko Rom. 6, veç. vgj. 12–16; gjithashtu Gal. 5:16–26). Sidoqoftë, mund të ketë një farë ndikimi demonik që kontribuon në intensifikimin e asaj prirjeje të mëkatshme. Për shembull, për një të krishterë i cili është lutur dhe është përpjekur për vite me radhë të mposhtë temperamentin e vet gjaknxehtë, mund të ketë një frymë zemërimi që është një faktor në atë vazhdë të mëkatuari. Një mëkatar i cili është përpjekur për ca kohë që të mposhtë një ndjenjë depresioni, mund të ketë qenë nën sulm nga një frymë depresioni apo dekurajohemi, dhe kjo mund të jetë një faktor i cili kontribuon ndaj situatës në tërësi.[247]18 Një besimtar i cili ka hasur në vështirësi në fusha të tjera, si për shembull një mungesë gatishmërie për t’iu nënshtruar autoriteteve të ligjshme, apo mungesë e vetë-kontrollit në të ngrënë, apo përtaci, hidhësi, zemërim, etj., mund të shqyrtojë nëse një sulm apo ndikim demonik mund të jetë duke kontribuar ndaj kësaj situate si dhe duke penguar efikasitetin e tij apo saj në shërbim ndaj Zotit.
3. A mundet një i krishterë të pushtohet nga demonët? Termi pushtim nga demonët është një term i pavend i cili ka depërtuar në disa përkthime të Biblës në anglisht, por nuk është se pasqyrohet me të vërtetë në tekstin në greqisht. Besëlidhja e Re në greqisht, flet për njerëz të cilët “Kanë një demon” (Mat. 11:18; Luka 7:33; 8:27; Gjoni 7:20; 8:48, 49, 52; 10:20), apo mund të flasë për njerëz të cilët janë duke vuajtur nga ndikime demonike (Gr. δαιμονίζομαι, G1227),[248]19 por ajo nuk përdor kurrë ndonjë gjuhë e cila të sugjerojë që një demon faktikisht “pushton” dikë.
Problemi me termat pushtim nga demonët dhe i demonizuar, është se ato krijojnë përshtypjen e një ndikimi aq të fortë demonik saqë duket se nënkuptojnë që personi i cili është nën sulmin demonik, nuk ka zgjedhje tjetër përveçse t’i nënshtrohet. Këto terma sugjerojnë se personi nuk është në gjendje më që të ushtrojë vullnetin e tij apo të saj, dhe është tërësisht nën dominimin e frymës së ligë. Paçka se kjo mund të jetë e vërtetë në raste ekstreme, si për shembull rasti i të demonizuarit të Gerasenës (shiko “Marku” 5:1–20; vini re se pasi Jezusi i dëboi demonët prej tij, ai më pas qe “me mendje në rregull,” v. 15), padyshim që nuk vlen të thuhet në shumë raste të sulmeve demonike apo konfliktit me demonë në jetën e shumë njerëzve.
Atëherë, çfarë duhet të themi për pyetjen: “A mundet që një i krishterë të pushtohet nga demonët?” Përgjigjja për këtë varet nga ajo që nënkuptohet me “i pushtuar.” Përderisa ky term nuk pasqyron ndonjë fjalë të gjendur në Besëlidhjen e Re në greqisht, njerëzit mund ta përkufizojnë atë në atë mënyrë që ajo mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme, pa patur përligjje të qartë për ta lidhur fort atë me ndonjë varg nga Shkrimi, dhe bëhet e vështirë të thuash se përkufizimi i një personi është i saktë dhe ai i një tjetri, i gabuar. Preferenca ime për arsye të shpjeguara më lart, është të mos përdor fare frazën i pushtuar nga demonët, për çfarëdo rasti qoftë.
Por, nëse njerëzit e shpjegojnë qartë se çfarë nënkuptojnë me “pushtim nga demonët,” atëherë mund të jepet një përgjigjet në varësi të përkufizimit që ata japin. Nëse me termin “pushtimit demonik” ata nënkuptojnë se vullneti i një personi i është nënshtruar tërësisht një demoni, në atë masë saqë personit nuk i mbetet më fuqi për të zgjedhur që të bëjë gjënë e duhur dhe për t’iu bindur Perëndisë, atëherë, përgjigja për nëse një i krishterë mund të jetë i pushtuar nga demonët, padyshim që do të ishte jo, sepse Shkrimi na garanton që mëkati nuk do të ketë zotërim mbi ne përderisa ne jemi ngjallur me Krishtin (Rom. 6:14, shiko gjithashtu vgj. 4, 11).
Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e të krishterëve do të ishte dakord se mund të ketë shkallë të ndryshme sulmi demonik apo ndikimi në jetën e besimtarëve (shiko Luka 4:2; 2 Kor. 12:7; Efe. 6:12; Jakobi 4:7; 1 Pjetrit 5:8). Një besimtar mund të vijë nën sulm demonik hera herës në një kuptim më të lehtë apo më të fortë të fjalës.[249]20 (Shqyrtoni rastin e “bijës së Abrahamit ” të cilën “Satani e mbajti lidhur, ja, tetëmbëdhjetë vjet” aq sa ajo “kishte një frymë lëngate” dhe “ishte e kërrusur dhe në asnjë mënyrë nuk drejtohej dot “ [Luka 13:16, 11].) Paçka se të krishterët pas pentekostit kanë një fuqi më të plotë të Frymës së Shenjtë që punon brenda tyre për t’i bërë ata të aftë që të ngadhënjejnë mbi sulmet demonike,[250]21 ata nuk është se gjithmonë thërrasin apo madje e dinë fuqinë që u takon atyre me të drejtë. Atëherë, sa më të rënda mund të bëhen ndikimet demonike në jetën e një të krishteri pas Pentekostit, i cili banohet përbrenda nga Fryma e Shenjtë?
Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, ne duhet të vërejmë se kjo i përngjan një pyetjeje rreth mëkatit: “Sa shumë mundet që një i krishterë i mirëfilltë ta lërë jetën e tij apo të saj të mbizotërohet nga mëkati, dhe gjithsesi të jetë një i krishterë i lindur sërish?” Kësaj pyetjeje është e vështirë t’i japësh përgjigjeje në parim, për shkak se ne e kuptojmë se kur të krishterët nuk po jetojnë ashtu sikurse duhet, dhe kur nuk po përfitojnë nga bashkësia rregullisht me të krishterët e tjerë dhe nga studimi dhe mësimi rregullisht i Biblës, ata mund të shkojnë në drejtim të gabuar në shkallë të konsiderueshme mëkatimi, dhe ende mund të thuhet se janë të krishterë të lindur sërish. Por kjo situatë është anormale. Kjo nuk është ajo se si duhet e se si mund të jetë jeta e krishterë. Po kështu, nëse pyesim se sa shumë ndikim demonik mund të hyjë në jetën e një të krishteri të mirëfilltë, është e vështirë të japësh një përgjigje në parim. Ne thjesht po pyesim se sa anormale mund të bëhet jeta e një të krishteri, veçanërisht nëse ai person nuk di gjë për armët e luftës shpirtërore të cilat janë të disponueshme për të krishterët apo nuk i vë në përdorim ato, por vazhdon në disa lloje mëkatesh të cilat i hapin derën veprimtarive demonike, dhe është jashtë fushë-veprimit të ndonjë shërbese e cila është e familjarizuar tashmë me dhënien e ndihmës shpirtërore kundër sulmeve demonike. Do të dukej se në raste të tilla, shkalla e sulmit apo ndikimit demonik në jetën e një të krishteri, mund të jetë mjaft e fortë. Nuk do të ishte e saktë të thuhej se nuk mund të ketë një ndikim të tillë për shkak se personi është i krishterë. Për rrjedhojë, kur dikush pyet: “A mundet një i krishterë të jetë i pushtuar nga demonët?” por që në të vërtetë me këtë do të thotë: “A mundet që një i krishterë të bjerë nën ndikimin e fortë apo sulm nga demonët?” atëherë përgjigja do të duhej të ishte pozitive por me paralajmërimin që fjala i pushtuar këtu po përdoret në një mënyrë pështjelluese. Përderisa termi i/e pushtuar nga demonët është një term çorientues nëse përdoret në të tëra rastet, veçanërisht kur bëhet fjalë për të krishterët, unë do të preferoja ta shmangia tërësisht atë. Duket më mirë që thjesht të kuptojmë se mund të ketë shkallë të ndryshme sulmesh apo ndikimesh demonike tek njerëzit, madje edhe tek të krishterët, dhe ta lësh me kaq. Në të tëra rastet, kura do të ishte gjithsesi e njëjta: qortoje demonin në emrin e Jezusit dhe urdhëroje të largohet (shiko diskutimin e mëposhtëm).
4. Si mund të dallohen ndikimet demonike? Në raste të rënda të ndikimit demonik, të atilla si ato të raportuara tek ungjijtë, personi i prekur do të shfaqte veprime të pazakonta dhe shpesh të dhunshme, veçanërisht në kundërshtim ndaj predikimit të ungjillit. Kur Jezusi hyri në sinagogën e Kapernaumit, “në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë, duke thënë: “Mjerë! Ç'ka midis nesh dhe teje, o Jezus nazarenas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë”’ (Marku 1:23–24). Ky njeri u ngrit dhe ndërpreu shërbesën duke i thënë me të bërtitura këto gjëra (apo më saktësisht, demoni përbrenda këtij njeriu i klithi këto fjalë).
Pasi Jezusi zbriti nga mali i shpërfytyrimit, një burrë solli të birin tek Jezusi duke thënë: “ka një frymë memece, dhe e kap kudo, e përplas dhe ai shkumëzon, kërcëllon dhëmbët dhe i ngrijnë gjymtyrët”. Dhe ata ia prunë. Por, sapo e pa, fryma e përplasi me forcë dhe fëmija, që kishte rënë përtokë, rrokullisej duke shkumëzuar.” I ati i fëmijës, tha: “Shpesh e ka hedhur edhe në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar!” (Marku 9:17–18, 20, 22). Veprime të tilla të dhunshme, veçanërisht ato që kanë prirje për shkatërrimin e personit të prekur, qenë tregues të qartë të veprimtarisë demonike. Veprime të ngjashme shikohen në rastin e të demonizuarit nga Gerasena,
një njeri me një frymë të ndyrë, i cili banonte në varreza dhe kurrkush s'kishte mundur ta lidhte, qoftë edhe me zinxhirë. Shpeshherë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i këpuste zinxhirët dhe i thyente prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap. Dhe vazhdimisht, natën dhe ditën, ishte nëpër male e nëpër varre, duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë. (Marku 5:2–5)
Kur Jezusi dëboi demonët në mënyrë që ata të mos mund ta shkatërronin njeriun tek të cilin kishin jetuar, ata shkatërruan kopenë e derrave tek të cilët hynë menjëherë (Marku 5:13). Veprimtaria satanike apo demonike ka gjithnjë prirjen të shkojë drejt shkatërrimit përfundimtar të pjesëve të krijimit të Perëndisë, dhe veçanërisht të qenieve njerëzore të cilat janë bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë (kr. Psa. 106:37, mbi flijimin e fëmijëve).
Nga ky këndvështrim, është interesante të vërejmë se në një rast kur Jezusi shëroi një epileptik, Ai e bëri këtë duke dëbuar një demon (Mat. 17:14–18), por gjetiu, epileptikët dallohen prej atyre të cilët janë nën ndikimin demonik: “Sillnin tek ai të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme dhe të demonizuar, dhe epileptikë, dhe paralitikë; dhe i shëroi” (Mat. 4:24). Po kështu është edhe me raste të tjera të sëmundjeve fizike: në disa raste, Jezusi thjesht u lut për personin apo thjesht tha një fjalë dhe personi u shërua. Në raste të tjera, ka të dhëna apo deklarata të nënkuptuara të ndikimit demonik në vuajtje fizike: një grua e cila “prej tetëmbëdhjetë vjetësh kishte një frymë lëngate” (Luka 13:11) u lidh për tetëmbëdhjetë vjet” (Luka 13:16). Në rastin e shërimit të vjehrrës së Pjetrit, Jezusi “qortoi ethet dhe ato e lëshuan” (Luka 4:39), duke sugjeruar se kishte disa ndikime personale (ndoshta për rrjedhojë demonike) të cilat Jezusi mund t’i qortonte.
Në raste të tjera, letrat e apostujve tregojnë që ndikimi demonik do të çojë në deklarata tërësisht të pavërteta doktrinare, si për shembull në deklarime të tilla: “i thotë Jezusit, i mallkuar” (1 Kor. 12:3), apo refuzimin për të pohuar që “Jezu Krishti ka ardhur në mish” (1 Gjonit 4:2–3). Në të dyja këto raste, konteksti merret me vënien në provë të njerëzve të cilët mund të jenë “profetë të rremë” dhe të cilët dëshirojnë të përdorin dhuratat shpirtërore për të folur në asamblenë e kishës (1 Kor. 12) apo specifikisht për të profetizuar (1 Gjonit 4:1–6). Këto pasazhe nuk tregojnë që të tëra doktrinat e rreme duhet të mendohen si të frymëzuara nga ana demonike, por deklarata hapur të gënjeshtërta të bëra nga ata të cilët thonë se po flasin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, padyshim që do të binin në këtë kategori. Kur në Korint pati një kundërshtim aktiv e të paepur ndaj autoritetit apostolik të Palit nga ata të cilët pretenduan se ishin apostuj, por që faktikisht nuk ishin të atillë, Pali i konsideroi ata si shërbëtorë të Satanit të maskuar si shërbëtorë të drejtësisë (2 Kor. 11:13–15).
Përveç këtyre treguesve të dukshëm të jashtëm, veprimtaria demonike nganjëherë kuptohej nga kuptimi subjektiv i pranisë së një ndikimi të keq shpirtëror. Tek “1 Korintasve” 12:10, Pali përmend “pushtet për të dalluar frymërat” (“dallimin e frymëve,” [251]KJV) si një lloj të dhuratave shpirtërore. Kjo dhuratë do dukej të ishte një aftësi për të ndjerë apo dalluar ndryshimin në punimin e Frymës së Shenjtë dhe në punimin e frymëve të ndyrë në jetën e dikujt.[252]22 Kjo dhuratë duket se përfshinte një vetëdije të ndikimit demonik, e cila do të regjistrohej edhe me terma objektivë, fakte të vëzhgueshme, dhe edhe në lidhje me vështirësitë si emocionale ashtu edhe/ose shpirtërore, apo perceptim të pranisë së të keqes.
Por, a duhet që kjo aftësi për të perceptuar ndikimin demonik të jetë e kufizuar vetëm tek ata që kanë këtë dhuratë të veçantë? Njëlloj sikurse me të tëra dhuratat shpirtërore, duket se ka shkallë të ndryshme intensiteti apo force në zhvillimin edhe të kësaj dhurate.[253]23 Kështu, disa mund ta kenë këtë dhuratë të zhvilluar deri në një shkallë të lartë, ndërkohë që të tjerët mund ta gjejnë funksionale vetëm me raste. Për më tepër, në jetët e tërë besimtarëve, mund të ketë diçka analoge me këtë dhuratë, një lloj aftësie për ndjerë në frymën e tyre praninë e Frymës së Shenjtë apo për të ndjerë ndikimin demonik hera herës tek njerëz të tjerë. Në fakt, Pali flet për një lloj pozitiv perceptimi shpirtëror që besimtarët kanë kur ata përballen me të dhe bashkëpunëtorët e tij: “Sepse ne jemi për Perëndinë era e mirë e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin; për këta një erë vdekjeje në vdekje, po për ata erë jete në jetë.” (2 Kor. 2:15–16). Në rrjedhën e zakonshme të jetës sot, nganjëherë të krishterët do të kenë një perceptim subjektiv që dikush tjetër është i krishterë, që përpara se të kenë mundësinë që të zbulojnë se faktikisht ashtu është vërtetë. Gjithashtu, duket se ka të ngjarë se një perceptim i kundër shpirtëror mund të shfaqet gjithashtu hera herës, përmes të cilit besimtari do të ndjente praninë e ndikimit demonik në jetën e dikujt, që përpara se të ketë tregues të tjerë më objektivë të këtij fakti.
Për më tepër, nganjëherë, një person i cili është nën një sulm shpirtëror nga një fuqi demonike, do ta dijë apo do ta ndjejë këtë gjë. Një pastor i pjekur apo një mik i krishterë, i cili po këshillon dikë rreth një problemi të vështirë, mund ta shikojë të udhës që të pyesë: “A mendon se një sulm nga një forcë e ligë shpirtërore mund të jetë faktor në këtë situatë?” Personi mundet që thjesht të thotë: “Jo,” por në shumë raste, personi i cili po këshillohet do ta ketë menduar atë mundësi, ose madje të ketë qenë mjaft qartësisht i vetëdijshëm për të, por druhet të thotë ndonjë gjë nga frika se mos e marrin për të çuditshëm. Një person i tillë do të inkurajohet nga fakti që edhe një i krishterë tjetër ta mendojë këtë si një faktor të mundshëm.
Në të tëra këto përpjekje për të dalluar ndikimin demonik, ne duhet të mbajmë mend që në këtë epokë asnjë dhuratë shpirtërore nuk funksionon në mënyrë të përsosur, e gjithashtu, ne nuk kemi një njohuri të plotë të zemrës së njeriut. “sepse të gjithë gabojmë” siç e pohon Jakobi (Jakobi 3:2). Ka shumë raste kur ne jemi disi të pasigurt nëse një person është me të vërtetë i krishterë apo jo, apo kur jemi disi të pasigurt për nëse motivet e dikujt janë apo jo të sinqerta. Ka gjithashtu raste kur ne jemi të paqartë për drejtimin të cilin Perëndia po na jep në jetën tonë, apo mund të jemi të pasigurt për nëse është apo jo e përshtatshme për të folur apo për të qëndruar në heshtje rreth një çështjeje të caktuar. Kësisoj ne nuk duhet të habitemi se mund të ketë disa shkallë pasigurie në perceptimin tonë të pranisë së ndikimit demonik gjithashtu. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ne duhet të shpërfillim mundësinë e ndikimit demonik, dhe ndërkohë që bëhemi më të pjekur dhe të ndjeshëm nga ana shpirtërore, e ndërkohë që fitojmë përvojë në shërbimin ndaj nevojave të të tjerëve, aftësia jonë për të dalluar ndikimin demonik në situata të ndryshme, padyshim që do të rritet.
5. Jezusi u jep të tërë besimtarëve autoritet për të dëbuar demonë dhe për t’i urdhëruar ato që të largohen. Kur Jezusi dërgoi dymbëdhjetë dishepujt përpara Tij për të predikuar mbretërinë e Perëndisë, Ai “u dha atyre fuqi dhe pushtet mbi të gjithë demonët” (Luka 9:1). Pasi të shtatëdhjetedy vetët kishin predikuar mbretërinë e Perëndisë në qytete dhe fshatra, ata u kthyen me gëzim duke thënë: “Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd!” (Luka 10:17), dhe Jezusi u tha: “Ja, ju dhashë pushtet...mbi çdo pushtet të armikut” (Luka 10:19). Kur Filip, ungjilltari shkoi në Samari për të predikuar ungjillin e Krishtit, “frymëra të ndyra, dilnin nga shumë veta që ishin të pushtuar” (Veprat 8:7, përkthimi i autorit), dhe Pali e përdori autoritetin shpirtëror mbi demonët për t’i thënë një fryme parashikuese tek një vajzë fallxhore, “Të urdhëroj, në emër të Jezu Krishtit, të dalësh prej saj” (Veprat 16:18).
Pali ishte i vetëdijshëm për autoritetin shpirtëror që kishte, si në përballjet ballë për ballë siç pati tek “Veprat” 16, ashtu edhe në jetën e tij të lutjes gjithashtu. Ai tha: “Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit, sepse armët e luftës sonë nuk janë mishërore, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat” (2 Kor. 10:3–4). Për më tepër, ai foli më pas për përpjekjet që të krishterët bëjnë kundër “dredhive të djallit” në përshkrimin që ai i bën konfliktit “kundër frymërave të liga në vendet qiellore” (shiko Efe. 6:10–18). Jakobi u thotë të tërë lexuesve të tij (në shumë kisha): “kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush” (Jakobi 4:7). Po kështu, Pjetri u thotë lexuesve të tij në shumë kisha të Azisë së Vogël, se: “Kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. Atij kundërshtojini, të patundur në besim” (1 Pjetrit 5:8–9).[254]24
Disa mund të kundërshtojnë duke thënë se “Juda” 9 na mëson se të krishterët nuk duhet të urdhërojnë apo qortojnë frymët e liga. Aty thuhet: “Por Mikaeli, kryeengjëlli, kur, duke u zënë me djallin, debatonte për trupin e Moisiut, nuk guxoi të sillte një gjykim blasfemues, por tha: “Zoti të qortoftë”’
Sidoqoftë, në kontekst, Juda nuk po flet rreth të krishterëve në përballjet e tyre me forcat demonike, por po tregon gabimin e mësuesve të rremë imoralë dhe rebelues, të cilët “përbuzin pushtetin” në përgjithësi, si dhe “blasfemojnë dinjitetet” (v. 8 [255]NIV): me autoritetin e vetes së tyre, ata flasin si të pamend fjalë blasfemuese kundër qenieve qiellore, qofshin engjëllore, qofshin demonike. Referenca ndaj Mikaelit, është thjesht për të treguar që krijesa më e madhe engjëllore, pavarësisht se sa e fuqishme është, nuk guxoi që të shkonte përtej kufijve të autoritetit që Perëndia i kishte dhënë. Mësuesit e rremë ama, i kanë tejkaluar ku e ku kufijtë e tyre, dhe ata tregojnë marrëzinë e tyre kur “shajnë të gjitha gjërat që nuk i dinë” (v. 10). Mësimi që nxirret nga ky varg është thjesht: “Mos u përpiq të shkosh përtej autoritetit që Perëndia të ka dhënë!” Kur “Juda” 9 shikohet në këtë mënyrë, e vetmja pyetje që ngrihet për një të krishterë nga ky varg, është: “Çfarë autoriteti na ka dhënë Perëndia mbi forcat demonike?” Gjithashtu, edhe pjesa tjetër e Besëlidhjes së Re, flet qartësisht për këtë në disa vende. Jo vetëm Jezusi, dhe jo vetëm dymbëdhjetë dishepujt e Tij, por edhe shtatëdhjetë dishepujt, dhe Pali e Filipi (i cili nuk ishte apostull) u është dhënë autoritet mbi demonët nga Zoti Jezus (shiko vargjet më lart). Për rrjedhojë, “Juda” 9 thjesht nuk mund të nënkuptojë se është e gabuar që qeniet njerëzore të qortojnë apo urdhërojnë demonët, apo se është gabim për cilindo apostull që të veprojë po kështu. Faktikisht, si Pjetri ashtu edhe Jakobi, i inkurajojnë të tërë të krishterët që t’i “rezistojnë” djallit, dhe Pali i inkurajon besimtarët në përgjithësi që të veshin armaturën shpirtërore dhe të përgatiten për luftë shpirtërore.
