Përgjigjja
1. Studioje Shkrimin në mënyrë tematike. Ndërsa të duhet ta studiosh të gjithë Shkrimin si thellësisht, edhe gjerësisht, leximi i Shkrimit mund të të ndihmojë në mënyrë që të zbulosh tema që e përshkojnë Biblën. Gjatë gjithë Shkrimit do të shikosh një panoramë të lavdisë së Perëndisë dhe mrekullisë së shpëtimit nëse studion si zhvillohen temat si krijimi fillestar dhe krijimi i ri, dita e shabatit, mbretëritë, besëlidhja dhe vendbanimi i Perëndisë me njerëzit e Tij.
2. Shikoje Besëlidhjen e Vjetër nën dritën e Besëlidhjes së Re. Ndërsa studion Besëlidhjen e Re, kushtoji vëmendje të madhe faktit si ajo përmbush, sqaron, plotëson dhe ndonjëherë zëvendëson diçka në Besëlidhjen e Vjetër. Ndërsa e bën këtë, do të kuptosh unitetin e Shkrimit, unitetin e qëllimeve shpëtuese të Perëndisë gjatë gjithë historisë dhe pasurinë e shumanshme të veprës shpëtuese të Krishtit.
3. Studioje Besëlidhjen e Vjetër duke pasur parasysh Jezusin dhe Besëlidhjen e Re! Ndërsa lexon Besëlidhjen e Vjetër, bëj pyetje si: “Ku e ka vendin ky pasazh në kronologjinë e historisë shëlbuese? Si e thekson ky pasazh Jezusin? Si e krijon ky pasazh themelin e asaj që besojnë të krishterët? Cilat pasazhe të Besëlidhjes së Re hedhin dritë mbi këto pyetje?"
4. Studioji librat e profecisë në Besëlidhjen e Vjetër! Librat e profecisë në Besëlidhjen e Vjetër përmbajnë disa nga mësimet më të larmishme të Biblës mbi jetën, shërbesën dhe epërsinë e Jezu Krishtit. Ata thellojnë edhe njohuritë tona për Perëndinë dhe na çojnë drejt përmbushjes së veprës shpëtuese të Zotit.
5. Lexo një libër të mirë mbi teologjinë biblike! Fillo me: The Goldsworthy Trilogy nga Graeme Goldsworthy ose God’s Big Picture: Tracing the Storyline of the Bible nga Vaughan Robert.