Misioni ynë

IGNIS ekziston për të inkurajuar, pajisur, dhe siguruar burime për kishat dhe iniciativat kishëmbjellëse nga ana shpirtërore dhe organizative, që ato të përmbushin misionin e tyre duke qenë dritë dhe kripë në Shqipëri. 

Inkurajojmë


Besimtarë të rinj që të rriten në njohjen e karakterit dhe shenjtërisë së Perëndisë. Pastorë dhe predikues që ti përkushtohen Fjalës dhe Lutjes, të kujdesen për grigjën e Perëndisë dhe të zhvillojnë drejtues të rinj.



 

Drejtues të krishterë në kishë që të rriten në perëndishmëri dhe në lidership duke drejtuar, ngritur drejtues të rinj dhe duke u kujdesur për ta. 

Pajisim


Pastorë dhe drejtues të krishterë në fusha të ndryshme të shërbimit dhe udhëheqjes në kishës.Ne punojmë me zell që t'i krijojmë mundësinë cdo drejtuesi të krishterë shqiptar të rritet në karakter dhe në aftësitë e nevojshme për ti shërbyer Perëndisë shkëlqyeshëm. 



Ne po ndërtojmë një platformë trajnimi online ku cdo drejtues mund të ndjekë trajnime individualisht ose duke drejtuar një kohortë. 

Burime


Ne kemi filluar nje portal të quajtur dritez.al me misionin që të shpërndajmë lajmin e mirë kudo ndër shqiptarë. Cdo kishë është e inkurajuar të përdorë këtë platformë në mënyrën më të përshtatshme. 




Gjithashtu po punojmë për krijimin dhe publikimin e librave, artikujve, kurrikulave mësimore, materjale audiovizuale të vlefshme për shërbesat e kishave vendore. 


Më të fundit

>