artikulli 13

Përgjigjja

  1. Hiq dorë nga të drejtat e tua. Apostulli Pal kishte të drejtën të hante mish, të merrte me vete një bashkëshorte besimtare dhe të pranonte mbështetje financiare. Megjithatë, ai hoqi dorë nga këto të drejta, në mënyrë që të mos vendoste asnjë pengesë në shtegun e ungjillit (1 e Korintasve 9:4-18). Edhe ne duhet të jemi gati të heqim dorë nga të drejtat tona, nëse përdorimi i tyre ofendon, ata të cilët po përpiqemi të ungjillëzojmë. 

  2. Bëhu shërbëtor i jobesimtarëve. Pali, gjithashtu, përqafoi një qëndrim shërbimi ndaj jobesimtarëve. Ai shkruan: "Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra veten time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz" (1 e Korintasve 9:19). Vetëm duke u bërë shërbëtorë të të tjerëve, mund ta përdorim lirinë tonë të krishterë që t'u bëjmë të mirën të tjerëve, në vend që t'i lëndojmë ata. 

  3. Përshtatu me praktikat kulturore të të tjerëve sa më shumë të jetë e mundur, por pa mëkatuar. Pali u përshtat me zakonet kulturore të të tjerëve aq sa pati mundësi, pa bërë kompromis me ligjin e Krishtit (1 e Korintasve 9:19-23). Edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

  4. Qëndro brenda caqeve të Shkrimit. Sado që u përshtat, Pali këmbënguli që të qëndronte brenda caqeve të Shkrimit. Në mes të përshkrimit të tij se si ai u përshtat aq sa mundte me ata që po ungjillëzonte, Pali vendosi një parantezë jashtëzakonisht të rëndësishme: "... ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit" (1 e Korintasve 9:21). Me fjalë të tjera, Pali u përshtat me kulturat e tjera deri aty ku e lejonte Shkrimi, dhe asnjë milimetër më tutje. Prandaj, ashtu si për Palin, edhe për ne, kultura dhe tradita njerëzore janë të diskutueshme. Fjala e Perëndisë është e padiskutueshme.

(Ky material u përshtat nga artikulli “Putting Contextualization in its Place” shkruar nga një strateg misioni në Azinë Qendrore).

Botuar me leje: https://www.9marks.org/answer/how-do-we-contextualize-biblically/

Përktheu: Sara Gjana | Redaktoi: Vilma Dina

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni "botuar me leje nga dritez.al" dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ qendraignis.al

Similar posts

Si e formon Darka e Zotit kishën lokale
Pse ferri është thelbësor për Ungjillin
>