Përpara se të shqyrtojmë në më tepër hollësi se si ai autoritet funksionon në praktikë, është e rëndësishme që fillimisht të kuptojmë që vepra e Krishtit në kryq është baza më kryesore për autoritetin tonë mbi demonët.[256]25 Paçka se Krishti korri një fitore mbi Satanin në shkretëtirë, letrat e Besëlidhjes së Re tregojnë për nga kryqi si momenti kur Satani u mposht në mënyrë vendimtare. Jezusi mori mbi Vete mish dhe gjak, “që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin” (Heb. 2:14 [257]NASB). Në kryq, Perëndia “i zhveshi principatat dhe pushtetet, i turpëroi botërisht, duke ngadhënjyer mbi ata, nëpërmjet tij” (Kol. 2:15). Për rrjedhojë, Satani e urren kryqin e Krishtit, për shkak se atje Ai i ka dhënë dërrmën një herë e mirë. Për shkak se gjaku i Krishtit flet qartë për vdekjen e Tij, lexojmë tek “Zbulesa” për ata të cilët e mposhtën Satanin nëpërmjet gjakut të Krishtit gjatë konfliktit me të në këtë botë: “Dhe ata e mundën atë me anë të gjakut të Qengjit dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre” (Zbu. 12:11). Për shkak të vdekjes së Krishtit në kryq, mëkatet tona janë falur plotësisht dhe Satani nuk ka asnjë autoritet të merituar mbi ne.
Së dyti, anëtarësia jonë si fëmijë në familjen e Perëndisë, është pozita e palëkundur shpirtërore nga e cila ne përfshihemi në luftë shpirtërore. Pali i thotë çdo të krishteri: “sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit në Krishtin Jezus” (Gal. 3:26). Kur Satani të vijë për të na sulmuar, ai do të sulmojë një nga fëmijët e Perëndisë, një pjesëtar të vetë familjes së Perëndisë: kjo e vërtetë na jep autoritet për të bërë luftë të suksesshme kundër tij dhe për ta mposhtur atë.[258]26
Nëse ne si besimtarë e shikojmë me vend që të flasim një fjalë qortimi ndaj një demoni, është e rëndësishme që të mbajmë mend që nuk kemi përse t’ua kemi frikën demonëve. Paçka se Satani dhe demonët kanë shumë më pak fuqi sesa ç’është fuqia e Frymës së Shenjtë në punë përbrenda nesh, një prej taktikave të Satanit është të synojë të na bëjë të kemi frikë. Në vend që t’i jepemi një frike të tillë, të krishterët duhet ta kujtojnë veten për të vërtetat e Shkrimit, i cili na thotë: “Ju jeni prej Perëndisë, o djema, dhe i keni mundur ata, sepse ai në ju është më i madh se ai në botë” (1 Gjonit 4:4), dhe “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe mendjekthjelltësie” (2 Tim. 1:7). Ajo që Pali thotë rreth filipianëve në marrëdhënien e tyre me kundërshtarët njerëzorë, mund të zbatohet gjithashtu kur përballemi me kundërshti demonike ndaj ungjillit. Pali u thotë që të qëndrojnë të patundur e “duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët; kjo është për ta një tregues humbjeje, kurse për ju shpëtimi, edhe kjo nga ana e Perëndisë” (Fil. 1:28). Ai u thotë gjithashtu efesianëve që në luftën e tyre shpirtërore, ata duhet të përdorin “mburojën e besimit” me të cilin ata mund të “shuajnë të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut” (Efe. 6:16). Kjo është shumë e rëndësishme, përderisa e kundërta e frikës është besimi tek Perëndia. Ai u thotë gjithashtu atyre që të jenë të guximshëm në konfliktin e tyre shpirtëror, kështu që, duke marrë të tërë armaturën e Perëndisë, ata “të mund të rezistojnë në ditën e ligë dhe të qëndrojnë në këmbë pasi të keni kryer çdo gjë” (Efe. 6:13). Në konfliktin e tyre me forca armiqësore shpirtërore, lexuesit e Palit nuk duhet t’ia mbathin nga sytë këmbët apo të struken nga frika, por duhet të qëndrojnë me guxim në vendin e tyre, duke ditur që armët dhe armatura e tyre janë “të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat” (2 Kor. 10:4; kr. 1 Gjonit 5:18).
Megjithëkëtë, ne mund të pyesim përse Perëndia dëshiron që të krishterët t’i flasin drejtpërsëdrejti demonit që është duke trazuar dikë, e jo t’i luten apo t’i kërkojnë Perëndisë që ta dëbojë demonin për ta? Në një farë mënyre, kjo është e ngjashme me pyetjen: përse të krishterët duhet të ndajnë ungjillin me një person tjetër në vend që thjesht të luten apo t’i kërkojnë Perëndisë që t’ia zbulojë drejtpërsëdrejti ungjillin atij personi. Ose, përse duhet t’i themi fjalë inkurajuese një të krishteri i cili është i dekurajuar e jo të thjesht lutemi dhe t’i kërkojmë Perëndisë Vetë, për ta inkurajuar drejtpërsëdrejti atë person? Përse duhet të flasim një fjalë qortimi apo një vërejtje të butë ndaj një të krishteri të cilin e shikojmë të përfshirë në ndonjë lloj mëkati, në vend që thjesht të lutemi e t’i kërkojmë Perëndisë që të kujdeset për mëkatin në jetën e atij personi? Përgjigjja ndaj të tëra këtyre pyetjeve është se në botën që Perëndia ka krijuar, Ai na ka dhënë një rol shumë aktiv në realizimin e planeve të Tij, veçanërisht planeve të Tij për çuarjen përpara të mbretërisë si dhe ndërtimin e kishës. Në të tëra këto raste, përfshirja e drejtpërdrejtë si dhe veprimtaria jonë është e rëndësishme krahas lutjeve tona. Dhe kështu duket se është edhe në rastin e veprimit tonë me forcat demonike. Ashtu sikurse një baba i mençur i cili nuk ua zgjidh të tëra mosmarrëveshjet fëmijëve të tij, por nganjëherë i kthen në këndin e lojërave për ta zgjidhur vetë mosmarrëveshjen, po kështu, edhe Ati ynë qiellor na inkurajon që të angazhohemi drejtpërsëdrejti në konflikt me forcat demonike në emrin e Krishtit si dhe në fuqinë e Frymës së Shenjtë. Për rrjedhojë, Ai na bën të aftë që të fitojmë gëzimin e pjesëmarrjes në një shërbesë përjetësisht të rëndësishme si dhe në gëzimin e ngadhënjimit mbi fuqinë shkatërrimtare të Satanit dhe demonëve të Tij në jetën e njerëzve. Nuk është se Perëndia nuk mund të merret me sulmet demonike çdo herë që ne jemi lutur e i kërkojmë Atij që ta bëjë këtë, sepse ai padyshim që do të të mundte, dhe padyshim që Ai ashtu bën nganjëherë. Por, modeli i Besëlidhjes së re, duket se është që Perëndia zakonisht pret që të krishterët vetë t’u flasin drejtpërsëdrejti frymëve të papastër.
Në praktikën aktuale, ky autoritet, për t’i qortuar demonët, mund të çojë në shqiptimin shkurtimisht të një urdhri ndaj një frymë të keqe që të largohet kur ne dyshojmë për praninë e ndikimit demonik në jetën tonë apo në jetën e atyre që kemi përreth.[259]27 Ne duhet që t’i “kundërshtojmë djallit” (Jakobit 4:7), dhe ai do të largohet nga ne.[260]28 Nganjëherë, një urdhëresë shumë e shkurtër në emrin e Jezusit do të mjaftojë. Nganjëherë tjetër, do të jetë e dobishme që të citojmë Shkrimin në procesin e urdhërimit të një frymë të keqe që të largohet nga diku. Pali flet për “shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë” (Efe. 6:17).[261]29 Dhe Jezusi, kur u tundua nga Satani në shkretëtirë, në mënyrë të përsëritur citoi Shkrimin si përgjigje ndaj tundimeve të Satanit (Mat. 4:1–11). Shkrimet e duhura mund të përfshijnë deklarata të përgjithshme të ngadhënjimit të Jezusit mbi Satanin (Mat. 12:28–29; Luka 10:17–19; 2 Kor. 10:3–4; Kol. 2:15; Heb. 2:14; Jakobit 4:7; 1 Pjetrit 5:8–9; 1 Gjonit 3:8; 4:4; 5:18),[262]30 por gjithashtu vargje të cilat flasin drejtpërsëdrejti për tundimet e caktuara apo me vështirësinë që kemi.
Në jetën tonë personale, nëse gjejmë emocione të mëkatshme të cilat janë pazakonshmërisht të forta e duke u shtuar në mendjen apo zemrën tonë (qofshin ato emocione nga frikëra, zemërime, urrejtje, hidhësi, epshe, lakmi emocionale, etj.), krahas lutjes dhe kërkimit nga Jezusi për ndihmë në tejkalimin e tyre, do të ishte gjithashtu e përshtatshme për ne që të thoshim diçka të tillë si: “Frymë frike, në emrin e Jezusit, unë të urdhëroj të largohesh që këtu e të mos kthehesh më!” Paçka se mund të mos jemi të sigurt nëse ka apo jo një faktor demonik në atë situatë të caktuar, dhe, edhe pse prania e një demoni mund të jetë vetëm një faktor kontribuues në atë rrethanë, gjithsesi, fjalë të tilla qortuese nganjëherë do të jenë shumë efikase. Paçka se ne nuk kemi në Besëlidhjen e Re një dokumentim të plotë të jetës personale të lutjes të apostullit Pal, ai flet haptas rreth luftës “jo...kundër gjakut dhe mishit, por...kundër frymërave të liga në vendet qiellore” (Efe. 6:12) si dhe që “nuk luftojmë sipas mishit” (2 Kor. 10:3). Është e arsyeshme që të mendojmë që jeta e zgjeruar e lutjes së atij vetë, përfshinte këtë lloj qortimi gojor ndaj forcave demonike si një aspekt i luftës shpirtërore.
Për më tepër, një betejë e tillë kundër “frymërave të liga” mund të nënkuptojë se në kohën tonë private të lutjes ndërmjetësuese për të tjerët, ne do të përfshijmë një element qortimi gojor ndaj forcave demonike i cili mund të jenë duke luajtur një rol në situatat për të cilat jemi duke u lutur. (Ky lloj lufte shpirtërore, nuk do të ishte në praninë e personit për të cilin jemi të shqetësuar, i cili në shumë raste të veprimit ndryshe do të pështjellohej dhe frikësohej pa qenë nevoja.) Për shembull, prindërit mundet që me shumë vend të përfshijnë një fjalë të shkurtër qortimi ndaj një fryme kryeneçësie tek një fëmi, apo përtacie tek një tjetër, apo zemërimi tek një tjetër, plus lutjes ndaj Zotit që të japë fitore në ato fusha, dhe si shtesë ndaj mësimdhënies dhe disiplinimit të fëmijëve të tyre.[263]31
6. Përdorim i duhur i autoritetit shpirtëror të krishterë në shërbesën ndaj njerëzve të tjerë. Kur kalojmë nga diskutimi i luftës private shpirtërore në jetën tonë personale si dhe ndoshta në jetën e pjesëtarëve të rrethit të ngushtë familjar, ne kalojmë tek çështja e shërbesës së drejtpërdrejtë personale ndaj të tjerëve të cilët kanë rënë nën sulm shpirtëror. Për shembull, nganjëherë ne mund të përfshihemi në këshillime apo lutje me një person tjetër kur dyshojmë se veprimtaria demonike është një faktor në situatën e tyre. Në këto raste, disa aspekte të tjera për t’u shqyrtuar duhen mbajtur mend.
Së pari, është e rëndësishme të mos i frikësosh njerëzit duke folur shumë shkujdesur rreth një fushe që mund të jetë shumë e njohur për ne por mjaft e panjohur dhe disi e frikshme për të tjerët. Fryma e Shenjtë është një Frymë butësie dhe paqeje (shiko 1 Kor. 14:33). Për shkak të kësaj, shpesh herë është më maturi që thjesht të bëjmë pyetje ndaj personit të cilin po ndihmojmë. Ne mund të pyesim: “A mendon se një frymë e keqe mund të jetë duke të të sulmuar në këtë situatë ku ndodhesh?” apo “A e ke problem po të qortoj çfarëdo fryme të ndyrë që mund të jetë faktor në këtë gjë?” Do të ishte gjithashtu e rëndësishme që ta siguronim personin se nëse ka një faktor demonik të përfshirë, kjo nuk duhet të mendohet si një reflektim negativ mbi gjendjen shpirtërore të personit, por thjesht mund të tregojë që Satani është duke u përpjekur që të sulmojë personin, me qëllim për të mos e lejuar atë që të kryejë një shërbesë më efikase për Zotin. Çdo i krishterë është një ushtar në ushtrinë shpirtërore të Zotit, dhe për rrjedhojë subjekt sulmesh ndaj forcave të armikut.
Nëse personi tjetër të jep leje që ta bësh këtë gjë, një urdhër i shkurtër mund të thuhet me zë, duke i thënë frymës së ndyrë që të largohet.[264]32 Përderisa personi që është nën sulm, shpesh herë do të ketë ndjerë prani demonike, do të ishte me vend që pas urdhërimit të frymës së ndyrë që të largohet, ta pyesje atë person nëse po ndjen apo percepton ndonjë gjë ndryshe pasi u shqiptuan këto fjalë. Nëse me të vërtetë ka patur një ndikim demonik në atë situatë, personi mund të shprehë një ndjenë të aty për atyshme lehtësimi apo çlirimi, shpesh të gërshetuar me një ndjesi gëzimi dhe paqeje gjithashtu.
E tëra kjo nuk ka përse të jetë një procedurë tejet dramatike e ngarkuar emocionalisht. Disa histori bashkëkohore, tregojnë për beteja të gjata e të stërzgjatura në të cilat këshilltari i krishterë debaton me demonin dhe i bërtet në mënyrë të përsëritur gjatë një periudhe prej disa orësh. Por në Besëlidhjen e Re nuk nënkuptohet gjëkundi që demonët të kenë vështirësi me dëgjimin, e gjithashtu nuk ka shembuj periudhash të tilla të gjata konflikti me qëllim për ta bërë një demon të largohet. Jezusi thjesht “me fjalën, i dëboi frymërat” (Mat. 8:16), paçka se në një rast (me të demonizuarin e Gerasenës) fryma e keqe shfaqi rezistencë fillimisht (shiko Marku 5:8; Luka 8:29). Jezusi pas kësaj pyeti për emrin e tij dhe dëboi shumë demonë njëherësh (Marku 5:9–13; Luka 8:30–33). Fuqia për të dëbuar demonë nuk vjen nga forca jonë apo fuqia e zërit tonë, por nga Fryma e Shenjtë (Mat. 12:28; Luka 11:20). Kësisoj, një zë i qetë, me vetëbesim e autoritar, duhet të jetë i mjaftueshëm.
Së dyti, për të shmangur rënien në një bashkëbisedim apo betejë të gjatë me demonin vetë, këshilltari i krishterë duhet të përqendrohet jo tek demoni por tek personi të cilit po i shërben si dhe tek të vërtetat e Biblës që duhen pohuar dhe besuar. “Brezi i të vërtetës” (Efe. 6:14) është pjesë e armaturës e cila na mbron nga Satani, njësoj sikurse është edhe “shpata e Frymës, që është fjala e Perëndisë” (Efe. 6:17). Nëse personi i cili po shërbehet do të përqendrohet dhe besojë të vërtetën e Shkrimit, do t’i kthejë shpinën mëkatit dhe në këtë mënyrë do të veshë “parzmoren e drejtësisë” (Efe. 6:14), atëherë fryma e keqe nuk do të ketë vend ku të rrijë në jetën e atij personi. Nëse demoni refuzon të largohet pavarësisht urdhëresës së dhënë në emrin e Jezusit, atëherë, gjëja më e mirë mund të jetë të presim për një kohë tjetër pas shumë lutjesh dhe përgatitjesh shpirtërore vetjake nga ana e personit që po shërbehet si dhe nga ana e personave që janë përfshirë në këtë shërbesë (Mat. 17:19–20; Marku 9:29; shiko diskutimin e mëposhtëm).[265]33
Së treti, është e rëndësishme për të krishterët që të mos bëhen më kureshtarë nga ç’duhet në këtë fushë konflikti demonik. Paçka se kjo është një shërbesë në të cilën Zoti u jep të tërë të krishterëve autoritet për t’u përfshirë, Shkrimi gjithsesi na thotë se ne duhet të jemi “foshnje për të ligën” (1 Kor. 14:20). Kjo do të thotë se ne nuk duhet të magjepsemi shumë me çështjet e të keqes si dhe me përpjekjet për t’u bërë “ekspertë” në disa lloje të së keqes thjesht për të shuar kureshtjen tonë.[266]34
Së katërti, nëse personi të cilit po i shërbehet nuk është i krishterë, është e rëndësishme që ai apo ajo të nxitet që të kërkojë shpëtim tek Krishti menjëherë pasi demoni të dëbohet në mënyrë që Fryma e Shenjtë të banojë tek personi në fjalë e ta mbrojë atë nga sulmet e ardhshme. Përndryshe, më vonë mund të ketë një rezultat më të keq.
Por fryma e ndyrë kur ka dalë nga njeriu, shkon nëpër vende të thata, duke kërkuar prehje, edhe nuk e gjen. Atëherë thotë: “Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë”; dhe kur vjen e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar; atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai vetë, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriu bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t'i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë. (Mat. 12:43–45)
Së pesti, efikasiteti në raste të vështira të ndikimit demonik, mund të jetë i lidhur me gjendjen tonë shpirtërore. Kur Jezusi kishte dëbuar një demon nga një djalë epileptik, dhe “nga ai çast djali u shërua” dishepujt shkuan privatisht tek Jezusi dhe pyetën: “Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?” (Mat. 17:18–19). Jezusi u tha: “Prej mosbesimit tuaj” (Mat. 17:20). Ungjilli i Markut tregon se Jezusi tha gjithashtu në kuadër të përgjigjes ndaj dishepujve të vet, se: “Ky lloj nuk mund të dëbohet ndryshe, përveçse me lutje” (Marku 9:29). Dishepujt me sa duket ishin të dobët në besim në atë kohë; ata nuk kishin kaluar kohë të mjaftueshme në lutje kohët e fundit, dhe ata nuk po ecnin plotësisht në fuqinë e Frymës së Shenjtë.[267]35
Jezusi lëshon një paralajmërim të qartë duke na thënë se nuk duhet të gëzohemi shumë apo të mburremi shumë me fuqinë tonë mbi demonët, por se duhet të gëzohemi në shpëtimin tonë të madh. Këtë gjë ne duhet ta mbajmë në mendje se mos përndryshe bëhemi krenarë dhe Fryma e Shenjtë e largon fuqinë e tij prej nesh. Kur të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim duke thënë: “Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd!” (Luka 10:17) Jezusi u tha: “Megjithatë mos u gëzoni për këtë se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej” (Luka 10:20).[268]36
7. Pritshmëria jonë duhet të jetë që ungjilli të vijë me fuqi për të ngadhënjyer mbi veprat e djallit. Kur Jezusi erdhi duke predikuar ungjillin në Galile, “Prej shumë vetëve dilnin dhe demonë” (Luka 4:41). Kur Filipi shkoi në Samari për të predikuar ungjillin, “frymëra të ndyra, dilnin nga shumë veta...duke bërtitur me zë të lartë” (Veprat 8:7). Jezusi e mandatoi Palin që të predikonte ndër judenjtë “që t'u çelësh sytë atyre dhe të kthehen nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe trashëgim midis të shenjtëruarve” (Veprat 26:18). Shpallja e ungjillit nga Pali, ai tha, se nuk u bë “me fjalë mbushamendëse nga urtësia njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë, që besimi juaj të mos qëndrojë në urtësinë e njerëzve, po në fuqinë e Perëndisë” (1 Kor. 2:4–5; kr. 2 Kor. 10:3–4). Nëse ne me të vërtetë besojmë në dëshminë e Shkrimit për ekzistencën dhe veprimtarinë e demonëve, dhe nëse ne me të vërtetë besojmë se “për këtë është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit” (1 Gjonit 3:8), atëherë do të dukej e përshtatshme që të pritnim se edhe sot, kur ungjilli i është shpallur jobesimtarëve, dhe kur lutje bëhen për besimtarët të cilat ndoshta janë vetëdijësuar për këtë dimension konflikti shpirtëror, do të ekzistojë një ngadhënjim i mirëfilltë dhe shpesh i atypëratyshëm mbi fuqinë e armikut. Ne duhet të presim që kjo gjë të ndodhë, ta mendojmë si një pjesë normale të punës së Krishtit në ndërtimin e mbretërisë s Tij dhe të bazohemi me Krishtin në fitoren e Tij në këtë gjë.
PYETJE PËR ZBATIM PERSONAL
1. Përpara se të lexonit këtë kapitull, a ke menduar ndonjëherë që pjesa më e madhe e veprimtarisë demonike është e kufizuar vetëm në kohën e Besëlidhjes së Re, apo në shoqëri të tjera nga ajo e jotja? Pas leximit të këtij kapitulli, a ka fusha të tjera në shoqërinë tënde ku ti mendon se mund të ketë ndikim demonik sot? A ndjen ndopak frikë kur mendon për mundësinë e përballjes me veprimtarinë demonike në jetën tënde apo në jetën e atyre që ke përreth? Çfarë thotë Bibla që do t’i jepte përgjigje specifike asaj ndjenje frike? A mendon se Zoti dëshiron që t’i ta ndjesh atë frikë (po qe se e ndjen)?
2. A ka ndonjë fushë mëkatimi në jetën tënde tani që mund t’i japë vend ndonjë veprimtarie demonike? Nëse po, çfarë do të donte Zoti që t’i të bëjë në lidhje me atë mëkat?
3. A ka raste kur ke patur fitore mbi disa forca demonike duke u folur në emrin e Jezusit? Si munden materialet në këtë kapitull të të ndihmojë të jesh më efikas në këtë lloj konflikti shpirtëror? Cilat janë rreziqet e të shfaqurit shumë interesuar apo përfshirje të tepruar në këtë lloj shërbese? Si mund të mbrohesh ndaj këtij interesimi të tepruar? Cila mendoni se qe procedura e Palit kur erdhi për të predikuar ungjillin qytet më qytet ku ai nuk ishte dëgjuar kurrë më përpara dhe ku kishte adhurim demonik? Si do mundet kisha sot të përfitojë nga shembulli i Palit?
