Rreth nesh

Bordi drejtues:

Nazmi Berisha
Nazmi Berisha

shërben si pastor i kishës ungjillore “Alfa & Omega” në Ferizaj. Në vitin 2002, Krishti ka vendosur besimin në zemrën e tij për ta besuar dhe për ta ndjekur Atë si Zotin dhe Shpëtimtarin e tij. Nga viti 2006 është i përkushtuar me kohë të plotë në shërbim të Perëndisë, duke shërbyer me studentët për disa vite dhe gjithashtu me kishën lokale ne Ferizaj, ku vazhdon të shërbejë deri sot. Nga ana teologjike ka studiuar për interpretimin dhe predikimin e Biblës, nga ana laike ka mbaruar studimet për gazetari. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Daniel McIntosh
Daniel McIntosh

është një ish-rreshter i këmbësorisë në ushtrinë amerikane, Ai shërbeu në një mision të përqendruar në bazën ushtarake Bondsteel në Ferizaj, Kosovë. Dan-i është ndjekës i Krishtit prej shumë vitesh dhe i përfshirë në disa kishëmbjellje ndërsa babai i tij shërbente si pastor. Dekadën e fundit, ai ka shërbyer si drejtues misioni në kishën “Village Church Irvine”. Dan ka vizituar rregullisht Shqipërinë dhe Kosovën që nga viti 2016 dhe është anëtar themelues i qendrës “IGNIS”. Dan-i është i martuar dhe ka tre vajza, ndër të cilat njëra e adoptuar në Shqipëri.

Ervin Geraj
Ervin Geraj

është dishepull i Krishtit që prej vitit 2000. Ai është anëtar i kishës “Guri i qoshes” në Kukës dhe ka shërbyer me përkushtim në paraburgimin e qytetit. Ervini është diplomuar në degën e informatikës pranë “Fakultetit të Shkencave të Natyrës” në Tiranë. Ai administron një biznes dhe është pjesë e një grupi me biznesmenë të krishterë. Ervini është i fejuar.

Drejtori ekzekutiv:

Andi Dina
Andi Dina

është ndjekës i Jezusit që nga viti 2002. Që prej asaj kohe, ka shërbyer me pasion në kishën lokale. Pasi përfundoi studimet në fushën e ekonomisë, Andi punoi për 4 vite në shërbesën e burgjeve dhe në disa organizata te tjera. Vitet e fundit, ai është përkushtuar më shumë në kishën lokale duke bashkëudhëhequr kishën “Dritë” në Tiranë, si dhe duke i shërbyer kishës kombëtare nëpërmjet punës në qendrën “IGNIS”. Andi është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Stafi:

Rudina Boce
Rudina Boçe

është ndjekëse e Krishtit që prej vitit 1994. Ka kryer programin e studimit “Master i shkencave” me profil “Gjuhësi e sotme” në Universitetin e Tiranës. Po ashtu, ka përfunduar shkollën biblike “Center for Christian Leadership”. Rudina është anëtare e kishës "Kisha biblike baptiste e Tiranës". Ajo ka përvojë në redaktim, përkthim/interpretim, mësimdhënie, si edhe në fushën e botimeve dhe atë të menaxhimit të burimeve njerëzore. Rudina iu bashkua ekipit të qendrës “IGNIS” në vitin 2023.

Asim Hamza
Asim Hamza

është besimtar i krishterë që nga viti 1995. Ai ka përfunduar studimet biblike në “Institutin Biblik Shqiptar” në vitin 2001. Asimi shërbyer për më tepër se 20 vite në qendrën e krishterë “Udhëkryq” në Ersekë përmes kampeve të krishtera, konferencave dhe “Shkollës Biblike Ndërkombëtare Udhëkryq”. Në vitin 2023 përfundoi studimet teologjike në seminarin “Union School of Theology” në programin GDip. Ai shërben si bashkëudhëheqës në kishën “Dritë”, Tiranë. Asimi është i martuar me Betildën dhe kanë dy vajza e një djalë.

Ditjon Dibra
Ditjon Dibra

e ka njohur Krishtin në moshën 12-vjeçare. Ai i kujton ende me nostalgji vizatimet me figura të historive biblike që ngjyroste në takimin e fëmijëve, dhe që në moshë të re, ai përpiqet që talentet që ka t'i vërë në shërbim të Atij që e formoi me ato talente dhe të cilit i beson. Ditjoni është bashkuar me skuadrën e IGNIS-it në vitin 2023 dhe aktualisht shërben (në distancë) si disenjator dhe korrektues për materialet e ndryshme të IGNIS-it.

Vilma Dina

ka përfunduar studimet e larta në gjuhën gjermane me titullin përkthyes dhe interpretues i gjuhës gjermane në “Universitetin e Tiranës”, në vitin 2005. Gjithashtu ajo ka mbrojtur gjuhën angleze në të njëjtin universitet. Vilma punon për qendrën “IGNIS” prej pesë vitesh dhe kontribuon vullnetarisht në ekipin e punës së KSHU-së. Ajo është e martuar dhe është anëtare te kisha “Dritë”, në Tiranë.

Linea Simeon
Linea Simeon

ka besuar dhe ka shërbyer në “Kishën Ungjillore Korçë”. Ajo ka kryer studimet e larta në “Universitetin Fan. S. Noli”, në degën gjuhë-letërsi në Korçë. Linea zotëron një master profesional, dega redaktori, në “Universitetin e Tiranës”. Që prej vitit 2016 , ajo është anëtare e kishës "Rilindja", në Tiranë. Linea punon që nga viti 2020 te qendra “IGNIS”. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë.

Sara Gjana
Sara Gjana

ka përfunduar studimet e larta në gjuhën angleze për mësimdhënie dhe përkthim. Sara punon në qendrën “IGNIS” dhe drejton departamentin e shërbesës së të rinjve dhe fëmijëve, kryesisht në partneritet me “Awana”-n. Ajo është anëtare e kishës "Kisha Asambleja e Perëndisë Durrës".

>