TERMA TË VEÇANTË
pushtim nga demonët
i demonizuar
demonë
dallimi mes frymëve
ekzorcizëm
Satan
BIBLIOGRAFI
(Për një shpjegim të kësaj bibliografie, shiko shënimin tek bibliografia e kapitullit 1, f. 38. Të dhënat e plota bibliografike mund të gjenden në fq. 1223–1229.)
Seksione në Teologjitë Sistematike Ungjillore
1. Anglikane (Episkopaliane)
1882–1892 Litton, 129–136
2. Arminiane (Ueslejane apo Metodiste)
1892–1894 Miley, 1:539–540; 2:497–504
1940 Wiley, 1:476–477
1983 Carter, 2:1069–1997
3. Baptiste
1767 Gill, 1:435–440
1887 Boyce, 181–189
1907 Strong, 450–464
1917 Mullins, 279–280
1976–1983 Henry, 6:229–250
1983–1985 Erickson, 445–451
1987–1994 Lewis/Demarest, 2:257–263
4. Dispensacionale
1947 Chafer, 2:33–124
1949 Thiessen, 133–150
1986 Ryrie, 135–168
5. Luteriane
1917–1924 Pieper, 1:504–514
1934 Mueller, 202–204
6. E Reformuar (apo Presbiteriane)
1559 Calvin, 1:172–179 (1.14.13–19)
1724–1758 Edwards, 2:607–612
1861 Heppe, 201–219
1871–1873 Hodge, 1:643–648
1937–1966 Murray, CW 2:67–70
1938 Berkhof, 148–149
7. Ripërtëritëse (apo karizmatike/pentekostale)
1988–1992 Williams, 1:173, 224–236
Seksione në Teologjitë Sistematike Përfaqësuese të Katolicizmit Romak
1. Katolike Romake: Tradicionale
1955 Ott, 119–124
2. Katolike Romake: Pas-Vatikanit II
1980 McBrien, 1:329; 2:1105, 1153–1154
Vepra të tjera
Anderson, Neil. Thyesi i Zgjedhës (The Bondage Breaker). Eugene, Ore.: Harvest House, 1990.
_______. Fitore mbi Errësirën (Victory Over the Darkness). Ventura, Calif.: Regal, 1990.
Dickason, C. Fred. Engjëjt, të Zgjedhurit dhe e Keqja (Angels, Elect and Evil). Chicago: Moody, 1975.
_______. Pushtimi nga Demonët dhe i Krishteri: Një Pikëpamje e Re (Demon Possession and the Christian: A New Perspective). Westchester, Ill.: Crossway, 1991.
Green, Michael. Unë Besoj në Rënien e Satanit (I Believe in Satan’s Downfall). Grand Rapids: Eerdmans, 1981.
Lewis, C.S. Letrat e Skruteipit (The Screwtape Letters). New York: Macmillan, 1961.
MacMillan, John A. Autoriteti i Besimtarit: Një Përmbledhje e “Autoritetit të Besimtarit” dhe “Autoritetit të Ndërmjetësuesit në Lutje (The Authority of the Believer: A Compilation of “The Authority of the Believer” and “The Authority of the Intercessor.”) Harrisburg, Pa.: Christian Publications, 1980.
McClelland, S.E. “Demon, Pushtimi nga Demonët (Demon, Demon Possession).” Tek FTU (EDT) fq. 306–308.
Mallone, George. Të Armatosemi për Luftë Shpirtërore (Arming for Spiritual Warfare). Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1991.
Penn-Lewis, Jessie, me Evan Roberts. Luftë ndaj Shenjtorëve (War on the Saints). Botim i plotë. New York: Thomas E. Lowe, 1973.
Pentecost, Dwight. Armiku, Djalli (The Adversary, the Devil). Grand Rapids: Zondervan, 1969.
Twelftree, G.H. “Djalli dhe Demonët (Devil and Demons).” Tek FRT ([269]NDT) fq. 196–198.
Unger, M.F. “Satan (Satan).” Tek FRT (EDT) fq. 972–973.
_______. Demonët në Botën Sot: Një Studim i Okultizmit në Dritën e Fjalës së Perëndisë (Demons in the World Today: A Study of Occultism in the Light of God’s Word). Wheaton, Ill.: Tyndale, 1971.
Warner, Timothy M. Lufta Shpirtërore: Fitore mbi Fuqitë e Kësaj Bote të Errët (Spiritual Warfare: Victory Over the Powers of This Dark World). Wheaton, Ill.: Crossway, 1991.
Wright, Nigel. Sindroma Satan: Vënia në Vendin e Duhur të Fuqive të Errësirës (The Satan Syndrome: Putting the Power of Darkness In Its Place). Grand Rapids: Zondervan, 1990.
PASAZH NGA SHKRIMI PËR T’U MËSUAR PËRMENDËSH
“Jakobi” 4:7–8: Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush! Afrojuni Perëndisë dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart, o mëkatarë, dhe shenjtëroni zemrat, o njerëz me dy mendje.
HIMN
“I KRISHTERË, A I SHIKON? (CHRISTIAN, DOST THOU SEE THEM?)”
I krishterë, ata kanë hyrë tokë të shenjtë a i shikon,
Se si fuqitë e errësirës përreth teje tërbohen?
Kristian, ngrihu dhe goditi, fitimet për ty si humbje të jenë,
Me forcën që vjen nga Kryqi i shenjtë.
Kristian, a i ndjen, se si përbrenda punojnë,
Rreken, tundojnë, joshin, në mëkat të shtyjnë?
Kristian, kurrë mos u tut; kurrë mos u dekurajo;
Gatitu për betejë, rri syçelë, lutu dhe agjëro.
Kristian, a i dëgjon, se si me fjalë frikën duan të të shtijnë?
“Gjithnjë agjëron dhe vigjilon? Syçelë dhe lutesh gjithnjë?”
Kristian përgjigju me guxim: “Sa herë marr frymë, shpirti im lutet!”
Paqja do vijë pas betejës, nata në ditë do të shuhet.
Dëgjo fjalët e Jezusit: “O shërbëtori im i vërtetë;
Ti je shumë i lodhur, dikur ashtu isha i lodhur edhe Vetë;
Por pas këtij mundimi një ditë tërësisht i imi do të jesh,
Dhe fundi i pikëllimit do vijë kur pranë fronit Tim të vesh’.”
Autori: John Mason Neale, 1862
Himne alternative: “Ushtarë të Krishtit ngrihuni (Soldiers or Christ Arise)”; “Na pri o mbret i përjetshëm (Lead On, O King Eternal)” “Përpara, Ushtarë të Krishterë (Onward, Christian Soldiers).”
Faqe nga
[1]1. Unë jam mirënjohës për shumë komente ndihmuese në këtë kapitull, të bëra nga miq të cilët kanë një njohuri të specializuar rreth disa aspekteve të tij, veçanërisht Steve Figard, Doug Brandt, dhe Terry Mortenson.
[2]2. Kur ne themi se universi u krijua “nga hiçi,” është e rëndësishme që t’i ruhemi një keqkuptimi të mundshëm. Fjala asgjë nuk nënkupton ndonjë lloj ekzistence, siç e kanë kuptuar disa filozofë. Ne nënkuptojmë se Perëndia nuk përdori ndonjë material që ekzistonte edhe më parë kur Ai krijoi universin.
[3]3. Përkthimi në anglisht i Biblës, RSV me (“kështu që ajo që shikohet u bë nga gjëra që nuk shfaqen”) me sa duket thotë se Perëndia e bëri universin nga një lloj materieje e padukshme, por rendi i fjalëve në tekstin greqisht (μὴ ἐκ φαινομένων) tregon se fjala “nuk” e bën mohore frazën “nga gjëra që shfaqen.” Përkthimi që jep versioni RSV e paraqet sikur fjala “nuk” e bën mohore pjesoren “shfaqen,” por do të nevojitej të radhitej menjëherë përpara saj, me qëllim për ta bërë këtë. Shiko diskutimin tek Philip Hughes, Një Komentar mbi Letrën drejtuar Hebrenjve (A Commentary on the Epistle to the Hebrews) (Grand Rapids: Eerdmans, 1977), fq. 443–452.
[4]Rsv—Versioni i Biblës në anglisht, i titulluar Revised Standard Version
[5]4. Shiko C.E.B. Cranfield, Një Komentar Kritik dhe Ekzegjezik i Letrës Drejtuar Romakëve (A Critical and Exegetical Commentary on the Epistle to the Romans) ICC, vol. 1 (Edinburgh: T. & T. Clark, 1975), f. 244: Greqisht ὡς (G6055) si shprehëse e pasojës.
[6]Mg.—margjina apo shënimet anash faqes
[7]5. Shiko seksionin C më poshtë (fq. 271–272) mbi qëllimin e Perëndisë për krijimin.
[8]6. Fjala e përkthyer “ushtri” (Heb. צָבָא, H7372) përdoret nganjëherë për t’iu referuar planetëve dhe yjeve (L. i P. 4:19; Isa. 34:4; 40:26), por asnjë prej shembujve të cituar tek BDB, f. 839 (1.c) nuk flet për yjet që adhurojnë Perëndinë, ndërsa pjesa më e madhe flasin për trupat qiellorë si “ushtria e qiejve” të cilat në mënyrë të gabuar adhurohen nga paganët (L. i P. 17:3; 2 Mbret. 17:16; 21:3; Jer. 8:2; etj.).
[9]7. Pavarësisht kësaj deklarate të thënë shkoqur tek “Zan.” 2:7, Derek Kidner (i cili ka një pikëpamje rreh vërtetësisë së Shkrimit e cila është e përputhshme me atë të mbrojtur në këtë libër), mbron mundësinë e zhvillimit evolucionar të një linje të gjatë krijesash para Adamit në një tek i cili Perëndia në fund “fryu frymë njerëzore” (“Zanafilla”: Një Hyrje dhe Komentar (Genesis: An Introduction and Commentary) TOTC [London and Chicago: InterVarsity Press, 1967], f. 28). Por pastaj ai pohon një krijim më vete të Evës (f. 29).
[10]8. Kidner, “Zanafilla” (Genesis) f. 57.
[11]9. Shiko f. 169.
[12]10. Shiko kapitullin 30, fq. 637–656, mbi veprën e Frymës së Shenjtë.
[13]11. Shiko kapitullin 7, fq. 119–123, për një diskutim të domosdoshmërisë së Shkrimit, nëse duam ta interpretojmë siç duhet krijimin.
[14]12. Shiko diskutimin e pavarësisë së Perëndisë në kapitullin 11, fq. 160–163.
[15]13. Shiko diskutimin në kapitullin 11, fq. 158–160, rreth mënyrave në të cilat i tërë krijimi zbulon aspekte të ndryshme të karakterit të Perëndisë.
[16]14. Shiko August J. Kling, “Njerëz të Shkencës/Njerëz të besimit (Men of Science/ Men of Faith),” HIS Maj 1976, fq. 26–31, për një pasqyrë të shkurtër të jetës dhe veprës së një sërë shkencëtarësh të tillë.
[17]15. Për një analizë të një mase gjithnjë e më të madhe provash shkencore që dëshmojnë kundër evolucionit, shikoni veçanërisht librat e shkruar nga Michael Denton dhe Philp E. Johnson cituar në bibliografinë e këtij kapitullit dhe të diskutuara në faqet 280–284 më poshtë.
[18]16. Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1975.
[19]17. Po aty, fq. 25–33.
[20]18. Shiko diskutimin në kapitullin 4, fq. 83–84, në marrëdhënien mes Shkrimit dhe zbulesës natyrore.
[21]19. Shiko fq. 279–287 më poshtë për një diskutim të evolucionit darvinian.
[22]20. Nuk kemi përse të këmbëngulim që fjala hebraike מִין (H4786, “lloj”) i korrespondon ekzaktësisht kategorisë biologjike “specie,” sepse kjo e fundit është thjesht një mënyrë moderne e klasifikimit të gjallesave të ndryshme. Megjithëkëtë, kjo fjalë hebraike duket vërtetë se nënkupton një specifikim të ngushtë të llojeve të ndryshme të gjallesave. Ajo përdoret për shembull për të folur për disa lloje shumë specifike kafshësh që i pjellin të vegjlit e tyre dhe të cilat dallohen sipas “llojit” të tyre. Shkrimi flet për “qiftin dhe çdo lloj fajkoi,” “çdo lloj korbi,” “çdo lloj krahathati,” “çdo lloj çafke,” dhe “çdo lloj karkaleci” (Lev. 11:14, 15, 16, 19, 22). Kafshët e tjera të cilat ekzistojnë sipas një “lloji” individual janë bulku, karkaleci, akridi, qifti, pulëbardha, dhe lejleku (Lev. 11:22, 29; L. i P. 14:13, 14, 15, 18). Këto janë lloje shumë specifike kafshësh, dhe Perëndia i krijoi ato në mënyrë që ato të riprodhoheshin vetëm sipas “llojeve” të tyre. Duket se kjo gjë do të lejonte vetëm për diversifikimin përbrenda secilit prej këtyre llojeve të kafshëve (fajkuat më të mëdhenj apo më të vegjël, fajkonjtë me ngjyra të ndryshme dhe me forma të ndryshme sqepi, etj.), por padyshim jo ndonjë ndryshim “makroevolucionar” në një lloj tërësisht ndryshe zogjsh. (Frair dhe Davis, Çështja e Krijimit (A Case for Creation) f. 129, mendojnë se “lloji” mund t’i korrespondojë familjes apo rendit që kuptojmë ne sot, ose përndryshe me asnjë të barasvlershëm të shekullit të njëzetë të kësaj fjale.)
[23]21. Vini re frazën: “Këto janë origjina e” që hap seksione të njëpasnjëshme në tregimin e “Zanafillës” tek “Zan.” 2:4 (qiejt dhe toka); 5:1 (Adami); 6:9 (Noa); 10:1 (djemtë e Noas); 11:10 (Shemi); 11:27 (Terahut, babai i Abrahamit); 25:12 (Ismaelit); 25:19 (Isaku); 36:1 (Esau); dhe 37:2 (Jakobi). Përkthimi i kësaj fraze mund të variojë në versione të ndryshme në anglisht, por shprehja hebraike është e njëjta dhe në kuptimin e drejtpërdrejtë thotë: “Këto janë brezat e. . . .” Me anë të kësaj figure letrare, autori ka nisur seksione të ndryshme të tregimit të tij historik, duke e lidhur të tërë atë me një plotësi të unifikuar, dhe duke treguar se ajo duhet kuptuar si shkrim i historisë i të njëjtit soj përgjatë gjithë kohës. Nëse autori ka për qëllim që ne ta kuptojmë Abrahamin, Isakun dhe Jakobin si figura historike, atëherë ai gjithashtu ka për qëllim që ne ta kuptojmë Adamin dhe Evësn si figura historike gjithashtu.
[24]22. Davis A. Young, Krijimi dhe Përmbytja: Një Alternativë ndaj Gjeologjisë së përmbytjes dhe Evolucionit Teistik (Creation and the Flood: An Alternative to Flood Geology and Theistic Evolution) (Grand Rapids: Baker, 1977), f. 38. Young-u përfshin një diskutim të pikëpamjeve të Richard H. Bube, një nga ithtarët më me zë të evolucionit teistik sot (fq. 33–35).
[25]23. Berkhof, Teologji Sistematike (Systematic Theology) fq. 139–140.
[26]24. Philp E. Johnson, Darvini përpara Gjyqit (Darwin on Trial) (Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1991), vë në dukje që disa studime shpesh të deklaruara si prova të evolucionit, janë në fakt thjesht dallime të përkohshme të popullsisë pa ndryshim gjenetik. Për shembull, ai përmend vëzhgimin e Kettlewell-it për “melanizmin (nxirjen e lëkurës) industrial” tek fluturat e buta të natës, tek e cila ngjyra mbizotëruese ndryshoi nga e bardhë në të zezë dhe nga e zezë në të bardhë përsëri kur gjethet e pemëve kishin ngjyra të çelëta, pastaj të mbuluara me blozë prej ndotjes, pastaj përsëri me ngjyrë të çelët kur ndotja pushoi. Por në fund të secilës fazë, ishin të pranishme edhe fluturat të zeza edhe ato të bardha, paçka se në proporcione të ndryshme (fluturat të cilat nuk ishin me ngjyrë të përafërt me ngjyrën e gjethes, dalloheshin dhe gllabëroheshin më lehtësisht nga grabitqarët. Asnjë ndryshim evolucionar nuk kishte ndodhur aspak, sepse si fluturat e bardha ashtu edhe ato të zezat, vazhdonin të ishin flutura, njëlloj siç edhe kuajt e zinj dhe të bardhë janë gjithsesi kuaj. Faktikisht, fluturat funksionuan në atë mënyrë që ruante identitetin e tyre gjenetik në rrethana të ndryshueshme, pa evoluar e pa u zhdukur (shiko fq. 26–28, 160–161).
[27]25. Wayne Frair dhe Percival Davis, Argumente për Krijimin (A Case for Creation) (Norcross, Ga.: CRS Books, 1983), f. 25.
[28]26. Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1991.
[29]27. Johnson, fq. 15–20 (citim nga f. 18). Johnson vëren se në disa raste janë prodhuar “specie” të reja, në kuptimin e një pjese të popullsisë e cila është në gjendje që të kryqëzohet me një pjesë tjetër: kjo ka ndodhur me mizat e frutave dhe me disa hibride bimore (f. 19). Por paçka se të paafta për t’u kryqëzuar me disa lloje të tjera mizash frutash, mizat e reja të frutave, janë gjithsesi miza frytesh e jo ndonjë lloj i ri krijese: madhësia e variacionit për të cilën është e aftë miza e futave, është e kufizuar në mënyrë të brendaqenësishme nga gama e larmishmërisë në bagazhin gjenetik të saj.
[30]28. Johnson-i vëren (fq. 29–30) që darvinistët madje kanë treguar për karakteristika dukshëm disavantazhuese duke treguar për pleiotropinë, që është ideja që një sërë ndryshimesh gjenetike mund të ndodhin njëherësh, kështu që ato negativet dalin bashkë me pozitivet. Mbi këtë bazë, asnjë karakteristikë ekzistuese në cilëndo kafshë nuk mund të citohet si argument për të hedhur poshtë deklaratën që më i forti mbijeton, sepse kjo kthehet në fakt në një deklaratë sipas të cilës, ata që kanë mbijetuar, kanë mbijetuar. Por atëherë, nga ta dimë ne që mbijetesa e më të fortit ka qenë mekanizmi që ka çuar në larminë e tanishme të formave të jetës?
[31]29. Johnson nuk thotë që të tërë evolucionistët argumentojnë në këtë linjë, por ai citon një sërë të tillësh që ndjekin këtë linjë (fq. 20–23).
[32]30. Johnson, fq. 32–44.
[33]31. Robert E. Kofahl dhe Kelly L. Segraves, Shpjegimi nga Krijimi: Një Alternativë Shkencore e Evolucionit (The Creation Explanation: A Scientific Alternative to Evolution) (Wheaton, Ill.: Harold Shaw, 1975). Ky libër është një përmbledhje mahnitëse e provave shkencore që favorizojnë krijimin nëpërmjet një projekti inteligjent.
[34]32. Kofahl dhe Segraves, Shpjegimi i Krijimit (The Creation Explanation) fq. 2–3. Ata paraqesin edhe shumë shembuj të tjerë të ngjashëm.
[35]33. Johnson, fq. 73–85, diskuton dy shembujt nganjëherë të marrë nga ndoshta 100 milion fosile që janë zbuluar, Arkaepteriksi (një zog me disa karakteristika që i përngjajnë reptilëve), dhe disa shembuj të ngjashëm me majmunët që mendohet se janë hominidë paranjerëzorë. Arkaepterksi është gjithsesi shumë si zog, jo një i afërm me reptilët, dhe studimet e karakteristikave të fosileve të supozuara paranjerëzore, përfshijnë sasi të mëdha spekulimesh subjektive, gjë që ka çuar në dallime të forta mes mendimeve të ekspertëve që i kanë shqyrtuar ato.
Një diskutim i dobishëm i hendeqeve që mbeten në të dhënat fosile, gjendet tek Frair dhe Davis, Argumentet për Krijimin (A Case for Creation) fq. 55–65. Ata vërejnë se vazhdimi i zbulimit dhe klasifikimit të fosileve që prej kohës së Darvinit, ka rezultuar në faktin që “në tërësi, mosvazhdimësitë janë theksuar me vazhdimin e mbledhjes së fosileve. Duket se ka pak mëdyshje që këto hendekë janë realë, dhe duket gjithnjë e më me pak gjasa që ato do të mbushen ndonjëherë” (f. 57).
[36]34. Johnson, f. 50, dukshëm citon një kumtesë nga Gould dhe Niles Eldredge, “Prishja e Ekuilibrit, Një Alternativë ndaj Gradualizmit Filetik (Punctuated Equilibria, an Alternative to Phyletic Gradualism),” printuar si shtojcë e librit të Eldredge-it, Kuadret Kohore (Time Frames) (Johnson, f. 167).
[37]35. Kjo pikëpamje quhet “ekuilibër i prishur,” që do të thotë se ekuilibri i zakonshëm i botës natyrore, qe ndërprerë me raste (i prishur) nga shfaqja e papritur e formave të reja të jetës.
[38]36. Bethesda, Md.: Adler and Adler, 1986.
[39]37. Denton, f. 345. Një analizë e mëparshme e evolucionit nga një biolog i respektuar britanik i cili është vetë një evolucionarit, është G.A. Kerkut, Nënkuptimet e Evolucionit (Implications of Evolution) (New York: Pergamon, 1960). Ky është një studim shumë teknik që tregon për një sërë vështirësish që ende mbeten në teorinë e evolucionit.
[40]38. Johnson, fq. 86–99.
[41]39. Gleason L. Archer, Encikolopedia e Vështirësive të Biblës (Encyclopedia of Bible Difficulties) f. 57.
[42]40. Johnson, f. 104, citim ndaj Fred Hoyle. Në fakt, mund të debatohet që 747 ka më tepër gjasa të ndodhë rastësisht, për shkak se projektuesit inteligjentë njerëzorë kanë qenë në gjendje ta bëjnë një 747, por ata nuk kanë gjendje të bëjnë një qelizë të gjallë.
[43]41. Kofahl dhe Segraves, Shpjegimi nga Krijimi (The Creation Explanation) fq. 99–100.
[44]42. Po aty., f. 101, duke cituar nga Harold J. Morowitz, Rrjedha e Energjisë në Biologji (Energy Flow in Biology) (New York: Academic Press, 1968), f. 99. Studimi klasik i mungesës matematike të gjasave në favor të evolucionit tek P.S. Moorehead dhe M.M. Kaplan, red., Sfida Matematikore ndaj Interpretimit Neo-Darvinian të Evolucionit (Mathematical Challenges to the Neo-Darwinian Interpretation of Evolution) (Philadelphia: The Wistar Institute Symposium Monograph, no. 5, 1967). Shiko gjithashtu artikullin “Herezia në Hollet e Biologjisë: Matematicienët Vënë në Pikëpyetje Darvinizmin (Heresy in the Halls of Biology: Mathematicians Question Darwinism),” Scientific Research (November 1987), fq. 59–66, dhe I.L. Cohen, Darvini e Kishte Gabim – Një Studim rreth Probabiliteteve (Darwin Was Wrong—A Study in Probabilities) (Greenvale, N.Y.: New Research Publications, 1984).
[45]43. Koha (Time) 10 Shtator, 1973, f. 53, përmbledhje e artikullit “Panspermia e Drejtuar (Directed Panspermia),” nga F.H.C. Crick dhe L.E. Orgel tek Icarus (Icarus) 19 (1973): 341–346.
[46]44. Shiko NIDCC f. 283.
[47]45. Kjo “teori hendeku” është dhënë si një interpretim i mundshëm i “Zan.” 1:1–2 tek The New Scofield Reference Bible (Oxford: Oxford University Press, 1967), Tek shënimet ndaj “Zan.” 1:2 dhe “Isa.” 45:18. Ajo mbetet gjithashtu e hasur rëndom në një pjesë të mirë të një lloj mësimi të përhapur të Biblës. Një mbrojtje e zgjeruar e kësaj teorie, gjendet tek Arthur C. Custance, Pa Formë dhe e Zbrazët: Një Studim i Kuptimit të “Zanafillës” 1:2 (Without Form and Void: A Study of the Meaning of Genesis 1:2) (Brockville, Ontario: Doorway Papers, 1970). Një kritikë e zgjeruar gjendet tek Weston W. Fields, E Paformuar dhe e Pambushur (Unformed and Unfilled) (Nutley, N.J.: Presbyterian and Reformed, 1976). Një kritikë thelbësore e argumenteve leksikë dhe gramatikë e përdorur në teorinë e hendekut, gjendet gjithashtu tek Oswald T. Allis, Perëndia Foli Përmes Moisiut (God Spake by Moses) (Philadelphia: Presbyterian and Reformed, 1951), fq. 153–159.
Disa lexues mund të pyesin veten përse e kam klasifikuar këtë pikëpamje krahas pikëpamjeve shekullare dhe evolucionit teistik, si një teori e cila duket “qartësisht e papërputhshme me mësimet e Shkrimit.” Më duhet të vërej këtu se po e bëj këtë vetëm për shkak se argumentet për këtë pozitë, mua më duket se janë të bazuara në interpretime tejet të pagjasa të tekstit biblik dhe unë nuk dua të nënkuptoj me këtë që ata të cilët mbajnë anën e teorisë së hendekut, janë jobesimtarë, apo që ata janë si shumë evolucionistë teisikë të cilët mendojnë se Bibla nuk mund të na mësojë rreth shkencës. Përkundrazi, përkrahësit e teorisë së hendekut, kanë qenë në mënyrë uniforme besimtarë të vërtetësisë tërësore të Shkrimit për çfarëdo teme që ai flet.
[48]46. Fjala e dytë, בֹּהוּ, H983, “zbrazëtisë,” haset vetëm dy herë të tjera në Shkrim (Isa. 34:11; Jer. 4:23), ku që të dyja paraqesin toka të shkretuara të cilat kanë përjetuar gjykimin e Perëndisë. Por, fjala e parë, תֹּהוּ, H9332, që mund të ketë kuptimin “pa formë, pështjellim, irealitet, zbrazëti” (BDB p. 1062), shfaqet edhe nëntëmbëdhjetë herë të tjera, nganjëherë për t’iu referuar një vendi të shkretuar si pasojë e gjykimit (Isa. 34:11 dhe Jer. 4:23, të dyja me בֹּהוּ, H983), dhe nganjëherë thjesht për t’iu referuar një vendi të zbrazët, pa nënkuptuar ndonjë ide të të keqes apo gjykimit të lidhur me këtë (Jobi 26:7, i “hapësirës” mbi të cilën Perëndia shtrin veriun, paralel me “hiçgjënë”, në të cilën Ai var botën; gjithashtu “L. i P.” 32:10; “Jobi” 12:24; “Ps.” 107:40). Kuptimi i fjalës “i pabanueshëm,” është veçanërisht me vend tek “Isa.” 45:18, ku flitet për krijimin e botës nga Perëndia: “Ai nuk e krijoi atë për të qenë e zbrazur [תֹּהוּ, H9332], por e formoi që të ishte e banuar”. (Fakti që Perëndia nuk e krijoi botën që të ishte e “pa trajtë” por “e ka formuar që të banohej” [Isa. 45:18] tregon për veprën e përfunduar të krijimit që Perëndia kreu, dhe nuk mohon që ajo qe “pa trajtë, e zbrazët” në fazat më të para të krijimit.)
[49]47. Shiko një diskutim më të plotë të boshllëqeve tek gjenealogjitë, tek Francis Schaeffer, Pa Konflikt Përfundimtar (No Final Conflict) fq. 37–43.
[50]48. Versioni në anglisht i Biblës, NIV e përkthen këtë varg kështu: “Shubaeli, pasardhës i Gershomit,” por kjo është thjesht një interpretim, sepse teksti hebraik thjesht thotë fjalën בֵּן, H1201, “bir.” Nuk duhet kundërshtuar me arsyetimin që Gershoni mund të ketë jetuar mbi 500 vjet, sepse jetëgjatësi të këtyre përmasave nuk hasen pas përmbytjes (shiko “Zan.” 6:3); në fakt, Abrahamit iu dha me anë të një mrekullie një bir kur vetë ishte pothuajse 100 vjeç (kr. Rom. 4:19; Heb. 11:12); dhe Moisiu, shumë kohë përpara Davidit apo Salomonit, e llogariste jetën e një njeriu si 70 apo 80 vjeçare: “Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë” (Psa. 90:10).
[51]49. Shiko “Kronologjia e Besëlidhjes së Vjetër (Chronology of the Old Testament)” tek IBD veç. fq. 268–270.
[52]50. Kjo tabelë u morr nga Frair dhe Davis, Argumente për Krijimin (A Case for Creation) fq. 122–126, dhe Karl W. Butzer, “Njerëzit Prehistorikë (Prehistoric People),” tek Libri i Enciklopedisë së Botës (World Book Encyclopedia) (Chicago: World Book, 1974), 15:666–674.
[53]51. Kofahl dhe Segraves, Shpjegimi i Krijimit (The Creation Explanation) f. 207.
[54]52. Dy diskutime të dobishme për paraardhësit e ndryshëm të propozuar njerëzorë, gjenden tek Frair dhe Davis, Çështja e Krijimit (A Case for Creation) fq. 122–126, dhe Davis A. Young, Krijimi dhe Përmbytja (Creation and the Flood) fq. 146–155. Frair dhe Davis mendojnë se njeriu i Neandertalit ishte “tërësisht njerëzor” paçka se “i veçantë nga ana e racës” (f. 125).
[55]53. Philip Johnson vëren që një histori e kohëve të fundit që ka marrë mbështetje nga një sërë biologësh molekular, është që të tërë njerëzit e kanë prejardhjen nga një “Evë mitokondrike” e cila jetoi në Afrikë më pak se 200,000 vjet më parë Darvini Para Gjyqit (Darwin on Trial) fq. 83, 177–178).
[56]niv—Versioni i Biblës në anglisht i titulluar: New International Version
[57]54. Mbrojtësit e një dite njëzetekatër orëshe, mund të japin skenarë me anë të të cilëve Adami u vuri emra vetëm llojeve përfaqësuese të kafshëve, apo se ai i emërtoi ato me shpejtësi, pa vërejtur veprimtaritë apo aftësitë e tyre, por që të dyja këto sugjerime janë interpretime me shumë më pak gjasa, kur kihet parasysh rëndësia që i vihet vënies së emrit në Besëlidhjen e Vjetër.
[58]55. Këtu jam duke supozuar që Moisiu shkroi edhe “Zanafillën” edhe “Eksodin”, dhe se lexuesit e parë ishin populli i Izraelit në shkretëtirë, rreth vitit 1440 para K.
[59]56. Në fakt, shprehja “dhe u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes” nuk përdoret kurrë gjetiu në Besëlidhjen e Vjetër hebraike, kështu që nuk mund të thuhet se është një shprehje e zakonshme e përdorur për të treguar një ditë normale.
[60]57. Teksti hebraik nuk thotë “që ditët e tua të jenë të shumta (Heb. רַב, H8041)” që është një shprehje e zakonshme hebraike (Zan. 21:34; 37:34; Eks. 2:23; Num. 9:19; etj.), por “që ditët e tua të jenë të gjata “ (Heb. אָרַךְ, H799, “të gjata,” e përdorur gjithashtu si gjatësi fizike tek “1 Mbretërit” 8:8; “Ps.” 129:3; “Isa.” 54:2 [“zgjati litarët e tu”]; “Ezek.” 31:5).
[61]58. Një variacion i kësaj pikëpamjeje do të thoshte se gjashtë ditët ishin gjashtë ditë njëzetekatër orëshe, por nga njëra ditë në tjetrën, kanë kaluar me miliona vjet. Kjo padyshim që është e mundshme, por vështirësia me këtë pikëpamje është se ajo duket se importon “hendeqe” mes tërë ditëve thjesht për të shpjeguar kësisoj kronologjinë shkencore, pa prova të qarta në tekst për ta mbështetur atë. Kjo pikëpamje mbrohet nga Robert C. Newman dhe Herman J. Eckelmann, i Riu, “Zanafilla” Një dhe Origjina e Tokës (Genesis One and the Origin of the Earth) (Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1977).
[62]59. Grand Rapids: Zondervan, 1982, fq. 13–67.
[63]60. Krishterimi dhe Mosha e Tokës (Christianity and the Age of the Earth) f. 63; shiko gjithashtu diskutimin e detajuar në fq. 93–116, si dhe Krijimi dhe Përmbytja (Creation and the Flood) fq. 185–193.
[64]61. Shiko Krijimi dhe Përmbytja (Creation and the Flood) fq. 171–210, për këto shembuj. Një lëvizje kontinentale prej 2 cm. në vit x 20,000 vjet = 40,000 cm. apo 400 m. (rreth 437 yd. apo +1/4 milje). Kjo distancë si zor se shpjegon distancën e tanishme mes Amerikës së Jugut dhe Afrikës.
[65]62. Krishterimi dhe Mosha e Tokës (Christianity and the Age of the Earth) fq. 84–86. Gumat koralore nuk janë formuar nga presioni i jashtëzakonshëm i ushtruar nga një përmbytje, por nga krijesa të vogla detare (të quajtura polyps koralore) të cilat lidhen me njëra tjetrën dhe ndërtojnë formacione shumëngjyrëshe gëlqerore duke thithur karbonatin e kalciumit nga uji i detit dhe duke e depozituar atë përreth gjysmës së poshtme të trupit të tyre. Kur këto gjallesa ngordhin, “skeletet” e tyre prej gëlqerori mbeten, dhe gjatë dhjetëra mijëra vjetësh, guma të stërmëdha koralore formohen për pasojë. Kjo mund të ndodhë vetëm në ujëra më të ngrohtë se 18ø C (65ø F) dhe në ujë aq të pastër e të cektë që të bëjë të mundur që fotosinteza të ndodhë tek algat që i duhen poliptit koralor për të prodhuar skeletin e vet. (Shiko Robert D. Barnes, “Koralet (Coral),” tek Libri i Enciklopedisë së Botës (World Book Encyclopedia) [Chicago: World Book, 1983], 4:828.)
[66]63. Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1977, fq. 15–34, 89–103. Ata tregojnë se gjatësia e kohës së kërkuar për dritën që të arrijë tokën, nuk është e vetmja provë astronomike për një univers shumë të vjetër: matjet e lëvizjeve të yjeve tregojnë se universi me sa duket ka mbi 15 miliard vjet që zgjerohet; radiacioni i sfondit në univers jep gjithashtu një moshë të ngjashme. Edhe lloji i dritës që vjen nga disa yje të caktuar, tregon se shumë yje kanë një moshë të përputhshme me këtë përllogaritje. Ithtarët e teorisë e tokës së re (shiko më poshtë) mund të thonë se Perëndia i krijoi në vend rrezet e dritës, në mënyrë që Adami dhe Eva të mund të shikonin yjet, por është shumë e vështirë kështu që të shpjegosh arsyen përse Perëndia do të krijonte këto prova të tjera kaq të përputhshme me një univers rreth 15 miliard vjeçar.
[67]64. Sigurisht, hipotezat e sotme shkencore të këtyre sekuencave, mund të jenë të pasakta.
[68]65. Folja e dytë nënkuptohet nga kundrinori i drejtë por nuk është e shprehur në tekstin hebraisht; po të shprehej, ajo do të ishte në të njëjtën formë me foljen e parë të fjalisë.
[69]66. Çështja e pjalmimit pa zogj dhe insekte, mbetet një pikë e vështirë për sa i takon vlefshmërisë së kësaj pikëpamjeje, paçka se duhet vërejtur se edhe sot, shumë bimë janë vetë-pjalmuese apo të ndër-pjalmuara nga era, dhe ne nuk mund të jemi të sigurt që pjalmimi nga insektet fluturakë ishte domosdoshmëri edhe përpara rënies në mëkat përpara se krijimi të përfundonte. Po kështu, nevoja për disa zogj që jetojnë duke u ushqyer me insekte zvarranike, është një tjetër pikë e vështirë, por ka mundësi që përpara rënies në mëkat ato të ushqeheshin vetëm me bimë dhe fara.
[70]67. Tabela vijuese është marrë nga The NIV Study Bible red. nga Kenneth Barker etj. (Grand Rapids: Zondervan, 1985), f. 6 (shënimi ndaj “Zan.” 1:11). Një mbrojtje e fortë ndaj pikëpamjes së “strukturës” gjendet tek Henri Blocher, Në Fillim: Kapitujt Hyrës të “Zanafillës” (In the Beginning: The Opening Chapters of Genesis) përkth. nga David G. Preston (Leicester: Inter-Varsity Press, 1984), fq. 49–59. Blocher përmend një sërë studiuesish të tjerë ungjillorë të cilët mbajnë këtë pozitë të cilën ai e quan “interpretimi strukturor”: N.H. Ridderbos, Bernard Ramm, Meredith G. Kline, D.F. Payne, dhe J.A. Thompson. Kjo pikëpamje “strukturore” është quajtur pikëpamja e “ditës figurative” tek Millard Erickson, Teologjia Kristiane (Christian Theology) f. 381.
[71]68. Kjo pikëpamje e strukturës mbrohet gjithashtu nga Ronald Youngblood, Si Filloi Gjithçka (How It All Began) (Ventura, Calif.: Regal, 1980), fq. 25–33.
[72]69. Henri Blocher, Në Fillim (In the Beginning) f. 52.
[73]70. Po aty, f. 50.
[74]kjv—King James Version (Versioni i Autorizuar)
[75]71. Për një diskutim të mëtejshëm mbi “Zan.” 2:5, shiko Meredith G. Kline, “Sepse nuk Kishte Rënë Shi (Because It Had Not Rained),” WTJ 20 (1957–1958): 146–157; dhe si përgjigje, Derek Kidner, “Zanafilla” 2:5, 6: E Lagur apo e Thatë?” (“Genesis 2:5, 6: Wet or Dry?”) TB 17 (1966): 109–114.
[76]72. D. Kidner, Zanafilla: Prezantim dhe Komentar (Genesis: An Introduction and Commentary) TOTC (Chicago: InterVarsity Press, 1967), fq. 54–55.
[77]73. Në sërë argumentesh shkencorë tregonin për nga një tokë e re (rreth 10,000–20,000 vjeçare) janë dhënë tek Henry M. Morris, red., Kreacionizmi Shkencor (Scientific Creationism) (San Diego, Calif.: Creation-Life, 1974), veç. fq. 131–169; gjithashtu Kofahl dhe Segraves, Shpjegimi i Krijimit (The Creation Explanation) fq. 181–213.
Një përgjigje ndaj pjesës më të madhe të këtyre argumenteve, nga një pikëpamje e “tokës së vjetër”, jepet nga Davis A. Young tek Krishterimi dhe Mosha e Tokës (Christianity and the Age of the Earth) fq. 71–131, dhe veçanërisht si përgjigje ndaj “gjeologjisë së përmbytjes,” tek Krijimi dhe Përmbytja (Creation and the Flood) fq. 171–213. Një libër tjetër, Shkenca e Mbajtur Peng: Çfarë nuk Shkon me Shkencën e Krijimit dhe Evolucionizmin (Science Held Hostage: What’s Wrong With Creation Science and Evolutionism) nga Howard J. Van Till, Davis A. Young, dhe Clarence Menninga (Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1988), ngre kundërshtime serioze ndaj vlerësimit si dhe përdorimit të materialeve të hulumtimeve shkencore nga disa mbrojtës të shquar të teorisë së tokës së re (shiko fq. 45–125). Një përgjigje paraprake për tokën e re ndaj argumenteve të Young-ut, gjendet në një pamfletë tridhjetekatër faqesh shkruar nga Henry M. Morris dhe John D. Morris, Shkenca, Shkrimi dhe Toka e Re (Science, Scripture, and the Young Earth) (El Cajon, Calif.: Institute for Creation Research, 1989).
[78]74. Millard Erickson, Teologji e Krishterë (Christian Theology) f. 382.
[79]75. Duhet vërejtur se mbrojtësit e idesë së një toke të vjetër duhet të përfytyrojnë Perëndinë që flet tek “Zan.” 1:31 tek thotë që edhe fosilet e lashtë ishin krijuar “shumë të mirë.” Ky nuk është një kundërshtim vendimtar nëse vdekja e kafshëve përpara rënies nuk do të vinte si rezultat i mëkatit, por gjithsesi është një argument i vështirë për t’u kapërcyer. Vetëm përkrahësit e gjeologjisë së përmbytjes (shiko më poshtë) do të thoshin se tek “Zan.” 1:31) nuk ekzistonin fosile, por ato u depozituan krejt papritur nga përmbytja tek “Zan.” 6-9. Kjo ndoshta është një arsye në favor të pozitës së gjeologjisë së përmbytjes.
[80]76. Shiko Henry M. Morris dhe John C. Whitcomb, Përmbytja e “Zanafillës” (The Genesis Flood) (Philadelphia: Presbyterian and Reformed, 1961); John C. Whitcomb, Bota që u Zhduk (The World That Perished) (Grand Rapids: Baker, 1988); Stephen A. Austin, Katastrofat në Historinë e Botës (Catastrophes in Earth History) (El Cajon, Calif.: Institute for Creation Research, 1984). Studimet e tjera nga mbrojtësit e gjenealogjisë së përmbytjes, janë botuar tek CRSQ paçka se kurrsesi nuk mund të thuhet që të tërë artikujt në atë gazetë mbrojnë pikëpamjen e gjeologjisë së përmbytjes, e as se të tërë pjesëtarët e Shoqërisë së Hulumtimit të Krijimit përkrahin gjeologjinë e përmbytjes.
[81]77. Argumentet kundër gjeologjisë së përmbytjes janë renditur nga një ungjillor i cili është gjithashtu një gjeolog profesionist; shiko Davis A. Young, Krijimi dhe Përmbytja: Një Alternativë për Gjeologjinë e Përmbytjes dhe Evolucionin Teist (Creation and the Flood: An Alternative to Flood Geology and Theistic Evolution) dhe Krishterimi dhe Mosha e Tokës (Christianity and the Age of the Earth.)
[82]78. Krijimi dhe Përmbytja (Creation and the Flood) f. 89.
[83]79. Frair dhe Davis, Një Çështje për Krijimin (A Case for Creation) fq. 135–140, ka shumë sfida specifike praktike ndaj shkencëtarëve të cilët besojnë në krijim, që të merren me lloje specifike hulumtimesh shkencore kaq shumë të nevojshme.
[84]FRT (NDT)—Fjalori i Ri i Teologjisë (New Dictionary of Theology). S.B. Ferguson, D.F. Wright, J.I. Packer, red. Leicester and Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1988.
[85]red.—redaktuar nga,
[86]1. Paçka se filozofët mund të përdorin termin determinizëm (apo determinizëm i butë) për të kategorizuar pozitën të cilën unë mbroj në këtë kapitull, unë nuk e përdor atë term për shkak se ai keqkuptohet shumë lehtë në anglishten e përditshme: (1) Ai sugjeron një sistem në të cilin zgjedhjet njerëzore nuk janë reale, dhe nuk sjellin ndryshim në rezultatin e ngjarjeve; dhe (2) ai sugjeron një sistem në të cilin, shkaku përfundimtar i ngjarjeve, është një univers mekanik e jo një Perëndi i mençur dhe vetor. Për më tepër, (3) ajo lejon fare lehtë që kritikët ta grupojnë pikëpamjen biblike me sistemet jo të krishtera deterministe dhe të mjegullojë dallimet midis tyre.
Pikëpamja e evokuar në këtë kapitull, nganjëherë është quajtur gjithashtu “përputhshmëri,” për shkak se sipas saj, sovraniteti hyjnor është i përputhshëm me rëndësinë e njerëzve dhe zgjedhjet reale njerëzore. Unë nuk kam kundërshtim ndaj nuancave të këtij termi, por kam vendosur të mos e përdor, për shkak se (1) Dua të shmang përhapjen e termave teknikë në studimin e teologjisë, dhe (2) më duket e preferueshme që ta quaj pozicionin tim, një pikëpamje tradicionale e Reformuar për sa i takon provanisë së Perëndisë, dhe për rrjedhojë ta vë veten përbrenda një tradite teologjike të kuptuar gjerësisht të prezantuar nga John Calvin si dhe teologë sistematikë të tjerë të renditur në kategorinë e “Reformuar” në fund të këtij kapitulli.
[87]nasb—Versioni në anglisht i Biblës, i quajtur: New American Standard Bible
[88]mg.—Shënime në margjinë apo thënë ndryshe, në anë të faqes
[89]2. Është e vërtetë që “Pred.” 9:11 thotë se: “vrapimi nuk fitohet nga i shpejti, as beteja nga të fortët; as buka nuk u shkon të urtëve, as pasuritë njerëzve të zgjuar, as favori të shkathtëve, por të gjithëve gjërat u ndodhin sipas kohës dhe rastit.” Por Michael Eaton vëren saktësisht: “Në buzët e një izraeliti ‘rast’ do të thotë diçka e papritur, jo diçka rastësore” (Predikuesi [Ecclesiastes] TOTC [Leicester and Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1983], f. 70). Kjo fjalë e rrallë e përkthyer këtu ‘rast’ (Heb., פֶּגַע, H7004) shfaqet vetëm një herë tjetër në Bibël (1 Mbretërit 5:4[18], duke iu referuar një ngjarjeje të keqe).
[90]3. David J.A. Clines, “Parapërcaktimi në Besëlidhjen e Vjetër (Predestination in the Old Testament),” tek Hiri i Pakufizuar (Grace Unlimited) red. nga Clark H. Pinnock (Minneapolis: Bethany House, 1975), fq. 116–117, kundërshton duke thënë se këto vargje thjesht afirmojnë që “kur bëhet fjalë për konflikt mes Perëndisë dhe njeriut, pa dyshim që nuk mund të jetë njeriu ai që do të fitojë në fund.” Ai thotë se këto vargje nuk përshkruajnë jetën në përgjithësi, por përshkruajnë rrethana të pazakonta ku Perëndia e tejkalon vullnetin e njeriut me qëllim për të realizuar qëllimet e Tij të veçanta. Clines-i e mohon që këto vargje të nënkuptojnë se Perëndia vepron gjithnjë në këtë mënyrë apo se këto vargje përfaqësojnë kontrollin e Perëndisë mbi sjelljen njerëzore në përgjithësi. Megjithëkëtë, në këto pasazhe nuk shikohen kufizime të tilla (shiko “F. e Urta” 16:1, 9). Këto vargje nuk thonë se Perëndia drejton hapat e njeriut në raste të rralla kur Perëndisë i duhet që të ndërhyjë me qëllim që të përmbushë qëllimet e Tij; ato thjesht bëjnë deklarata të përgjithshme rreth mënyrës se si bota funksionon. Perëndia drejton hapat e njeriut në përgjithësi, jo thjesht kur ka konflikt mes Perëndisë dhe njeriut.
[91]4. I. Howard Marshall, “Paracaktimi në Besëlidhjen e Re (Predestination in the New Testament)” tek Hir i Pakufizuar (Grace Unlimited) nga Clark H. Pinnock, fq. 132–133, 139, e kundërshton analogjinë e një dramaturgu dhe një drame, me argumentin se aktorët “të cilët janë të shtrënguar nga personazhet që u janë caktuar dhe skenari që kanë mësuar” kështu që edhe nëse dramaturgu “e bën [personazhin] të thotë “Unë e dua krijuesin tim’, në dramën e tij, kjo nuk është dashuri e ndërsjellët në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.”
Por Marshall-i e kufizon analogjinë e tij tek ajo që është e mundshme me qeniet njerëzore të cilët veprojnë në një nivel njerëzor. Ai nuk merr në shqyrtim mundësinë (në fakt, realitetin!) që Perëndia është në gjendje që të bëjë shumë më tepër sesa ç’janë në gjendje të bëjnë qeniet njerëzore, dhe se Ai mund të krijojë në mënyrë të mrekullueshme qenie njerëzore të vërtetë e jo thjesht personazhe të një drame. Një qasje më e mirë ndaj analogjisë së një dramaturgu dhe një drame, do të ishte nëse Marshall-i do t’i vishte kësaj çështjeje një deklaratë shumë të dobishme të cilën ai e ka bërë në një pjesë tjetër të kësaj eseje: “Vështirësia bazë është ajo e përpjekjes për të shpjeguar natyrën e marrëdhënies mes Perëndisë së pafundmë dhe krijesave të fundme. Tundimi ynë është që të mendojmë për shkakun hyjnor, në pak a shumë të njëjtën mënyrë si me shkakun njerëzor, dhe kjo krijon disa kleçka sapo ne përpiqemi të lidhim shkakun hyjnor me lirinë njerëzore. Është përtej aftësisë tonë që të rrekim të shpjegojmë se si Perëndia mund të na bëjë që të kryejmë disa gjëra të caktuara (apo për të bërë që universi të vijë në ekzistencë dhe të veprojë ashtu siç vepron)” (fq. 137–138). Unë mund të bie tërësisht dakord me gjithçka në deklaratat e Marshall-it në këtë pikë, dhe të shikojmë se kjo është një mënyrë shumë ndihmuese për qasjen ndaj këtij problemi.
[92]5. “Ps.” 105:17 thotë se Perëndia “Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.”
[93]6. Fjala hebraike e përdorur kur “2 Sam.” 24:1 thotë se Zoti e nxiti Davidin kundër Izraelit, është סוּת, H6077, “nxit, josh, shtyj” (BDB, p. 694). Është e njëjta fjalë e përdorur tek “2 Kron.” 21:1 për të thënë se Satani e nxiti Davidin për të numëruar Izraelin, tek “1 Mbretërve” 21:25 për të thënë që Jezebela nxiti Ahabin për të bërë të keqen, tek “L. i P.” 13:6(7) për të paralajmëruar kundër një personi të dashur që nxit një pjesëtar të familjes që në fshehtësi t’u shërbente perëndive të tjerë, dhe tek “2 Kron.” 18:31 për të thënë se Perëndia shtyu ushtrinë siriane që të tërhiqej para Jozafatit.
[94]7. Përkthime të tjera e përkthejnë fjalën hebraike רַע, H8273, “e keqja,” me fjalën “katastrofë” (NIV) apo “mjerim” (RSV) apo “fatkeqësi” (NASB), dhe me të vërtetë që kjo fjalë mund të përdoret për rastet e katastrofave natyrore ashtu sikurse edhe këto fjalë nënkuptojnë. Por, ajo mund të ketë një zbatim më të gjerë sesa katastrofat natyrore, sepse fjala e përdorur këtu është një fjalë tejet e zakonshme e përdorur për të keqen në përgjithësi: Ajo është përdorur për pemën e njohurisë së të mirës dhe të keqes (Zan. 2:9), për ligësinë ndër njerëzit që solli gjykimin me përmbytje (Zan. 6:5), si dhe për poshtërsinë e sodomitëve (Zan. 13:13). Ajo është përdorur për të thënë: “Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën” (Ps. 34:14), si dhe për të folur për gabimin që bëjnë ata të cilët e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën (Isa. 5:20), si dhe për mëkatin e atyre të cilët “Këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes” (Isa. 59:7; shiko gjithashtu 47:10, 11; 56:2; 57:1; 59:15; 65:12; 66:4). Me dhjetëra herë të tjera përgjatë gjithë Besëlidhjes së Vjetër, ajo i referohet ligësisë morale të mëkatit. Kontrasti me “paqen” (שָׁלֹום, H8934) tek e njëjta frazë tek “Isa.” 45:7 mund të thuhet se ajo që nënkuptohet këtu është vetëm “fatkeqësi”, por nuk është domosdoshmërisht kështu, sepse e keqja dhe ligësia morale, është padyshim gjithashtu e kundërta e plotësisë së “shalomit” apo paqes së Perëndisë. (Tek “Amosi” 3:6, רָעָה, H8288, është një fjalë tjetër por e lidhur me këtë, dhe ajo ka një gamë të ngjashme kuptimesh.) Por “Isa.” 45:7 nuk thotë se Perëndia does evil (shiko diskutimin e mëposhtëm).
[95]kjv—Versioni në anglisht i Biblës, i titulluar: King James Version (Versioni i Autorizuar)
[96]8. Fjala hebraishte për “fatkeqësi” këtu është רָעָה, H8288, si tek “Amosi” 3:6.
[97]9. Një lloj tjetër e keqeje është dobësia fizike. Në lidhje me këtë, Zoti i thotë Moisiut: “Kush e ka bërë gojën e njeriut, ose kush e bën njeriun të pagojë, të shurdhër, me sy ose të verbër? A nuk jam unë vallë, Zoti?” (Eks. 4:11).
[98]10. “Caktuar” në këtë varg, do ishte më mirë të merrej si referencë si ndaj pengimit ashtu edhe ndaj mosbindjes. Nuk është e saktë të themi se Perëndia përcaktoi vetëm faktin që ata të cilët nuk binden, do të pengoheshin, sepse ky nuk është një fakt, por persona (“ata”) për të cilët thuhet se janë të “caktuar” në këtë rast. (Shiko diskutimin tek Wayne Grudem, Letra e Parë e Pjetrit (The First Epistle of Peter) TNTC [Leicester: Inter-Varsity Press, and Grand Rapids: Eerdmans, 1988], fq. 106–110.)
[99]11. David J.A. Clines, “Paracaktimi në Besëlidhjen e Vjetër (Predestination in the Old Testament),” f. 116, e ripërkthen kështu këtë: “Zoti ka bërë gjithçka me të kundërtën e vet, kështu edhe të ligut do t’i vijë dita e rrënimit.” Ai e bën këtë me qëllim që të shmangë përfundimin që Zoti i ka bërë disa njerëz të këqij për ditën e keqe. Por, ky përkthim nuk është bindës. Fjala hebraike e përkthyer “qëllim” tek versioni në anglisht RSV (מַעֲנֶה, H5102) shfaqet vetëm tetë herë në Besëlidhjen e Vjetër, dhe zakonisht i referohet një “përgjigjeje” ndaj një pyetjeje apo një deklarate. Kështu që ajo nënkupton diçka si “përgjigje e duhur” apo “qëllim korrespondues.” Por parafjala לְ־, H4200, përkthehet shumë më saktësisht “për” (jo “me”), kështu që në secilin rast, fjalia e këtueshme pohon që Zoti ka bërë gjithçka për qëllimin e vet të përshtatshëm apo për përgjigjen e përshtatshme ndaj saj. Për rrjedhojë, edhe nëse e përkthejmë “qëllim” apo “të kundërt,” vargu pohon se edhe i ligu është bërë nga Zoti “për [Heb. לְ־] ditën e keqe.”
[100]12. John Calvin, Parimet e Fesë së Krishterë (Institutes of the Christian Religion) Library of Christian Classics, red. nga John T. McNeill dhe përkthyer nga F.L. Battles, 2 vol. (Philadelphia: Westminster, 1960), 1:217 (1.16.5).
[101]13. John Calvin, Parimet (Institutes) 1:228 (1.18.titulli).
[102]14. John Calvin, Parimet (Institutes) 1:234 (1.18.3).
[103]15. Louis Berkhof, Teologji Sistematike (Systematic Theology) f. 175.
[104]16. Parimet (Institutes) 1:296 (2.3.5), cituar me aprovim nga St. Bernard: “Nga tërë qeniet e gjalla, vetëm njeriu është i lirë.... Sepse ajo që është e vullnetshme është gjithashtu e lirë.” Më pas, tek i njëjti pasazh, ai citon Shën Bernardin përsëri me aprovim, ku ai e pranon se vullneti është nën zgjedhën e mëkatit dhe për rrjedhojë domosdoshmërish mëkaton, por pastaj thotë se “kjo domosdoshmëri është si të thuash e vullnetshme....Kësisoj shpirti...është njëkohësisht i skllavëruar dhe i lirë: i skllavëruar nga pashmangshmëria; i lirë, për shkak të vullnetit.” Pak më vonë, Kalvini vetë thotë se: “njeriu, ndërkohë që mëkaton nga pashmangshmëria, megjithëkëtë, nuk mëkaton më pak në mënyrë të vullnetshme” (1:309 [2.4.1]). Kalvini qartësisht thotë se Adami, përpara se të kishte mëkat në botë, “përmes vullnetit të lirë kishte fuqinë që po të donte, të arrinte jetën e përjetshme....Adami, po të kishte dashur mund të kishte bërë qëndresë, duke qenë se shikohet që ai ra me vullnet të tij....Zgjedhja e tij për të mirën dhe për të keqen, qe e lirë” (1:195 [1.15.8]). Kështu, Kalvini mund të përdorë termin vullnet i lirë nëse me këtë nënkuptohet “i vullnetshëm, me dashje,” dhe ai mund ta përdorë këtë për Adamin përpara rënies. Megjithëkëtë, ai me kujdes shmang zbatimin e termit vullnet i lirë ndaj qenieve njerëzore mëkatare, nëse me këtë njerëzit nënkuptojnë “në gjendje për të bërë mirë me forcat e veta” (shiko tekstin sipër).
[105]17. Parimet (Institutes) 1:262 (2.2.6).
[106]18. Po aty, 1:264, 266 (2.2.7–8).
[107]19. Faktikisht, aftësia jonë për të bërë zgjedhje të vullnetshme sadopak, është thjesht një reflektim i krijuar i vullnetit dhe aftësisë së Perëndisë për të bërë zgjedhje të vullnetshme. Sidoqoftë, nëse ne do të ishim tërësisht të lirë në zgjedhjet tona, ne do të ishim të barabartë me Perëndinë në vullnetin tonë, dhe kjo është diçka të cilën ne nuk mund ta presim kurrë, qoftë në këtë jetë, qoftë në atë që do të vijë.
[108]20. Teologët arminianë, shkëputen prej këtij kuptimi të vullnetit të lirë dhe argumentojnë për një liri që nënkupton se vendimet tona, nuk janë shkaktuar nga ndonjë gjë që është jashtë vetes tonë (shiko diskutimin e Jack Cottrell-it që liria duhet të nënkuptojë më shumë sesa thjesht zgjedhje të qëllimta, në fq. 340–347, më poshtë).
[109]21. John Feinberg thotë: “Nëse ne veprojmë në përputhje me dëshirat e faktorit veprues atëherë edhe pse veprimi është përcaktuar nga një lidhje shkaktore, është i lirë dhe faktori veprues është moralisht përgjegjës” (“Perëndia Cakton Gjithçka (God Ordains All Things),” tek Paracaktimi dhe Vullneti i Lirë: Katër Pikëpamje për Sovranitetin Hyjnor si dhe Lirinë Njerëzore (Predestination and Free Will: Four Views of Divine Sovereignty and Human Freedom) red. nga David Basinger dhe Randall Basinger [Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1986], f. 37).
[110]22. Shiko fq. 213–216 për një diskutim të mëtejshëm të vullnetit të fshehtë dhe të zbuluar të Perëndisë.
[111]23. Ky është kundërshtimi i I. Howard Marshall, “Paracaktimi në Besëlidhjen e Re (Predestination in the New Testament),” f. 173.
[112]24. John Calvin thotë për ata të cilët kundërshtojnë dy kuptimet e vullnetit të Perëndisë, “Iu lutem të më tregojnë nëse gjykimet e Tij Ai i ushtron me dashje apo pa dashje....Kur ne nuk e kuptojmë se si Perëndia dëshiron të ndodhë atë gjë të cilën Ai e ndalon të bëhet, le të kujtojmë pazotësinë mendore që kemi.” Ai gjithashtu citon me aprovim deklaratën e Agustinit: “Ekziston një dallim i madh mes asaj që është e përshtatshme që një njeri të dëshirojë dhe asaj që është e përshtatshme për Perëndinë...sepse, përmes dëshirave të këqija të njerëzve të ligj, Perëndia përmbush atë gjë që Ai me drejtësi dëshiron” (Parimet (Institutes) 1:233–234 [1.18.3]).
[113]25. John Calvin, Parimet (Institutes) 1:216 (1.17.4).
[114]26. Shiko kapitullin 18 për një diskutim më të gjerë rreth lutjes.
[115]27. John Calvin, Parimet (Institutes) 1:216 (1.17.4).
[116]28. Parimet (Institutes) 1:237 (1.18.4).
[117]29. Termi Arminianizëm, u zgjodh kohët e fundit në titullin e një serie esesh serioze të cilat përfaqësojnë këtë pozitë: Shiko Clark H. Pinnock, red., Hiri i Perëndisë, Vullneti i Njeriut: Argumente për Arminianizmin (The Grace of God, The Will of Man: A Case for Arminianism) (Grand Rapids: Zondervan, 1989). Në seksionin vijues, unë citoj gjerësisht nga ky libër si dhe një libër i mëhershëm i redaktuar nga Pinnock, Hir i Pakufizuar (Grace Unlimited). Këto dy libra janë mbrojtje të shkëlqyera të kohëve të fundit të pozitës arminiane.
Jacob Arminius (1560–1609) qe një teolog holandez i cili kishte mendim ndryshe nga kalvinizmi mbizotërues i kohës së tij. Paçka se ai nuk citohet personalisht e as përdoret si referencë edhe aq shpesh nga arminianët sot, emri i tij i është bashkëngjitur një game të gjerë pozitash të cilat kanë të përbashkët faktin që ato ndryshojnë nga pozita kalviniste mbi çështjen e vullnetit të lirë të njeriut, si në lidhje me providencën e Perëndisë në përgjithësi (subjekti i këtij kapitulli) ashtu edhe në lidhje me paracaktimin apo zgjedhjen specifikisht (tema e kapitullit 32).
Termi Arminian duhet dalluar nga termi armenian i cili i referohet njerëzve të cilët jetojnë apo e kanë prejardhjen nga Armenia e lashtë në Azinë perëndimore (tani pjesë e Turqisë, Iranit dhe ish republikat e Bashkimit Sovjetik).
[118]30. Clark Pinnock, “Liri me Përgjegjshmëri në Rrjedhën e Historisë Biblike (Responsible Freedom in the Flow of Biblical History),” tek Hir i Pakufizuar (Grace Unlimited) f. 18.
[119]31. Jack Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of the Divine Sovereignty),” tek Hiri i Perëndisë, Vullneti i Njeriut (The Grace of God, the Will of Man) f. 107. Eseja e Cottrell-it, nga pikëpamja ime, është më gjithëpërfshirësja dhe më bindësja e shumë eseve të shkëlqyera Arminiane në këtë libër. Libri në tërësinë e vet, është i punuar në mënyrë të përgjegjshme, dhe me shumë mundësi është përfaqësuesi më i mirë i kohëve të fundit i mendimit arminian. Cottrell-i nuk e mohon gjithëdijen hyjnore për sa u takon ngjarjeve të së ardhmes, ndryshe nga esetë e shkruara prej Clark Pinnock dhe Richard Rice në të njëjtin volum, dhe kjo e vë atë më afër arinianizmit intuitiv që u duket i saktë shumë joklerikëve ungjillorë sot.
[120]32. I. Howard Marshall e pretendon këtë në disa vende tek “Paracaktimi në Besëlidhjen e Re (Predestination in the New Testament),” Hir i Pakufizuar (Grace Unlimited) fq. 127–143. Marshall përdor analogjinë e një grupi muzikor xhazi, instrumentistët individuale të të cilit mund të improvizojnë lirisht por qëllimi i përgjithshëm dhe uniteti i pjesës që luhet, ruhen gjithsesi (f. 133). Kësisoj, “Bibla paraqet një tablo të Perëndisë i Cili vendos masa të reja në histori dhe që ndërvepron me vullnetet e njerëzve, bashkë me një tablo të Perëndisë që vendos masa të reja në histori dhe që të dyja këto tablo, janë njëlloj të vlefshme” (Marshall, f. 141).
[121]33. Pinnock, “Liri e Përgjegjshme (Responsible Freedom),” f. 102.
[122]34. Po aty, f. 102.
[123]5. Po aty, f. 106.
[124]36. Marshall, “Paracaktimi në Besëlidhjen e Re (Predestination in the New Testament),” f. 139.
[125]37. David J.A. Clines, “Paracaktimi në Besëlidhjen e Vjetër (Predestination in the Old Testament),” f. 122; shiko gjithashtu fq. 116–117. Po kështu, James D. Strauss, “Premtimi i Perëndisë dhe Historia Universale (God’s Promise and Universal History),” Hiri i Pakufizuar (Grace Unlimited) f. 196, thotë se shembulli i Jakobit dhe Esaut të cilin Pali e përmend tek “Rom.” 9:9–13 u referohet planeve të plota të Perëndisë për pasardhësit e Jakobit dhe Esaut, dhe nuk duhet marrë si një ilustrim i mënyrës se si Perëndia punon në jetën apo zemrën e njerëzve në përgjithësi.
[126]38. Jack Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of the Divine Sovereignty),” fq. 112–113.
[127]39. Marshall, “Paracaktimi (Predestination),” f. 136.
[128]40. Pinnock, “Liri me Përgjegjshmëri (Responsible Freedom),” f. 102.
[129]41. Jack Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of the Divine Sovereignty),” fq. 104–105.
[130]42. Pinnock, Hir i Pakufizuar (Grace Unlimited). 15.
[131]43. Pinnock, “Liri me Përgjegjshmëri (Responsible Freedom),” f. 95.
[132]44. Po aty, f. 108.
[133]45. Marshall, “Paracaktimi (Predestination),” f. 132. Po kështu, thotë ai, “Kur ne përpiqemi të mendojmë për një person i cili paracakton rrjedhën e një marrëdhënieje mes tij dhe një personi tjetër...ky koncept është nga ana logjike vetë-kontradiktor” (f. 135).
[134]46. Po aty, f. 133.
[135]47. Po aty, fq. 139–140 (germat e pjerrëta në tekstin origjinal).
[136]48. Randall G. Basinger, “Sovranitet Hyjnor i Plotë: Një Kritikë Praktike (Exhaustive Divine Sovereignty: A Practical Critique),” tek Hiri i Perëndisë, Vullneti i Njeriut: Argumente për Arminianizmin (The Grace of God, the Will of Man: A Case for Arminianism) red. Clark H. Pinnock, f. 94.
[137]49. Po aty, f. 196.
[138]50. Po aty, f. 204.
[139]51. Jack Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of the Divine Sovereignty),” f. 113.
[140]52. Jack Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of the Divine Sovereignty),” argumenton që konteksti i “Efe.” 1:11 tregon se nuk përfshin të tëra gjërat në univers, por kufizohet në një fokus specifik: “Ky fokus është “misteri i vullnetit të Tij (1:9), që është bashkimi i judenjve dhe johebrenjve në një trup, kisha (3:6).” Kësisoj, ai thotë se ky varg vetëm sa i “referohet të “gjitha gjërave’ të nevojshme për bashkimin e judenjve dhe paganëve nën një Krye e në një trup” (f. 116).
Por ky argument nuk është bindës. Katrelli duhet të hidhet përpara tek “Efe.” 3:6 për të përftuar kufizimet kontekstuale të cilat ai kërkon për “gjithçka” tek 1:11. Duke bërë këtë, ai shpërfill suazën e qartë kozmike të kontekstit, ashtu sikurse ai përkufizohet në vargun paraprirës, një varg që në tekstin greqisht është në të njëjtën fjali: “që, në administrimin për plotësimin e kohërave, të përmbledhë të gjitha gjërat në Krishtin, edhe ato që janë në qiej edhe ato që janë mbi dhe; në atë” (Efe. 1:10). Të gjitha gjërat në qiell dhe në tokë përfshin të tërë universin. “Efe.” 1:21–22 shpjegon më tej se Perëndia e ka përlartësuar Krishtin “përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim...dhe vuri gjithçka nën këmbët e tij, edhe përmbi çdo gjë ia dha për krye kishës.” Edhe një herë tjetër, suaza është e përbotshme. “Misteri” i vullnetit të Perëndisë tek “Efe.” 1:9 nuk është kufizuar me bashkimin e judenjve dhe johebrenjve (si tek 3:6) por është përkufizuar nga 1:10 si një plan për të bashkuar të tëra gjërat në Krishtin. Termi mister (Gr. μυστήριον, G3696) tek Pali do të thotë diçka e fshehur më përpara por tani e bërë e njohur përmes zbulesës, dhe mund t’i referohet gjërave të ndryshme në kontekste të ndryshme: tek “Efe.” 5:32 ajo i referohet martesës si një simbol i bashkimit mes Krishtit dhe kishës; tek “1 Kor.” 15:51 i referohet ringjalljes së trupit; etj.
[141]53. Ky është rasti me analogjinë e Katrellit, të njeriut i cili përdor një levë për të lëvizur një shkëmb. Ai thotë se leva “nuk është vërtetë një shkak i dytë, por vetëm një instrument i shkakut real” (“Natyra e Sovranitetit Hyjnor [The Nature of the Divine Sovereignty,”] f. 104). Por këtu, Katrelli bën një gabim të zakonshëm, duke supozuar se analogjitë nga përvoja njerëzore, e jo dëshmia e Shkrimit vetë, mund të përcaktojë atë që është reale dhe atë që nuk është reale. Analogjia e një njeriu që përdor një levë për të lëvizur një shkëmb, nuk shkon sepse Perëndia është shumë herë më i madh se cilido njeri, dhe ne si persona të vërtetë jemi shumë më të mëdhenj se çfarëdo lloj leve.
[142]54. Mungesa e mbështetjes shpirtërore për këtë ide rrënjësisht arminiane, është evidente tek diskutimi i Jack Cottrell-it mbi vullnetin e lirë. Pasi ka shpjeguar me saktësi që kalvinistët thonë se ne jemi të lirë vetëm në kuptimin e bërjes së zgjedhjeve të vullnetshme, me dëshirë, Cottrell-i thotë: “Sidoqoftë, për mendimin tim, thjesht aftësia për të vepruar në përputhje me dëshirat e tua, nuk përbën një kriter të mjaftueshëm lirie” (“Natyra e Sovranitetit Hyjnor [The Nature of the Divine Sovereignty],” f. 103, germat e pjerrësura nga unë). Pastaj ai nuk jep prova nga Shkrimi për të treguar se përse mendon kështu (fq. 103–104). Unë do të përgjigjesha duke thënë se Cottrell-i thjeshtë ka importuar në këtë diskutim një supozim jo biblik rreth natyrës së lirisë njerëzore, dhe pastaj e ka shpallur kalvinizmin si të paaftë për të plotësuar kriterin e tij (jobiblik).
[143]55. Shiko Parimet (Institutes) 1:294–296 (2.3.5).
[144]56. Po aty, f. 295 (2.3.5).
[145]57. Jack Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of the Divine Sovereignty),” fq. 102–103. Citimi në fund, është nga James Daane, Liria e Perëndisë (The Freedom of God) (Grand Rapids: Eerdmans, 1973), f. 160.
[146]58. Shiko më sipër, fq. 332–333, mbi dekretet e Perëndisë.
[147]59. Nuk jam i sigurt nëse Katrelli do të ishte në gjendje që të kundërshtonte që një reagimi i planifikuar prej Perëndisë shumë kohë më parë, nuk është një reagim i mirëfilltë, sepse Ai Vetë flet rreth paranjohurisë që Perëndia ka për veprimet tona dhe pastaj planifikon se si do të reagojë ndaj tyre. Ai thotë: “Edhe përpara krijimit, Perëndia paradinte çdo veprim të kryer me vullnet të lirë....Asgjë nuk e befason Perëndinë.... Perëndia e dinte edhe përpara krijimit që bëri, se kur e se si do t’i duhej të ndërhynte në botën e Tij për të realizuar qëllimet e Tij....Paranjohja e Perëndisë e bëri Atë gjithashtu të aftë që të planifikonte reagimet e Tij ndaj zgjedhjeve njerëzore si dhe mënyrën se si do t’i shfrytëzonte ato, që përpara se ato të bëheshin” (“Natyra e Sovranitetit Hyjnor,” f. 112). Por nëse Katrelli është i gatshëm që të thotë se Perëndia e planifikoi që shumë kohë më parë se si do të reagonte ndaj zgjedhjeve njerëzore, është vështirë të shikosh se si ai mund të kundërshtojë pozitën kalviniste sipas të cilës Perëndia dekretoi shumë kohë më parë se si do të reagonte kur ne të luteshim apo vepronim.
[148]60. Calvin, Parimet (Institutes) 1:219–25 (1.17.7, 11).
[149]61. Richard Rice, “Paranjohuria Hyjnore dhe Teizmi i Vullnetit të Lirë (Divine Foreknowledge and Free-Will Theism),” tek Hiri i Perëndisë, Vullneti i Njeriut (The Grace of God, the Will of Man) fq. 121–139, merr këtë pozitë (shiko veç. fq. 129, 134–137). Rice thotë: “Perëndia di shumëçka rreth asaj që do të ndodhë....Gjithçka që Perëndia nuk di, është përmbajtja e vendimeve të ardhshme të lira, dhe kjo ndodh për shkak se vendimet nuk ekzistojnë deri kur ndodhin” (f. 134). Me qëllim për ta marrë këtë pozitë nga njëra anë dhe për të ruajtur gjithëdijen e Perëndisë nga ana tjetër, Rice ripërkufizon gjithëdijen: “Një qenie e gjithëditur, di gjithçka të njohshme logjikisht” (f. 128), dhe pastaj ai përkufizon termin “e njohshme logjikisht” duke përjashtuar zgjedhjet e ardhshme njerëzore. Mbi këtë bazë, Rice argumenton që Perëndia nuk i di rezultatet e vendimeve të ardhshme të lira të qenieve njerëzore, përderisa këto nuk janë të njohshme logjikisht.
Clark Pinnock shpjegon gjithashtu se si arriti në këtë pozitë: “E dija se argumenti kalvinist sipas të cilit paranjohuria e tërësishme ishte e barasvlershme me paracaktimin për shkak se ajo nënkupton fiksimin e të tëra gjërave që nga “përjetësia e kaluar’, dhe forcën logjike të saj nuk mund ta tronditja” (“Nga Agustini tek Armini: Një Pelegrinazh në Teologji [“From Augustine to Arminius: A Pilgrimage in Theology,”] tek Hiri i Perëndisë, Vullneti i Njeriut [The Grace of God, the Will of Man] f. 25). Ai e refuzoi paranjohurinë e plotë dhe vendosi që “Perëndia di gjithçka që mund të dihet por zgjedhjet e lira nuk janë diçka që mund të dihen madje edhe nga Perëndia Vetë, për shkak se në realitet, ato nuk janë vendosur ende. Vendimet të cilat nuk janë marrë akoma, nuk ekzistojnë gjetiu që të mund të njihen nga Perëndia....Edhe Perëndia gjithashtu lëviz në një të ardhme jo të njohur plotësisht, për shkak se ajo nuk është fiksuar ende” (po aty, fq. 25–26, germat e pjerrësuara prej meje).
[150]62. Shiko kapitullin 11, fq. 171–172, gjithashtu f. 190, mbi njohurinë e Perëndisë rreth të ardhmes.
[151]63. Jack Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of the Divine Sovereignty),” f. 111.
[152]64. Shiko: William L. Craig, “Njohuri e Mesme, një Përafrim Kalvinist-Arminian? (Middle Knowledge, a Calvinist-Arminian Rapprochement?)” tek Hiri i Perëndisë, Vullneti i Njeriut (The Grace of God, the Will of Man) fq. 141–164. Shiko gjithashtu librin e tij: I Vetmi Perëndi i Mençur: Përputhshmëria e Paranjohurisë Hyjnore dhe Lirisë së Njeriut (The Only Wise God: The Compatibility of Divine Foreknowledge and Human Freedom) (Grand Rapids: Baker, 1987).
[153]65. Craig, “Njohuri e Mesme (Middle Knowledge),” fq. 150–151.
[154]66. Pinnock, “Liri me Përgjegjshmëri (Responsible Freedom),” f. 102.
[155]67. Cottrell, “Natyra e Sovranitetit Hyjnor (The Nature of Divine Sovereignty),” f. 109.
[156]68. Shiko kapitullin 13, fq. 197–198, 201–202, 203–205, për dëshmi nga Shkrimi për mirësinë, shenjtërinë dhe drejtësinë e Perëndisë, si dhe kapitullin 11, fq. 163–168, mbi pandryshueshmërinë e Perëndisë.
[157]FRT (NDT)—Fjalori i Ri i Teologjisë (New Dictionary of Theology). S.B. Ferguson, D.F. Wright, J.I. Packer, red. Leicester and Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1988.
[158]FUT (EDT)—Fjalori Ungjillor i Teologjisë (Evangelical Dictionary of Theology). Walter Elwell, red. Grand Rapids: Baker, 1984.
[159]1. Unë kam adaptuar këtë përkufizim nga leksione të pabotuara të dhëna nga John Frame, profesor i teologjisë sistematike në Seminarin Teologjik Westminster.
[160]2. Megjithëkëtë, nëse dikush do ta përkufizonte një mrekulli si një “vepër të Perëndisë veçmas përdorimit të mjeteve të zakonshme për të krijuar mrekullimin dhe habitjen e njerëzve,” kjo do të jetë e ngjashme në forcë me përkufizimin që unë propozova më lart dhe do të ishte e përputhshme me mësimin e Biblës rreth provanisë së Perëndisë (shiko L. Berkhof, Teologji Sistematike [Systematic Theology] fq. 176–177).
[161]3. Nëse fraza “ligj natyror” kuptohet nga të krishterët si thjesht referencë ndaj vazhdave të parashikueshme të sjelljes që Perëndia i jep e i mban tek çdo gjë e krijuar, atëherë ky përkufizim është më pak i kundërshtueshëm për shkak se ai me vetëdije merr në konsideratë provaninë e Perëndisë. Por fraza “ligj natyror” nuk kuptohet përgjithësisht në atë mënyrë në anglisht sot.
[162]4. Folja θαυμάζω (G2513) “të mrekullohesh, të befasohesh,” është përdorur shpesh herë tek Ungjijtë për të përshkruar reagimin e njerëzve ndaj mrekullive.
[163]5. Shiko diskutimin e zgjeruar të fjalorit të Besëlidhjes së Re për mrekullitë, tek W. Mundle, O. Hofius, dhe C. Brown, “Mrekulli, Çudi, Shenjë (Miracle, Wonder, Sign,)” NIDNTT 2:620–635.
[164]6. Të tjerë mund të preferojnë që të jenë më kufizues në përkufizimin që ata i bëjnë mrekullive, (për shembull) duke rezervuar për ngjarjet të cilat në mënyrë absolute nuk mund të kishin ndodhur në mënyrat e zakonshme, dhe që janë dëshmuar tërësisht dhe dokumentuar nga disa vëzhgues të paanshëm. Në këtë rast, ata do të shikojnë shumë më pak mrekulli, veçanërisht në një shoqëri skeptike, anti-supernatyrore. Por, një përkufizim i tillë, mundet që të mos përfshijë të tëra llojet e gjërave që Pali kishte në mendje kur ai foli për mrekullitë në kishat e korintit (1 Kor. 12:10, 28–29) dhe Galatisë (Gal. 3:5), dhe mund të mos i lejojë njerëzit të kuptojnë një dhuratë mrekullish, kur kjo u jepet të krishterëve sot. (Sigurisht, të krishterët të cilët marrin një përkufizim kaq kufizues, gjithsesi do ta falënderojnë aty për aty Perëndinë për shumë përgjigje ndaj lutjes, të cilat ata nuk do t’i quajnë mrekulli.)
[165]7. Përshtatshmëria e një përkufizimi të tillë, nuk humbet thjesht ngaqë e njëjta ngjarje mund të quhet një mrekulli nga disa njerëz, dhe një ngjarje e zakonshme nga të tjerët, sepse vlerësimi i njerëzve për një ngjarje, do të variojë në varësi të afërsisë së tyre me atë ngjarje, pandehmat e botëkuptimit të tyre, dhe nga fakti nëse ato janë apo jo të krishterë.
[166]8. Vini re për shembull, që Pali thotë se Perëndia ka caktuar në kishë:, “së pari apostuj...” (1 Kor. 12:28). Por kishës në Korint nuk iu dhanë specifikisht apostuj. Për rrjedhojë, ky pasazh duhet të jetë duke bërë fjalë për kishën në përgjithësi.
B.B. Warfield, Mrekulli Falso (Counterfeit Miracles) (Edinburgh: Banner of Truth, 1972; botuar për herë të parë më 1918), vëren se në kishën në Korint, ata që merrnin pjesë në shërbesën e zakonshme të adhurimit në kishë “mundet që shpesh të kenë për të ushtuar një dhunti mrekullibërëse.” Ai thotë se “nuk ka arsye për të besuar që grigja kërthi e Korintit, qe e vetmja në këtë gjë. Apostulli këtu, nuk shkruan a thua se po përshkruante një gjendje të mrekullueshme të ecurisë së punëve të veçantë për atë kishë....Aludimet në pjesën tjetër të letrave të tij si dhe në librin e “Veprave të Apostujve”, kërkon prej nesh që në përputhje me këtë, ta shikojmë këtë tablo të bukur të adhurimit të krishterë si një që do të jetë e vërtetë në jetën e cilësdo prej grigjave të shumta të mbjella prej apostujve anembanë botës që ata vizituan e të cilës i predikuan....Jemi të justifikuar në konsiderimin si një karakteristikë të kishave apostolike, faktin që dhurata të tilla mrekulli-bërëse duhet të tregohen tek ta. Përjashtim do të ishte, jo një kishë me, por një kisha pa dhurata të tilla” (fq. 4–5).
[167]9. Warfield vazhdon: “Kudo, Kisha Apostolike qe njohur në vetvete si një dhuratë nga Perëndia, duke treguar që zotëronte Frymën në veprat përkatëse të Frymës: mrekulli shërimi dhe mrekulli fuqie, mrekulli njohurie, qoftë kjo në formën e profecisë, qoftë në dallimin e frymëve, mrekulli të të folurit, qoftë për gjuhët e panjohura qoftë për interpretimin tyre. Kisha Apostolike qe në mënyrë karakteristike një kishë mrekulli-bërëse” (Mrekulli Counterfeit [Counterfeit Miracles] f. 5).
Ndërkohë që unë do të bija dakord me analizën që Warfield-i u bën provave të Besëlidhjes së Re mbi këtë pyetje, pa dyshim që ka vend për mos rënie dakord me çështjen e tij pasuese, si dhe me përmbajtjen kryesore të librit të tij, që kisha, pas epokës së apostujve përjetoi reshtjen e dhuratave të mrekullive, dhe se ne nuk duhet të presim dhurata të tilla sot, për shkak se Perëndia në lidhje me to, kishte për qëllim vetëm që të konfirmonte mesazhin e hershëm apostolik, gjatë kohës kur apostujt ishin ende gjallë.
[168]10. Shiko diskutimin e mëtejshëm të kësaj pyetjeje në kapitullin 52 më poshtë, rreth dhuratave shpirtërore si dhe çështjes së kohës së reshtjes së disa dhuratave.
[169]11. Shiko Seksionin D më poshtë, fq. 361–368.
[170]12. Vargjet e sapo cituara, tregojnë vlerën pozitive të mrekullive në sjelljen në besim të njerëzve. Disa mund të kundërshtojnë duke thënë se kur themi se mrekullitë kanë vlerë për shkak të dëshmisë që japin për ungjillin, kjo do të thotë se ne mendojmë që mesazhi i ungjillit, në vetvete është i dobët dhe i paaftë për t’i sjellë njerëzit në besim (shiko veçanërisht James M. Boice, “Një Mënyrë më e Mirë: Fuqia e Fjalës dhe e Frymës (A Better Way: The Power of Word and Spirit),” tek Michael Scott Horton, red., Feja e Fuqishme (Power Religion) [Chicago: Moody, 1992], fq. 119–136). Por ky nuk është një kundërshtim i vlefshëm sepse Jezusi dhe Pali nuk arsyetuan në atë mënyrë, duke qenë se të dy kryen mrekulli krahas predikimit prej tyre të ungjillit, dhe Jezusi i urdhëroi dishepujt e Tij, ta bënin këtë gjë gjithashtu (Mat. 10:7–8). Ne duhet të mbajmë mend se është Perëndia Vetë Ai që “dëshmoi” për ungjillin “me anë shenjash e mrekullish dhe me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me të ndara dhuntish të Frymës së Shenjtë, sipas vullnetit të tij” (Heb. 2:4), dhe ne nuk mund të themi se Ai ka një pikëpamje të papërshtatshme për fuqinë e mesazhit të ungjillit.
Ungjilli i Gjonit është veçanërisht udhëzues pasi tregon vlerën e mrekullive në inkurajimin që u bën njerëzve që të besojnë tek Krishti (shiko “Gjoni” 2:11, 23; 3:2; 4:53–54; 6:2, 14; 7:31; 9:16; 11:48; 12:11; dhe, si përmbledhje, 20:30–31). Ky theksim pozitiv tek Gjoni, bie në kontrast me pikëpamjen e D.A. Carson-it tek “Qëllimi i Shenjave dhe Mrekullive në Besëlidhjen e Re (The Purpose of Signs and Wonders in the New Testament),” tek Horton, Feja e Fuqishme (Power Religion) fq. 100–101, ku ai pranon por minimizon rolin pozitiv të mrekullive në sjelljen në besim, tek ungjilli i Gjonit. Është për t’u habitur që ai nuk diskuton vargun e pasazheve të përmendura më sipër, dhe e shikon një zhvlerësim të mrekullive në pasazhet në të cilat nuk ekziston një vlerësim i tillë negativ, si për shembull “Gjoni” 2:23–25; 4:48; dhe 20:29–31. Ne nuk duhet të mendojmë se kur mrekullitë shoqërojnë ungjillin, ata të cilët si rrjedhojë do të besojnë, do të kenë besim inferior (siç sugjeron Carson-i, f. 101), sepse kjo gjë do të na bënte të thoshim se ata të cilët i besojnë predikimit të Jezusit, Pjetrit dhe Palit, kishin besim inferior, përfundim ky si zor i përkrahur prej Besëlidhjes së Re!
[171]13. Sido që të jetë, që këto ngjarje do mos mendoheshin si një lloj “magjie” që vjen automatikisht përmes hijes së Palit apo shamive që Pali kishte prekur, por përkundrazi si një tregues i faktit që Fryma e Shenjtë deshi të jepte një fuqizim të tillë të plotë dhe mbresëlënës ndaj shërbesës së këtyre njerëzve, dhe se me raste, Ai e shtriu punën e Tij përtej pranisë trupore individuale të tyre, edhe tek sendet të cilave ata iu afruan apo prekën.
[172]14. Fjala “e vërtetë” nuk është faktikisht në tekstin greqisht, i cili thjesht thotë: “shenjat e apostullit.” Versioni në anglisht RSV (që citohet këtu në origjinalin e këtij libri në anglisht) si dhe NASB kanë shtuar fjalën “i vërtetë” për t’i dhënë kuptim: Pali është duke vënë në kontrast shërbesën e tij me atë të apostujve të rremë.
[173]15. Shiko Walter J. Chantry, Shenjat e Apostujve (Signs of the Apostles) bot. 2të. (Edinburgh: Banner of Truth, 1976), veç. fq. 17–21; B.B. Warfield, Mrekullitë e Rreme (Counterfeit Miracles); Norman Geisler, Shenja dhe Mrekulli (Signs and Wonders) (Wheaton: Tyndale House, 1988).
[174]16. Gramatika e tekstit grek, na detyron të bëjmë këtë dallim, përderisa “shenjat e apostullit” është në rasën emërore, ndërkohë që “me shenja e mrekulli dhe vepra të fuqishme” është në atë dhanore, dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë thjesht një rideklarim i “shenjave të apostullit” si ndajshtim ndaj kësaj: emrat në ndajshtim në greqisht, duhet të jenë në të njëjtën rasë. (Versioni në anglisht NIV e shpërfill gramatikën këtu dhe i përkthen dy frazat a thua se janë në ndajshtim; versionet RSV dhe NASB të Biblës në anglisht, janë më precize.)
[175]17. Shumë gjëra jo të mrekullueshme, janë quajtur “shenja.” Për shembull, firma me vetë dorën e Palit, është quajtur “Shenja” e tij (2 Thes. 3:17); rrethprerja është një “vulë (shenjë në anglisht [sh. i përkthe])” e drejtësisë së llogaritur Abrahamit (Rom. 4:11); puthja e Judës, është një “shenjë” që iu bë drejtuesve judenj (Mat. 26:48); ylberi është “shenja” e besëlidhjes (Zan. 9:12, Septuaginta); ngrënia e bukës së ndorme gjatë Pashkës, për çdo vit, është një “shenjë” e çlirimit të siguruar nga Zoti (Eks. 13:9, Septuaginta); Fjongoja e kuqe e ndezur e Rahabit, është një “shenjë” që hajdutët i thanë ta varte në dritare (1 Klem. 12:7).
[176]18. Ndër komentuesit modernë mbi “2 Korintasve”, unë gjeta vetëm tre të cilët mendojnë “shenjat e apostullit” tek “2 Kor.” 12:12 se janë mrekulli: Colin Kruse, Letra e Dytë e Palit Drejtuar Korintasve (The Second Epistle of Paul to the Corinthians) TNTC (Leicester: Inter-Varsity Press, and Grand Rapids: Eerdmans, 1987), f. 209; Jean Hering, Letra e Dytë e Shën Palit Drejtuar Korinasve (The Second Epistle of Saint Paul to the Corinthians) përkth. A.W. Heathcote dhe P.J. Allcock (London: Epworth, 1967), fq. 95–96; dhe Murray Harris, “2 Korintasve,” EBC 10:398, e marrin në të njëjtën mënyrë, por asnjë prej tyre nuk paraqet ndonjë argument për ta mbështetur këtë pikëpamje, dhe Harris vëren një pikëpamje alternative atje ku “shenjat” janë jetët e ndryshuara të korintasve si dhe karakteri si i Krishtit i Palit.
Pjesa më e madhe e komentuesve e marrin shprehjen “shenjat e apostullit” si një e cila ka një kuptim shumë më të gjerë, duke përfshirë këtu cilësitë e jetës së Palit si dhe karakterin dhe rezultatet e shërbesës së Tij: shiko Philip E. Hughes, Letra e Dytë e Palit Drejtuar Korintasve (Paul’s Second Epistle to the Corinthians) NIC (Grand Rapids: Eerdmans, 1962), fq. 456–458 (në gjurmët e Krisostomit dhe Kalvinit); Ralph P. Martin, II Korintasve (II Corinthians) WBC (Waco, Tex.: Word, 1986), fq. 434–438 (me një diskutim të zgjeruar); Alfred Plummer, Një Komentar Kritik dhe Ekzegjetik i Letrës së Dytë të Shën Palit Drejtuar Korintasve (A Critical and Exegetical Commentary on the Second Epistle of St. Paul to the Corinthians) ICC (Edinburgh: T. & T. Clark, 1915), f. 359; R.V.G. Tasker, 2 Korintasve (2 Corinthians) TNTC (London: Tyndale Press, 1958), f. 180; Charles Hodge, Një Shpjegim i 1 dhe 2 Korintasve (An Exposition of 1 and 2 Corinthians) (Wilmington, Del.: Sovereign Grace, 1972 [ribotim]), fq. 359–360; John Calvin, Letra e Dytë e Pal Apostullit Drejtuar Korintasve (The Second Epistle of Paul the Apostle to the Corinthians.) përkth. T.A. Smail, red. nga D.W. Torrance dhe T.F. Torrance (Edinburgh: Oliver and Boyd, and Grand Rapids: Eerdmans, 1964), fq. 163–164; shiko gjithashtu J.B. Lightfoot, Letra e Shën Palit Drejtuar Galatasve (The Epistle of St. Paul to the Galatians) (Grand Rapids: Zondervan, 1957), f. 99. Disa prej këtyre komentuesve, e kuptojnë shprehjen “shenjat e apostullit” si të shoqëruar nga mrekullitë apo që përfshin mrekullitë, por askush nuk e kupton këtë frazë si referencë kryesisht apo ekskluzivisht ndaj mrekullive.
[177]19. Disa interpretues, supozojnë se apostujt e rremë po kryenin mrekulli dhe pretendonin të kishin marrë zbulesa nga Perëndia, kështu që Palit do t’i duhej të pretendonte se kishte mrekulli dhe zbulesa më të mëdha se të tyret. Por asgjë nga ato që thuhen tek “2 Korintasve” nuk tregon që apostujt e rremë pretenduan për mrekulli apo zbulesa.
[178]20. Vargu vijues jep gjithashtu një konfirmim të këtij interpretimi: Pali thotë: “Vallë sepse në çfarë mbetët prapa, pra, nga kishat e tjera...?” (2 Kor. 12:13). Fakti që atyre nuk u mungonte asgjë nga kujdesi i Palit si dhe vëmendja e tij, do t’u vërtetonte atyre që “shenjat e apostullit” qenë kryer ndër ta vetëm nëse këto “shenja” do të përfshinin të tërë shërbesën e Palit ndaj tyre, por jo nëse “shenjat e apostullit” do të ishin thjesht mrekulli.
[179]21. Provat nga dorëshkrimet si dhe shqyrtimi i stilit të përdorur, sugjerojnë se këto vargje nuk ishin fillimisht pjesë e ungjillit që Marku shkroi. (Shiko diskutimin e varianteve tekstuale në fq. 96–97.)
[180]22. Është përfshirë në disa dorëshkrime të Tatian Diatesaronit (Tatian Diatessaron) (170 mbas K.) dhe është cituar nga Ireneu (vdiq më 202 mbas K.) dhe Tertuliani (vdiq 220 mbas K.).
[181]23. Unë i jam mirënjohës profesorit Harold Hoehner i Dallas Theological Seminary i cili më sugjeroi argumentin e paraqitur këtu në lidhje me “1 Kor.” 12:28 dhe “Marku” 16:17–18 (paçka se ai mund të mos jetë dakord me përfundimin në të cilin dal unë në këtë seksion).
[182]24. So Chantry, Shenjat (Signs) fq. 19–21.
[183]25. Norman Geisler, Shenja dhe Mrekulli (Signs and Wonders). Përkufizimi që ai i bën mrekullive, gjendet në fq. 28–32 dhe 149–155.
[184]26. Geisleri e ka gjithashtu shumë të vështirë të shpjegojë “Marku” 5:8 (ku Jezusi më shumë se një herë urdhëroi disa demonë që të largoheshin) dhe “Markun” 6:5 (ku teksti thotë se Jezusi nuk qe në gjendje që të bënte ndonjë mrekulli në Nazaret, për shkak të mosbesimit të njerëzve atje) (shiko fq. 149, 152).
[185]27. Shiko diskutimin në kapitullin 52, fq. 1022–1025, më poshtë.
[186]28. Versioni KJV i Biblës në anglisht e përkthen: “Perëndia gjithashtu dëshmonte për ta, edhe me shenja edhe me mrekulli....” Ky përkthim sugjeron se mrekullitë dëshmuan për njerëzit të cilët e dëgjuan Jezusin dhe predikuan të parët. Por fjala “ata” nuk jepet nga asnjë fjalë në tekstin greqisht, dhe ky përkthim nuk jepet nga versionet moderne.
[187]29. So Chantry, Shenjat e Apostujve (Signs of the Apostles) fq. 18–19: “Mrekullitë e Besëlidhjes së Re shikohen nga Shkrimin Vetë si vula e aprovimit të Perëndisë mbi mesazhin e apostujve, që qe një dokumentim i frymëzuar i gjërave që ata kishin parë dhe dëgjuar ndërkohë që kishin qenë me Jezusin. Rikujtimi i këtyre mrekullive duhet ta thellojë respektin tonë për autoritetin e fjalëve të tyre, dhe të na nxitë t’i shikojmë me më shumë kujdes ato.”
[188]30. Një argument tjetër që kufizon mrekullitë në shekullin e parë, bazohet në deklaratën sipas të cilës disa mrekulli, si për shembull dhurata e profecisë, jep gjithnjë zbulesë të cilësisë së Shkrimit. Ky argument shqyrtohet në detaje në kapitujt 52–53 më poshtë, fq. 1039–1042, 1049–1061.
[189]31. Megjithëkëtë, të krishterët duhet të jenë shumë të matur dhe të tregojnë shumë kujdes për të qenë të saktë në raportimin që u bëjnë mrekullive nëse ato ndodhin. Shumë dëm mund t’i bëhet ungjillit nëse të krishterët ekzagjerojnë apo shtrembërojnë, qoftë edhe pak, faktet e një situate kur një mrekulli ka ndodhur. Fuqia e Frymës së Shenjtë është aq e madhe sa duhet që të punojë sido që të dojë, dhe ne kurrë nuk duhet që të “zbukurojmë” faktet aktuale të situatës, thjesht sa për t’i bërë të duken më entuziazmuese nga ç’janë në të vërtetë. Perëndia bën ekzaktësisht atë që dëshiron që të bëjë në çdo situatë.
[190]32. Disa mund të kundërshtojnë duke thënë se një përjashtim ndaj kësaj, mund të jetë vegimi për fundin e kohëve tek “Zbu.” 13:7, ku bishës “iu dha të bëjë luftë kundër shenjtorëve dhe t'i mundë” (Zbu. 13:7). Por edhe këtu, nuk ka tregues që fuqitë mrekullibërëse të bishës të jenë më të mëdha sesa fuqia e Frymës së Shenjtë. Kjo duket se kuptohet më mirë jo si një konfrontim i fuqive mrekulli-bërëse, por thjesht si një përndjekje nga forcat ushtarake, pasi më vonë ne lexojmë për ata “që u ishin prerë kokat për hir të dëshmisë së Jezusit dhe për hir të fjalës së Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në dorën e tyre” (Zbu. 20:4).
[191]33. Fakti që njerëzit të cilët thërrasin emrin e Krishtit, janë në gjendje të profetizojnë e dëbojnë demonët, dhe të bëjnë “shumë vepra të fuqishme” në emrin e Tij (Mat. 7:21–23) nuk e kontradikton këtë, për shkak se këta për të cilët flitet këtu, janë jo të krishterë: Jezusi u thotë atyre: “S'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju që keni bërë paudhësi” (Mat. 7:23). Paçka se është e mundur që këto të jenë mrekulli të pavërteta të kryera nga fuqi demonike, duket se ka më të ngjarë që ato të jenë veprime të hirit të zakonshëm (shiko kapitulli 31) që Perëndia kreu përmes jo të krishterësh, të ngjashme me efikasitetin e ungjillit që Perëndia nganjëherë lejon kur ky predikohet prej atyre të cilët kanë motive të papastra dhe që nuk e njohin Krishtin në zemrat e tyre (kr. Fil. 1:15–18).
[192]34. Fakti që Jezusi qorton vetëm jobesimtarët armiqësorë të cilët kërkojnë mrekulli, është për t’u habitur që nuk përmendet aspak nga D.A. Carson, “Qëllimi i Shenjave dhe Çudirave në Besëlidhjen e Re (The Purpose of Signs and Wonders in the New Testament),” tek M. Horton, red., Feja e Fuqishme (Power Religion) fq. 89–118, apo nga James M. Boice, “Një Mënyrë më e Mirë: Fuqia e Fjalës dhe e Frymës (A Better Way: The Power of Word and Spirit),” tek Feja e Fuqishme (Power Religion) fq. 119–136. Të dy këto artikuj, përdorin qortimet e Jezusit si një mënyrë për të dekurajuar besimtarët në kërkimin e tyre të mrekullive sot, por për ta realizuar këtë, këtyre u duhet t’i aplikojnë deklaratat e Jezusit në një mënyrë të pajustifikuar nga kontekstet e Besëlidhjes së Re. (Shiko veç. Boice, f. 126, i cili citon me aprovim një deklaratë nga John Woodhouse, “Një Dëshirë për shenja dhe mrekulli të mëtejshme, është e mëkatshme dhe mosbesim [A desire for further signs and wonders is sinful and unbelieving.”])
Deklarata e shkoqur e qëllimit për ta “vënë Atë në provë” gjendet tek “Marku” 8:11 dhe “ Luka” 11:16, në kontekste paralele ku Jezusi qorton një brezni të ligë, e cila kërkon një shenjë prej Tij. Konteksti tjetër i vetëm ku shfaqet ky qortim, “Mat.” 12:38–42, nuk përfshin një deklaratë të shkoqitur të qëllimit për të vënë në provë, por Jezusi qartësisht është duke iu përgjigjur “skribëve dhe farisenjve” (v. 38), dhe incidenti vjen fill pas “Mat.” 12:14, ku farisenjtë “dolën jashtë, bënë këshill kundër tij si ta vrasin,” dhe “Mat.” 12:24, ku farisenjtë thonë: «Ky nuk i dëbon demonët veçse me anë të Beelzebubit, kreut të demonëve».
[193]35. John Walvoord, ish presidenti i Dallas Theological Seminary, e kupton dhuratën e mrekullive si “fuqi për të kryer mrekulli kurdoherë që ta gjykonin të arsyeshme, në emrin e Krishtit.” Për rrjedhojë, ai beson se dhurata e mrekullive ka reshtur. Por ai vazhdon më tej me argumentin se ne mund të lutemi për mrekulli sot: “Një i krishterë mundet që ende t’i kërkojë Perëndisë që të bëjë çudira, dhe Perëndia i përgjigjet realisht lutjeve. Perëndia mundet që ende të shërojë dhe të ngjallë të vdekurit nëse Ai zgjedh ta bëjë këtë, por këto mrekulli janë sovrane dhe individuale....Ndërkohë që për pasojë duhet kuptuar se dhurata e mrekullive nuk është pjesë e programit të tanishëm të Perëndisë, gjithsesi duhet pranuar fuqia e Perëndisë për të kryer mrekulli” (Fryma e Shenjtë (The Holy Spirit) [Wheaton, Ill.: Van Kampen, 1954], fq. 179–180).
[194]red.—redaktuar nga
[195]FRT (NDT)—Fjalori i Ri i Teologjisë (New Dictionary of Theology). S.B. Ferguson, D.F. Wright, J.I. Packer, red. Leicester and Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1988.
[196]FTU (EDT)—Fjalori Teologjik Ungjillor (Evangelical Dictionary of Theology). Walter Elwell, red. Grand Rapids: Baker, 1984.
[197]JSBV (JSOT)—Ditar për Studimin e Besëlidhjes së Vjetër (Journal for the Study of the Old Testament)
[198]1. Shembuj të tjerë të Perëndisë që u përgjigjet lutjeve në Shkrim, janë aq të shumta saqë nuk mund të komentohen të tëra (Zan. 18:22–33; 32:26; Dan. 10:12; Amosi 7:1–6; Veprat 4:29–31; 10:31; 12:5–11; etj.).
[199]2. Tek “Veprat” 4:30 fraza: “në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit,” e cila shfaqet në fund të lutjes, plotëson fjalinë kryesore të nënrenditur që e paraprin drejtpërdrejtë, “që të kryhen shenja dhe mrekulli” Ajo nuk është një deklaratë e përgjithshme rreth mënyrës në të cilën e tërë lutja është bërë.
[200]3. Në fakt, Pali thotë se jo vetëm lutjet tona, por gjithçka që ne bëjmë, duhet bërë në emrin e Jezusit: “Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë” (Kol. 3:17).
[201]4. Leon Morris thotë për “Gjoni” 14:13, “Kjo nuk do të thotë thjesht që këtë emër duhet ta përdorim si formulë. Kjo do të thotë se lutja duhet bërë në përputhje me të tërë atë gjë që ai emër përfaqëson. Është lutje që buron nga besimi në Krishtin, lutje që i jep shprehje një uniteti me gjithçka që Krishti përfaqëson, lutje e cila kërkon të vërë në pah Krishtin Vetë. Dhe qëllimi i të tërë kësaj, është lavdia e Perëndisë” (Ungjilli Sipas Gjonit “The Gospel According to John” f. 646).
[202]5. Emri Zot (Gr. Κύριος, G3261) është përdorur tek “Veprat” si dhe tek Letrat, kryesisht për t’iu referuar Zotit Jezus Krisht.
[203]6. J.I. Packer thotë, “A është e përshtatshme që të lutesh në Frymë? Nuk ka asnjë shembull të kësaj në të tërë Shkrimin, por përderisa Fryma është Perëndi nuk mund të jetë gabim t’i lutemi dhe t’i drejtohemi Atij nëse kemi arsye të mirë për ta bërë këtë” (Mbaj Hapin me Frymën (Keep in Step With the Spirit) [Old Tappan, N.J.: Revell, 1984], f. 261).
[204]7. Arsye të tjerë përse këto psherëtima dhe rënkima merren më mirë me kuptimin që ato janë “rënkimet” tona në lutje, janë: (1) v. 23 thotë që “ne vetë... rënkojmë,” duke përdorur një folje (στενάζω, G5100) që është e të njëjtës rrënjë me emrin e përkthyer “psherëtima” (στεναγμός, G5099) tek v. 26; (2) “rënkime” të tilla, të cilat duket se nënkuptojnë një shkallë shqetësimi apo vuajtjeje, janë të përshtatshme për krijesat (vgj. 22, 23) por jo për Krijuesin; dhe (3) v. 26b, që përmend “psherëtima të patregueshme,” e shpjegon fjalinë e parë të nënrenditur tek v. 26, që thotë se Fryma na “ndihmon,” e jo se Fryma zëvendëson lutjet tona. Fraza “të patregueshme” nuk është se domosdoshmërisht ka kuptimin “në heshtje apo pa zhurmë,” por më tepër mund të ketë kuptimin e “të pamundura për t’u shprehur me fjalë.”
[205]8. Për një diskutim të mëtejshëm të “Rom.” 8:26–27, shiko kapitullin 53, fq. 1078–1080.
[206]9. Disa kanë menduar se kjo i referohet të folurit në gjuhë të panjohura, përderisa Pali e quan të folurin në gjuhë të panjohura, lutje “me frymën” (1 Kor. 14:15). Por kjo nuk është një kuptim i saktë, përderisa tek “1 Kor.” 14:15 “fryma” nuk i referohet Frymës së Shenjtë, por frymës së Palit vetë: vini re kontrastin mes “me frymën” dhe “me mendjen” tek v. 14.
[207]10. Të shtosh: “Po qe se është vullneti Yt” ndaj një lutjeje, është ende shumë ndryshe nga moskërkimi i asgjëje. Nëse fëmijët e mi vijnë dhe më pyesin nëse do t’i çoj për një akullore, por pastaj (duke u ndjerë në një mënyrë bashkëpunuese) shtojnë: “po vetëm po e mendove ti të arsyeshme, babi”, kjo gjithsesi është shumë larg nga mos të kërkuarit asgjë fare. Po të mos kishin kërkuar, unë nuk do ta kisha menduar vajtjen për të marrë një akullore. Sapo ata të kërkojnë, qoftë edhe me këtë cilësim, shpesh herë unë do të vendos t’i çoj ata për akullore.
[208]11. Shiko diskutimin mbi atributin e xhelozisë së Perëndisë, f. 205 më lart.
[209]12. Koha me perifraza të pakryera këtu (Gk. ἦν ὑποχωρῶν) thekson, edhe më shumë sesa një kohë e pakryer do të bënte, natyrën e përsëritur apo vazhdë-krijuese të veprimtarisë së tërheqjes në shkretëtirë (shiko BDF 353[1]).
[210]13. Edhe pse armiqtë e Danielit e panë atë të lutej, kjo ndodhi vetëm për shkak se ata “erdhën me paramendim” dhe dukshëm e përgjuan atë.
[211]14. Në këtë pikë, ne mund të përmendim gjithashtu faktin që Pali diskuton një përdorim të dhuratës së të folurit në gjuhë të panjohura gjatë lutjeve private: “Sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme. Ç'duhet, pra? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen” (1 Kor. 14:14–15). Kur Pali thotë: “fryma im lutet,” ai nuk po i referohet Frymës së Shenjtë, por vetëm frymës së tij njerëzore, sepse kontrasti që bëhet, është me “mendja ime.” Fryma e tij po derdh lumë kërkesash përpara Perëndisë, dhe ato kërkesa kuptohen nga Perëndia dhe çojnë në ndërtim vetjak: “Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij” (1 Kor. 14:4). Kjo dhuratë do të diskutohet më plotësisht në kapitullin 53, më poshtë.
[212]15. Paçka se katër vargjet e mëparshme (vgj. 15–18) kanë të bëjnë me disiplinën kishtare, fjala “Përsëri” në fillim të v. 19 sinjalizon një ndryshim të lehtë në temë, dhe nuk është e pavend që t’i marrim vargjet 19–20 si një deklaratë më të gjerë rreth lutjes në përgjithësi në kontekstin e kishës.
[213]16. Arsye të ngjashme (kushtimi i më shumë kohe ndaj lutjes dhe heqja dorë nga disa kënaqësi vetjake) me shumë mundësi shpjegojnë lejen që Pali jep ndaj çifteve të martuara që të heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale “në qoftë se jeni marrë vesh, për njëfarë kohe, që t'i kushtoheni agjërimit dhe lutjes” (1 Kor. 7:5).
[214]17. Tek “Marku” 9:29, kur dishepujt pyetën përse nuk mund ta dëbonin një demon të caktuar, Jezusi u përgjigj: “Ky lloj nuk mund të dëbohet ndryshe, përveçse me lutje.” Shumë dorëshkrime të hershme e mjaft të besueshme greke, si dhe një sërë dorëshkrimesh të hershme në gjuhë të tjera, e kanë: “përmes lutjes dhe agjërimit.” Sido që të jetë, kjo nuk mund të nënkuptojë lutjet që bëhen në kohën që demoni po dëbohet, sepse Jezusi i dëboi demonët me një fjalë dhe nuk iu përvesh një kohe të gjatë në lutje. Kjo duhet të nënkuptojë që dishepujt nuk kishin kaluar më përpara kohë të mjaftueshme në lutje, dhe se forca e tyre shpirtërore qe e dobët. Për rrjedhojë, “agjërimi” që përmendet në shumë dorëshkrime të lashta, i përshtatet modelit të një veprimtarie e cila e shton forcën dhe fuqinë tonë shpirtërore.
[215]1. Në hebraisht, fjala כְּרוּב, H4131, është në njëjës, ndërkohë që forma në shumës është כְּרֻ֖בִים.
[216]2. Fjala hebraike שָׂרָף, H8597, është në njëjës, ndërkohë që שְּׂרָפִ֔ים është forma e vet në shumës.
[217]3. Përshkrimet ndryshojmë disi mes “Ezekielit” dhe “Zbulesës”, por gjithashtu kanë shumë ngjashmëri. Është e vështirë të dallosh nëse ka grupe të ndryshme krijesash, apo nëse ato tek “Zbulesa” janë transformuar nga forma që kishin marrë në vegimin e Ezekielit.
[218]4. Këtu nuk kam llogaritur Satanin, i cili është një engjëll i rënë, dhe që nganjëherë është thirrur edhe me emra të tjerë. (Shiko kapitullin 20, mbi Satanin dhe demonët.)
[219]5. Megjithëkëtë, duket se një numër shumë i madh engjëjsh mund të jenë në një vend në të njëjtën kohë, të paktën kështu duhet të jetë nëse shembulli i engjëjve të ligj apo demonëve, do të ishte një tregues i mirë i këtij fakti. Kur Jezusi pyeti forcën demonike tek gadarenasi me demonë, “Si e ke emrin?” ai tha, “Legjion”; sepse “shumë demonë kishin hyrë në të” (Luka 8:30). Edhe po të mos e marrim me kuptim të drejtpërdrejtë këtë që kjo do të thoshte se ishin një numër i barabartë me një legjion të ushtrisë romake (3,000–6,000 burra), dhe edhe sikur të pranonim se përderisa Satani është babai i gënjeshtrave, demonët në këtë njeri mund të ishin duke e ekzagjeruar shumë, Luka gjithsesi thotë se “shumë demonë kishin hyrë në të.”
[220]6. Termi greqisht μυριάς (G3689, “miriadë”) është një shprehje që i referohet “një numri shumë të madh, të pa përkufizuar me saktësi” (BAGD, f. 529).
[221]7. Një mundësi tjetër është që “engjëll” tek “Mat.” 18:10 dhe tek “Vep.” 12:15 (ku dishepujt mendojnë se “engjëlli” i Pjetrit është duke trokitur tek porta) nuk ka kuptimin e një qenieje engjëllore, por “frymën” e personit i cili ka vdekur: për një mbrojtje të kësaj pikëpamjeje, shiko B.B. Warfield, “Engjëjt e ‘të Vegjëlve’ të Krishtit (The Angels of Christ’s “Little Ones,”)” tek Shkrime të Përzgjedhura më të Shkurtra (Selected Shorter Writings) red. John E. Meeter (Nutley, N.J.: Presbyterian and Reformed, 1970), 1:253–266; gjithashtu D.A. Carson, “Mateu (Matthew),” EBC 8:400–401.
Problemi me këtë interpretim, është se nuk mund të gjendet asnjë shembull i qartë ku fjala engjëll (Gr. ἀνήρ, G467) nënkupton “frymën e një personi të vdekur.” Warfield (fq. 265–266), pasuar nga Carson, citon dy shembuj të supozuar nga literatura jo biblike judaike, “1 Enoku” 51:4 dhe “2 Baruku” 51:5, 12. Por këto tekste nuk janë bindës: “1 Enoku” 51:4 thotë thjesht: “Dhe fytyrat e [të tërë] engjëjve në qiell do qeshen me gëzim” (R.H. Charles, Apokrifa dhe Pseudepigrafa e Besëlidhjes së Vjetër (The Apocrypha and Pseudepigrapha of the Old Testament) 2 vol. [Oxford: Clarendon Press, 1913], 2:219), por nuk thotë se njerëzit do të bëhen engjëj. “2 Barukut” 51:5 deklaron se të drejtët do të transformohen “në shkëlqimin e engjëjve” (Charles, 2:508), por kjo thjesht do të thotë se ata do të shndrisin si engjëjt, e jo se ata do të bëhen vetë engjëj.
Në dy pasazhet e lidhura me këto, “2 Baruku” 51:12 deklaron se të drejtët do të kenë një shkëlqyeshmëri e cila “e tejkalon atë të engjëjve,” dhe “2 Baruku” 51:10 Thotë se “ata do të bëhen si engjëjt” (Charles, 2:509), por as këto tekste nuk thonë se njerëzit do të bëhen engjëj. Për më tepër, përderisa nuk ka asnjë tekst greqisht të ruajtur deri në kohën e sotme të disponueshëm për cilindo prej këtyre tre pasazheve (“1 Enokut” është një tekst në etiopisht me disa fragmente në greqisht, ndërsa “2 Barukut” është një tekst siriakisht), ato nuk janë të dobishëm për përcaktimin e kuptimit të fjalës greke ἀνήρ.
Warfield citon gjithashtu Veprat e Palit dhe Theklas (Acts of Paul and Thecla) red. Tischendorf, f. 42, para. 5, ad finem (deri në fund), në thënien: “Të bekuar janë ata të cilët kanë frikë Perëndinë, sepse ata do bëhen engjëj të Perëndisë,” por ky tekst daton nga fundi i shekullit të dytë mbas K. (ODCC f. 1049) dhe përbën një burim jo të besueshëm informacioni rreth asaj që kisha e hershme besonte apo asaj që Besëlidhja e Re na mëson.
[222]8. Ne duhet të vërejmë se kjo deklaratë e Jezusit është dhënë si përgjigje ndaj pyetjes së saducenjve rreth një gruaje e cila kishte qenë martuar shtatë herë, dhe që Jezusi tha se pyetja e tyre tregonte mungesë të njohurisë si të Shkrimit ashtu edhe rreth “pushtetit të Perëndisë” (Mat. 22:29). Përgjigjja e Jezusit, për rrjedhojë, duhet të na ngushëllojë, jo të na trazojë: ne duhet ta mendojmë parajsën jo me pikëllim në pritje të zbehjes së marrëdhënieve ndërpersonale, por me gëzim për perspektivën e të paturit të marrëdhënieve të pasuruara. (Shiko kapitullin 20, fq. 413–414, për një diskutim të shprehjes “djemtë e Perëndisë” tek “Zan.” 6:2, 4.)
[223]9. Nëse engjëjt të cilët mëkatuan, e humbën një pjesë të fuqisë së tyre kur ngritën krye kundër Perëndisë dhe u bënë demonë, apo nëse fuqia e tyre është ende e njëjta siç ishte kur ata ishin engjëj, Shkrimi për këtë nuk na thotë gjë.
[224]10. Shiko kapitullin 21, fq. 442–444.
[225]11. Folja në kohën e tashme ἐπιθυμοῦσιν (nga ἐπιθυμέω, G2121) “dëshirojnë,” krijon përshtypjen që ata “janë vazhdimisht të dëshiruar, edhe në kohën e tashme” që të shikojnë këto gjëra. Ky dëshirim përfshin një kuriozitet të shenjtë për të parë dhe për të gjetur kënaqësi në lavditë e mbretërisë së Krishtit ndërkohë që ato gjejnë realizim gjithnjë e më të plotë në jetën e të krishterëve individualë përgjatë gjithë historisë së kishës. (Shiko diskutimin tek Wayne Grudem, 1 Pjetrit (1 Peter) f. 73.)
[226]12. Me këtë nuk po mohojmë që frenuesi kryesor kundër mëkatit, duhet të jetë frika se mos shkaktojmë pakënaqësinë e Perëndisë Vetë; nuk është e drejtë të themi se ashtu sikurse prania e njerëzve të tjerë shërben si një frenues shtesë, po kështu njohuria për praninë e engjëjve duhet të shërbejë gjithashtu si një faktor frenues për ne.
[227]13. Vini re gjithashtu raportimin tek “Luka” 22:43 që kur Jezusi po lutej në Kopshtin e Gjetsemanit, “Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë forcë atij.” Ky tekst ka prova të shumta të lashta.
[228]14. Sigurisht, kishte raste në Shkrim kur e vërteta doktrinare erdhi përmes engjëjve (Luka 1:13–20, 30–37; 2:10–14; Veprat 1:11; Heb. 2:2). Pasazhet paralajmëruese të përmendura më lart, e ndalojnë marrjen e doktrinave nga engjëjt të cilat bien në kundërshtim me Shkrimin.
[229]15. Shiko diskutimin e reshtjes së disa dhuratave shpirtërore në kapitullin 52, më poshtë.
[230]16. Shiko kapitullin 53, fq. 1049–1061.
[231]FUT (EDT)—Fjalori Ungjillor i Teologjisë (Evangelical Dictionary of Theology). Walter Elwell, red. Grand Rapids: Baker, 1984.
[232]1. Kjo nuk do të thotë që këta engjëj të mëkatshëm nuk kanë ndikim të tanishëm mbi botën, sepse në v. 9 Pjetri thotë se Zoti di gjithashtu se si “t'i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit,” që këtu i referohet qenieve mëkatare njerëzore të cilët dukshëm kanë ndikim në botë e madje po shqetësojnë lexuesit e Pjetrit. “2 Pjetrit” 2:4 do të thotë thjesht që engjëjt e këqij janë dëbuar nga prania e Perëndisë dhe janë mbajtur në një lloj ndikimi të kufizuar deri në gjykimin përfundimtar, por kjo nuk përjashton veprimtarinë e vazhdueshme të tyre ndërkohë në botë.
[233]2. “2 Pjetrit” 2:4 nuk thotë: “Perëndia nuk i kurseu disa engjëj kur ata mëkatuan,” apo, “Perëndia i flaku në ferr një pjesë të engjëjve mëkatarë,” por flet në përgjithësi për “engjëjt” kur ata mëkatuan, duke nënkuptuar të gjithë ata që mëkatuan. Po kështu, “Juda” 6 flet për “engjëjt që nuk e mbajtën gjendjen e tyre të parë, po lanë banesën e vet,” duke nënkuptuar të tërë ata të cilët mëkatuan. Për rrjedhojë, këto vargje duhet të nënkuptojnë diçka që vlen për të tërë demonët. Shtëpia dhe banesa e tyre e tanishme, është “ferri” dhe “skëterra,” paçka se ata mund të aviten prej atje për të ndikuar njerëzit në botë.
[234]3. Versioni i Biblës në anglisht KJV e përkthen “Bir i Agimit” me termin “Lucifer,” emër ky që do të thotë “mbajtësi i dritës.” Emri Lucifer nuk haset askund tjetër në versionin KJV dhe nuk shfaqet fare në përkthimet më moderne të Biblës.
[235]4. Shiko, për shembull “Psa.” 45, që kalon nga një përshkrim i një mbreti tokësor, tek përshkrimi i një Mesie hyjnor.
[236]5. Për një argument më të detajuar, shiko W. Grudem, Letra e Parë e Pjetrit (The First Epistle of Peter) fq. 211–13, e cila është përmbledhur në diskutimin e këtushëm. Më vonë, interpretuesit judenj të këtyre vargjeve, qenë të ndarë në dy grupe të barabarta ndër ata të cilët mendonin se “djemtë e Perëndisë” ishin engjëj dhe atyre të cilët mendonin se ata ishin thjesht qenie njerëzore.
[237]6. BDB, f. 966.
[238]7. Fjala djall është një përkthim i fjalës greke διάβολος (G1333) që do të thotë “shpifës” (BAGD, f. 182). Faktikisht, fjala anglisht djall (devil) si përfundim është derivuar nga e njëjta fjalë në greqisht, por shqiptimi i kësaj fjale ndryshoi në mënyrë të ndjeshme ndërkohë që kjo fjalë kaloi nga greqishtja në latinisht, në anglishten e vjetër e pastaj në anglishten moderne.
[239]8. “Gjoni” shpesh herë përdor “bota” apo “kjo botë” për t’iu referuar sistemit të botës së keqe që i kundërvihet Perëndisë: “Gjoni” 7:7; 8:23; 12:31; 14:17, 30; 15:18, 19; 16:11; 17:14. Shkrimi nuk na tregon që Satani mbretëron mbi të gjithë botën, por se ai është sundimtar mbi sistemin e kundërshtimit të mëkatshëm ndaj Perëndisë. Krahasoje frazën e Palit “perëndia i kësaj bote” (2 Kor. 4:4).
[240]9. Kr. “Gjoni” 10:10: “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur dhe për të vrarë e për të shkatërruar.”
[241]10. Shiko diskutimin e njohurisë së Perëndisë rreth të ardhmes, në kapitullin 11, fq. 171–172, 190.
[242]11. Pali gjithashtu thotë: “Sepse, cili nga njerëzit njeh gjërat e njeriut, përveç frymës së njeriut që është në të” (1 Kor. 2:11), duke sugjeruar se nuk ka krijesë tjetër që mund të njohë mendimet e dikujt (paçka se duhet pranuar se përfshirja e krijesave engjëllore apo demonike në këtë ide të Palit, nuk është thënë shkoqur në këtë kontekst në ndryshim nga ajo që është thënë tek “Dan.” 2). Shiko gjithashtu “1 Kor.” 14:24–25, ku zbulohen të “fshehtat” të zemrës së vizitorit, gjë që përbën një provë të qartë që Perëndia Vetë është i pranishëm, duke vepruar përmes dhuratës së profecisë. Kjo ishte në përmasa të mëdha në Korint, i cili gëlonte në adhurime demonësh në tempujt e idhujve (1 Kor. 10:20)—kjo tregon që demonët nuk mund t’i dinin të fshehtat e zemrës së një njeriu.
[243]12. Edhe sot e kësaj dite, një tipar dallues i shumë feve jo të krishtera, është se ithtarët e tyre më të devotshëm, përfshihen në rituale fetare të cilat shkatërrojnë një apo një sërë aspektesh të njerëzimit, të tilla si shëndeti i tyre fizik, qëndrueshmëria e tyre mendore ose emocionale, apo seksualitetin e tyre njerëzor ndryshe nga mënyra se si Perëndia synoi që seksualiteti të funksiononte. Gjëra të tilla përmbushin në mënyrë të qatë qëllimet e Satanit për të shkatërruar gjithçka që Perëndia e ka krijuar të mirë (kr. 1 Tim. 4:1–3). Përderisa Satani është “gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrësaj” (Gjoni 8:44), shtrembërimi apo mohimi i të vërtetës, është gjithnjë i pranishëm edhe tek fetë e rreme, veçanërisht atëherë kur ka një ndikim të fortë demonik.
[244]13. Në periudhën mes Besëlidhjes së Vjetër dhe Besëlidhjes së Re, kishte dëbues demonësh judenj të cilët synuan të merreshin me forcat demonike, por është në pikëpyeje nëse ata ishin apo jo shumë efikasë: “Veprat” 19:13 përmend disa “yshtësit shëtitës judenj” të cilët u përpoqën të përdornin emrin e Zotit Jezus si një formulë të re magjike, paçka se ata vetë nuk ishin të krishterë, dhe as që kishin ndonjë autoritet shpirtëror nga Jezusi Vetë. Ata u përballën me rezultate shkatërrimtare (vgj. 15–16). Gjithashtu, kur po përballej me farisenj, Jezusi tha: “Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me anë të Beelzebubit, me anë të kujt i dëbojnë bijtë tuaj?” (Mat. 12:27). Deklarata e tij nuk do të thotë që bijtë e tyre ishin shumë të suksesshëm por vetëm se ata po dëbonin demonë, apo po përpiqeshin për një gjë të tillë, por me pak sukses. Në fakt, argumenti i Jezusit funksionon mirë nëse ata përgjithësisht dështuan: “Nëse suksesi im i madh në dëbimin e demonëve vjen në sajë të Satanit, atëherë nga vjen suksesi i bijve tuaj’ i kufizuar? Supozohet se një fuqi më e paktë se Satani; padyshim jo Perëndia!” Sugjerimi është që fuqia e kufizuar e dëbuesve judenj të demonëve, nuk ishte nga Perëndia, por nga Satani.
[245]14. Një interpretim tjetër thotë se Jezusi e pa rënien e Satanit gjatë misionit të të shtatëdhjetëve.
[246]15. Shiko kapitullin 55 për një diskutim të mijëvjeçarit.
[247]16. Një mënyrë e zakonshme e përmbledhjes së tri burimeve të të keqes në jetën tonë sot, është “bota, mishi dhe djalli” (ku “mishi” i referohet dëshirave tona të mëkatshme).
[248]17. Koha e tashme e foljes greke të përdorur këtu ka kuptimin: “nuk vazhdon të mëkatojë.”
[249]18. Jo të tëra depresionimet janë demonike në origjinën e tyre. Disa syresh mund të shkaktohen nga faktorë kimikë të cilat reagojnë ndaj trajtimit mjekësor. Depresione të tjera mund të vijnë si pasojë e një larmie vazhdash sjelljeje apo marrëdhëniesh ndërpersonale të cilat nuk po zhvillohen në përputhje me standardet biblike. Por, ne nuk duhet ta përjashtojmë ndikimin demonik si një faktor të mundshëm.
[250]19. Kjo fjalë δαιμονίζομαι, G1227, e cila mund të përkthehet “nën ndikim demonik” apo “të demonizuar” shfaqet trembëdhjetë herë në Besëlidhjen e Re, e të tëra këto tek ungjijtë: “Mat.” 4:24; 8:16, 28, 33; 9:32; 12:22; 15:22 (“të demonizuar rëndë”); “Marku” 1:32; 5:15, 16, 18; “Luka” 8:36; dhe “Gjoni” 10:21. Të tëra këto raste nënkuptojnë një ndikim mjaft të rëndë demonik. Në dritën e kësaj, ndoshta do të ishte më mirë që fjalën në anglisht i/e demonizuar ta rezervojmë për raste më të skajshme apo të rënda siç janë ato që prezantohen nga rastet për të cilat është përdorur tek ungjijtë. Fjala i/e demonizuar në anglisht, mua më duket se sugjeron një ndikim apo kontroll të fortë demonik. (kr. me fjalë të tjera me “-zuar”: pasterizuar, homogjenizuar, tiranizuar, materializuar, nacionalizuar, etj. Të tëra këto fjalë nënkuptojnë një transformim tërësor të objektit për të cilin po flitet, e jo thjesht për ndikime të vogla apo të moderuara.) Por në një pjesë të literaturës së krishterë sot, është bërë e zakonshme të flitet për njerëzit që janë nën çfarëdo lloj sulmi demonik, si të “demonizuar.” Do të ishte më e mençur që këtë term ta rezervonim për raste më të rënda të ndikimit demonik.
[251]20. Nuk duket shumë e dobishme të përpiqesh të përkufizosh kategori apo shkallë ndikimesh demonike, sikurse është bërë në ndonjë rast, me fjalë të tilla si “i depresionuar,” “i shtypur,” “nën kontrollin e tyre,” etj., sepse Shkrimi nuk përkufizon një listë me kategori si kjo këtu që ne t’i përdorim, dhe kategori të tilla vetëm kanë prirjen për të bërë të ndërlikuar atë që është thjesht e vërtetë: se mund të ketë shkallë të ndryshme sulmi apo ndikimi demonik në jetën e personit.
[252]21. Shiko kapitullin 30, f. 640, si dhe kapitullin 39, fq. 770–772, për një diskutim të fuqisë më të madhe të Frymës së Shenjtë në punë në jetën e besimtarëve pas Rrëshajave.
[253]kjv—King James Version (Versioni i Autorizuar)
[254]22. Për një analizë të zgjeruar të kuptimit të frazës greke διακρίσεις πνευμάτων “të dallojë frymërat,” tek “1 Kor.” 12:10, shiko W. Grudem, “Përgjigje ndaj Gerhard Dautzenberg-ut rreth ‘1 Korintasve’ 12:10 (A Response to Gerhard Dautzenberg on 1 Corinthians 12:10),” tek Biblische Zeitschrift NF, 22:2 (1978), fq. 253–270.
[255]23. Shiko kapitullin 52, fq. 1022–1025, mbi faktin që dhuratat shpirtërore mund të variojnë për nga forca e tyre.
[256]24. Sigurisht, shembulli ynë më i madh i mënyrës se si të merremi me fuqitë demonike duke u folur drejtpërsëdrejti dhe duke i urdhëruar që të largohen, është shembulli i Jezusit Vetë, i Cili shpesh e bëri këtë tek Ungjijtë, dhe me shembullin dhe fjalën e Vet, Ai i mësoi dishepujt që ta imitonin Atë.
[257]niv—Versioni i Biblës në anglisht New International Version
[258]25. Në këtë paragraf, si dhe në atë pasuesin mbi adoptimin, unë i jam mirënjohës veprës së shkëlqyer të Timothy M. Warner, Luftë Shpirtërore (Spiritual Warfare) (Wheaton, Ill.: Crossway, 1991), fq. 55–63.
[259]nasb—Versioni i Biblës në anglisht, i titulluar New American Standard Bible
[260]26. Shiko kapitullin 37, fq. 736–745, mbi adoptimin.
[261]27. Për shkak se Shkrimi nuk na tregon që demonët mund t’i dinë mendimet tona (shiko më sipër, fq. 415–416), mund të duket e udhës që urdhëresa duhet të flitet e zëshme.
[262]28. Për shembull, nëse ne apo një prej fëmijëve tanë zgjohet nga një makth, përveç lutjes ndaj Jezusit për ngushëllim dhe mbrojtje, ne mund të themi gjithashtu: “Në emrin e Jezusit, unë e urdhëroj cilëndo frymë të keqe që shkakton këtë ëndërr frikësuese, që të largohet!” Fëmijët që në një moshë të njomë, mund të mësohen që të thonë: “Largohu në emrin e Jezusit!” ndaj çfarëdo pamjeje shtrigash, shpirtrash të këqij, etj. që mund t’u dalë në ëndërr apo t’u shfaqen në mendje e që i trazojnë natën, dhe pastaj t’i luten Jezusit për mbrojtje dhe mendime të gëzueshme rreth Tij. Një veprim i tillë prej këtyre të vegjëlve të cilët besojnë në Krishtin, shpesh herë do të jetë efektiv në kulm, sepse besimi i tyre në Jezusin, është shumë i thjeshtë dhe i mirëfilltë (shiko Mat. 18:1–4).
[263]29. Fjala në greqisht e përkthyer këtu “fjalë” është ῥῆμα (G4839) e cila mund t’i referohet fjalëve të folura (qoftë nga Perëndia, qoftë nga të tjerët). Nganjëherë, ajo përdoret për të folur për fjalët e Shkrimit kur ato fliten nga Perëndia apo nga njerëzit duke cituar Shkrimin (Mat. 4:4; Gjoni 15:7; 17:8; Rom. 10:17; Heb. 6:5; 1 Pjetrit 1:25 [dy herë]), dhe ky është kuptimin të cilin Pali duket se e përdor tek “Efe.” 6:17: ndërkohë që ne flasim fjalët e Shkrimit, ato janë të shoqëruara nga vepra e Frymës së Shenjtë, dhe kanë fuqinë e shpatës shpirtërore.
[264]30. Do të ishte mirë për të krishterët që të mësonin përmendësh vargjet sipas listës së sapopërmendur, në mënyrë që të jenë në gjendje t’i thonë përmendësh kur të jenë të përfshirë në çfarëdo lufte shpirtërore.
[265]31. Përderisa Shkrimi nuk të lë të kuptohet se demonët mund të lexojnë mendjet tona, qortime të tilla kundër demonëve me shumë mundësi do duhet të fliteshin në mënyrë të zëshme, paçka se qoftë edhe me zë të ulët. Në kontrast me këtë, Perëndia sigurisht që i di mendimet tona si dhe lutjet që i drejtojmë Atij, dhe ato mund t’i bëjmë edhe vetëm me mendje, pa i folur me zë të lartë.
[266]32. Folja ekzorcizmoj në anglisht, do të thotë “të dëbosh (një frymë të ndyrë) nëpërmjet një formule magjike apo një urdhërese të folur.” Një “ekzorcisëm” përkufizohet si veprimi i dëbimit të një fryme të ligë në këtë mënyrë. Këto fjalë nuk shfaqen në Bibël (paçka se “Veprat” 19:13 përmend ekzorcistët judaikë). Për shkak se këto terma janë përdorur si në kontekste pagane ashtu edhe në kontekste të krishtera përgjatë gjithë historisë, ka vend për të krishterët që të kenë mendime të ndryshme rreth asaj që është mençuri t’u thuhet atyre për t’iu referuar praktikave të krishtera sot.
[267]33. Shpesh do të ishte mençuri që në raste të vështira, të kërkoje ndihmë nga dikush që ka më shumë pjekuri dhe përvojë në këtë fushë.
[268]34. Për rrjedhojë, të krishterët nuk duhet të jenë të preokupuar me çështje që kanë të bëjnë me okultin apo lëvizjen e Epokës së Re. Ne duhet të mendojmë rreth gjërave të cilat janë “të ndershme”, “të pastra” dhe për “lëvdim” (Fil. 4:8).
[269]35. Kur Jezusi tha: “Ky lloj nuk mund të dëbohet ndryshe, përveçse me lutje” (Marku 9:29), me këtë, Ai nuk mund të ketë nënkuptuar se qe e nevojshme të luteshim për një kohë të gjatë për atë situatë specifike përpara se demoni të dëbohej, sepse Ai nuk u lut fare por thjesht foli një fjalë dhe me këtë e dëboi menjëherë demonin. Ai duhet të ketë nënkuptuar më tepër se një jetë e vazhduar në lutje dhe qëndrimi në Perëndinë do të çojë në një gatitshmëri shpirtërore dhe zotërim të fuqisë shpirtërore, dhe vajosjes së Frymës së Shenjtë që do të jetë efikase në konflikt edhe mbi çdo sulm të ashpër apo ndikim demonik.
[270]36. Jezusi nuk mund të ketë dashur të thotë me këtë se është e gabuar të gëzohesh kur armiku është mposhtur dhe kur njerëzit çlirohen nga zgjedha, pasi padyshim kjo është një arsye e mirë për t’u gëzuar. Më tepër Ai duhet të jetë duke shprehur një kontrast relativ në terma absolutë për t’u treguar dishepujve që madhështia e shpëtimit të tyre, është gjëja kryesore për të cilën ata duhet të gëzohen.
[271]FRT (NDT)—Fjalori i Ri i Teologjisë (New Dictionary of Theology). S.B. Ferguson, D.F. Wright, J.I. Packer, red. Leicester and Downers Grove, Ill.: InterVarsity Press, 1988.